Jump to content

Zejtaria në Prizren

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Prizreni gjithashtu është i njohur dhe në zhvillimin e tregtisë falë lidhjës së sah me rrugën e mëndafshit. Në këtë rrugë qyteti ka bërë lidhshmërinë mes disa vendeve tregtare si: Prishtina, Shkupi, Tirana dhe Mali i zi. Qyteti ka luajtur rolin e lidhshmërisë së urës dhe bujtinave (haneve). Në të kaluarën zhvillimi i qytetit lidhet ngushtë me zhvillimet që merrte zejtaria, tregtia dhe bashkë me to rrjeti i komunikacionit.

Nëpër Prizren kalonte magjistralja e vjetër dardane qe lidhte Lezhën me Nishin. Kjo rrugë në mesjetë u quajt Via de Zenta. Transporti i mallrave bëhej me karvanë. Kalimi i kësaj rruge nëpër Prizren, degëzimi i saj nga qyteti në disa drejtime të tjera, qarkullimi, grumbullimi, shpërndarja e tërë atij malli nga Mesdheu e deri në Danub e anasjelltas i mundësoi Prizrenit të krijonte lidhje afariste me qindra fshatra e qytete, si dhe të nxirrte përfitime për vete. Me shfaqjen e komunikacionit hekurudhor, rruga e vjetër e humb rendësinë e dikurshme. Kjo pati pasoja të rënda për qyteti. Në të kaluarën, Prizreni qe një nga qendrat më të mëdha zejtare në Ballkan. Në punëtoritë e shumta zejtare, ushtroheshin një varg zejesh. Numri i tyre nga shekulli në shekull vazhdimisht rritej, asq sa në gjysmën e dytë të shek. XIX zejtaria arriti shkallën më të lartë të zhvillimit e afirmimit të vet në këtë qytet ku ushhtroheshin 123 lloje zejesh, në mbi 1384 punëtori zejtarësh - dyqane. Prej zejeve më të përhapura ishin: zeja e armëtarisë (tyfkexhinjëve), argjendarisë (kujumxhive), lëkurëtarisë (tabakëve), shalpunuesve (saraçëve), kazanxhinjëve, briskaxhinjëve, terezive, nallbanëve, kazazëve etj. Në të kaluarën zhvillimi i qytetit lidhet ngushtë me zhvillimet që merrte zejtaria, tregtia dhe bashkë me to rrjeti i komunikacionit. Në shekullin XIX Prizreni ishte qendra e dytë më e rendësishme ekonomiko-tregtare e trojeve shqiptare me rreth 1500 dyqane në fund të kësaj periudhe. Sipas vjetarit turk të vitit 1874 qyteti i Prizrenit kishte 44.000 banorë nga të cilët mbi 35.000 shqiptarë, Mirëpo zhvillimi i teknologjisë dhe kalimi nga manifaktura në industri ka bërë që interesimi për punët e dorës të zbehet, duke shtyrë një numër të këtyre zeheve drejt shuarjës. Megjithatë në qytetin e Prizrenit ende ka mjeshtër që me duart e tyre krijojnë ekzemplarë të rrallë dekorimesh e produkte që përdorën në jetën e përditshme, apo edhe që shërbejnë si suvenirë