Shko te përmbajtja

Jaser Arafat

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Yasser Arafat)
Jaser Arafat
ياسر عرفات
Presidenti i 1-rë të Autoritetit Kombëtar të Palestinës
Në detyrë
5 korrik 1994  11 nëntor 2004
Kryeministri
Pasuar ngaRawhi Fattouh (i përkohshëm)
Kryetari i 3-të i Organizatës Çlirimtare të Palestinës
Në detyrë
4 shkurt 1969  29 tetor 2004
Paraprirë ngaYahya Hammuda
Pasuar ngaMahmud Abas
Të dhëna vetjake
U lind më
Muhammed Jaser Abdulrahman Abdulrauf Arafat el-Kudua el-Husejni

4 gusht 1929
Kajro, Mbretëria e Egjiptit
Vdiq më11 nëntor 2004 (75 vjet)
Clamart, Hauts-de-Seine, Francë
Vendi i prehjesMukataa, Ramallah, Palestinë
NënshtetësiaPalestinez
Partia politikeFatah
Bashkëshortja/etSuha Arafat (1990–2004)
Fëmijët1
PunësimiInxhinier civil
Nënshkrimi

Muhammed Jaser Abdulrahman Abdulrauf Arafat el-Kudua el-Husejni (Arabisht: محمد ياسر عبد الرحمن عبد الرؤوف عرفات القدوة الحسيني‎‎) (24 gusht 1929 - 11 nëntor 2004) i njohur gjithashtu Jaser Arafat (Arabisht: ياسر عرفات‎,) ishte politikan palestinez. Ai ishte Kryetar i Organizatës Çlirimtare të Palestinës (PLO) nga viti 1969 deri më 2004 dhe President i Autoritetit Kombëtar të Palestinës(PNA) nga 1994 në 2004. Ideologjikisht një nacionalist arab, ai ishte një anëtar themelues i partisë politike Fatah, të cilën ai e udhëhoqi nga viti 1959 deri më 2004.

Arafat lindi nga prindër palestinezë në Kajro, Egjipt, ku ai kaloi shumicën e rinisë së tij dhe studioi në Universitetin e Mbretit Fuad I. Ndërsa ishte student, ai përqafoi idetë nacionaliste dhe anti-sioniste arabe. Ai ishte kundër krijimit të Shtetit të Izraelit në vitin 1948, dhe luftoi së bashku me Vëllazërinë Myslimane gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1948. Duke u kthyer në Kajro, ai shërbeu si president i Bashkimit të Përgjithshëm të Studentëve Palestinezë nga viti 1952 deri më 1956.

Në vitin 1994, Arafati morri Çmimin Nobel për Paqe bashkë me Yitzhak Rabin dhe Shimon Peres për negociatat e Oslos. Në atë kohë, mbështetja e Fatah midis palestinezëve ra me rritjen e Hamasit dhe rivalëve të tjerë militantë.

Arafat mbetet një figurë e diskutueshme. Populli palestinez në përgjithësi e shikon atë si një martir i cili simbolizonte aspiratat kombëtare të popullit të tij. Në të kundërt, shumica e izraelitëve[1][2] e konsideruan atë si një terrorist të pa penduar,[3][4] ndërsa rivalët palestinezë, përfshirë islamistët dhe disa të majtë të PLO, shpesh e denoncuan atë për të qenë i korruptuar ose tepër i nënshtruar në koncesionet e tij ndaj qeverisë izraelite.

  1. Major Richard D. Creed Jr., Eighteen Years In Lebanon And Two Intifadas: The Israeli Defense Force And The U.S. Army Operational Environment, Pickle Partners Publishing, 2014 p.53.
  2. As'ad Ghanem Palestinian Politics after Arafat: A Failed National Movement:Palestinian Politics after Arafat, Indiana University Press, 2010 p.259.
  3. Kershner, Isabel (4 korrik 2012). "Palestinians May Exhume Arafat After Report of Poisoning". The New York Times (në anglisht). Marrë më 5 gusht 2012.
  4. Hockstader, Lee (11 nëntor 2004). "A Dreamer Who Forced His Cause Onto World Stage". The Washington Post (në anglisht). Marrë më 31 tetor 2007.