Jump to content

Xhemal pashë Zogolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhemal pashë Zogolli

Xhemal pashë Zogolli (Burgajet, 1860 - 11 tetor 1904 ose 1911) ka qenë kajmekam Matit në kohën e Perandorisë Osmane. I biri i tij, Ahmeti do të bëhej mbret i Shqipërisë. Më 1932 u botua një përmbledhje me këngë patriotike e titulluar Xhemal Pashë Zogu dhe patriotizma dibrane punuar nga Hajdar Gjeloshi.[1]

U lind në kështjellën e Burgajetit, i biri Xhelal pashë Zogollit dhe Ruhije hanëmit,[2] e bija e Zyhdi bej Alltunit.[3] Nga lisi i gjakut rrjedhte nga oxhaku i bejlerëve të Matit, të njohur prej 2-3 shekujsh si bajraktarë të fiseve të atjeshme dhe, prej 2 shekujsh, edhe si kajmekamë të trashëguar si mëkëmbës vendorë të sanxhakbeut të Ohrit dhe pas 1840 të valiut të Shkodrës.[4] Nga e ëma, ishte nip i një familjeje të fuqishme feudale që qendrën tradicionale të pushtetit e kishin në qytezën e Kavajës.[5]

Qe djali i tretë i çiftit, pas Rizait dhe Ziait, u edukua me mësues privatë dhe pasoi në postin e kajmekamit të Matit pas vdekjes së vëllait të madh.

Në mbledhjen e mbajtur në Kuvendin e Dibrës më 1880, Xhemal Pasha mbajti një qëndrim centralist dhe besnikëri ndaj Portës, duke qenë kundër përpjekjes për autonomi të vilajeteve shqiptare.[6]

U martua me Meleqe hanëmin, kushërirë e parë e tij afërsisht e të njëjtës moshë, por vdiq duke lindur më 1884. Më pas u martua me Sadije hanëmin e bija e Salih ose Emin bej Toptanit.[2]

  1. ^ Gjinaj, Maksim; Elmazi, Myrvete; Mele, Margarita (2010). Bibliografi e librit shqip në fondet e Bibliotekës Kombëtare (PDF). Tiranë: Biblioteka Kombëtare, Sektori i Bibliografisë Kombëtare. fq. 623. ISBN 9992773189. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 shtator 2021. Marrë më 8 nëntor 2021.
  2. ^ a b Royalark
  3. ^ Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 614. ISBN 99927-780-6-7.
  4. ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Marie Amelie von Godin (2010) [1956]. Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike. Vëll. 1. Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 208nb. ISBN 978-99943-56-89-8.
  5. ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Marie Amelie von Godin (2010) [1956]. Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike (gjerm. Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze. Vëll. 2. Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 34–35. ISBN 978-99943-56-89-8.
  6. ^ Skendi, Stavro (1967). The Albanian national awakening (në anglisht). Princeton: Princeton University Press. fq. 94. ISBN 9781400847761.