Jump to content

Xhelal pashë Zogolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Xhelal Pasha Zogolli)
Xhelal Pasha Zogolli

Xhelal pashë Zogolli ka qenë kajmekam i Matit në kohën e Perandorisë Osmane, babai i Xhemal pashë Zogollit dhe gjyshi i Mbretit Zogu I.

Shërbeu në Luftën Malazeze (1852-53). Më vonë vizitoi Rusinë dhe u përpoq për një rebelim ndaj Portës së Lartë.[1]

U martua me Ruhije hanëmin, të bijën e Zyhdi bej Alltunit. Bashkë patën një vajzë, Hedije hanëmin që u martua më pas me Jusuf bej Biçakçiun,[2] dhe tre djem: Rizain, Ziain dhe Xhemalin. Vdiq në Vjenë dhe u varros në Haxhi Badem Uskanda në Stamboll.[1]

  1. ^ a b Royalark
  2. ^ Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 614. ISBN 99927-780-6-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)