Kërceni tek përmbajtja

Xhevair Zeneli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Xhevahir Zeneli ka lindur më 10 mars të vitit 1961 në Kolonjë.

Atje ai përfundoi dhe studimet bazë. Në vitin 1985 kreu studimet e larta për dramaturgji në Institutin e lartë të Arteve.

Pasi përfundoi studimet u emërua pranë trupës profesioniste të Estradës së Tiranës, Xhevahir Zeneli duke qenë se ishte aktor që përshtatej edhe me komedinë por edhe me dramën realizoi role që i përkisnin të dyja zhanreve.

Ai vazhdon të jetë aktiv në jetën artistike duke interpretuar në skenë. Për rolet që ka realizuar, sidomos në kinematografi, shpeshherë është vlerësuar edhe me çmime të ndryshme në festivalet e kinematografisë të zhvilluara vite më parë në Shqipëri. Disa nga rolet më të spikatura të aktorit Xhevahir Zeneli janë në filmat: “Shkëlqim i përkohshëm”, “Kush vdes në këmbë” 1984, “Kur hapen dyert e jetës” 1986, “Rrethimi i vogël” 1988, “Stolat në park” 1988, “Pas fasadës” 1992, “Të gjallë apo të vdekur” 1992, “Maya” 2011 e shumë të tjerë.

Aktulisht ai është pjesë e spektaklit të humorit Al Pazar dhe emisionit Fake Off në Vizion Plus.

Pijaneci fshatar