Organizata Çlirimtare e Palestinës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Organizata Çlirimtare e Palestinës
منظمة التحرير الفلسطينية
Munaẓẓamat at-Taḥrīr al-Filasṭīniyyah
Shkurtesa PLO
Kryetari Mahmud Abas
Themeluar 28 maj 1964[1] nga Jaser Arafat
Selia Ramallahu, Bregu Perëndimor< ref name="PLOhead1">"In West Bank, Ramallah looks ever more like capital". 30 nëntor 2010 – nëpërmjet Reuters. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)</ref>[2]
Ideologjia Nacionalizmi palestinez
Këshilli legjislativ palestinez
50 / 132

Organizata Çlirimtare e Palestinës ose Organizata për Çlirimin e Palestinës (shkurtesa: OÇP ose PLO; Arabisht: منظمة التحرير الفلسطينية Munaẓẓamat at-Taḥrīr al-Filasṭīniyyah) është një organizatë e themeluar më 28 maj 1964 me qëllim të çlirimit të Palestinës përmes "luftës së armatosur, me shumicën e dhunës së saj drejtuar civilëve izraelitë". Është njohur si përfaqësuesi i vetëm i ligjshëm i popullit palestinez prej mbi 100 shtete me të cilat ajo mban marrëdhënie diplomatike[3] dhe ka gëzuar statusin e vëzhguesit në Kombet e Bashkuara që nga viti 1974. PLO u konsiderua nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të ishte një "organizata terroriste"[4] deri në Konferencën e Madridit të vitit 1991. Në vitin 1993, PLO njohu të drejtën e Izraelit për të ekzistuar në paqe, pranoi rezolutat e Këshillit të Sigurimit të KB 242 dhe 338 dhe refuzoi "dhunën dhe terrorizmin". Si përgjigje, Izraeli njohu zyrtarisht PLO si përfaqësues të popullit palestinez. Sidoqoftë, PLO ka përdorur dhunë në vitet që nga viti 1993, veçanërisht gjatë Intifadës së Dytë 2000–2005. Më 29 tetor 2018, Këshilli Qendror Palestinez pezulloi njohjen e Izraelit dhe ndaloi sigurinë dhe koordinimin ekonomik në të gjitha format e tij me të.[5]

Fraksioni më i madh brenda organizatës është Fatahu. Partia më e madhe palestineze jashtë PLO është Hamas.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Arabs Create Organization For Recovery of Palestine The New York Times; 29 May 1964; "JERUSALEM, (Jordanian Sector) 28 May (Reuters) -The creation of Palestine liberation organization was announced today..."
  2. ^ "Abbas: Referendum law is 'obstacle to peace' – Middle East – Jerusalem Post". Jpost.com (në anglisht). 24 nëntor 2010. Marrë më 8 mars 2017.
  3. ^ Geldenhuys, Deon (1990). Isolated states: a comparative analysis (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 155. ISBN 0-521-40268-9. The organisation has also been recognized as the sole legitimate representative of the Palestinian people by well over 100 states…
  4. ^ Rachel Ehrenfeld. "FUNDING EVIL, How Terrorism Is Financed – and How to Stop It" (PDF). Eufunding.org.uk\accessdate=2017-03-08 (në anglisht). Arkivuar nga origjinali origjinali (PDF) më 26 prill 2011. Marrë më 7 nëntor 2010.
  5. ^ "المجلس المركزي الفلسطيني يعلن تعليق الاعتراف بدولة إسرائيل" (në arabisht). 29 tetor 2018.