Zhlebi
Zhlebi (Gjuha malazeze:Žljeb) është një mal që ndodhet në mes të Kosovës dhe Komunës Rozhaje të Malit të Zi. Zhlebi është pjesë e Bjeshkëve të Nemuna (Alpet Shqiptare), që ndodhet midis maleve Hajla dhe Mokna .
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjesa më e madhe e tokës brenda malit i përket Kosovës, ndërsa një pakicë e saj i përket Malit të Zi. . Nga brenda malit buron lumi Drin i Bardhë. .
Mali Zhleb gjithashtu bën pjesë në anën lindore të Kanionit të Rugovës . Ai gjithashtu ka dy maja të larta dhe mbresëlënëse: më e larta quhet Rusolija dhe është 2,382 metres (7,815 ft) e lartë, ndërsa maja e poshtme quhet thjesht Zhlebi, në 2,365 metres (7,759 ft) mbi nivelin e detit. Shpatet e Rusolisë janë të mbuluara me pyje të pasura dhe afër majës ka disa livadhe. Rruga nga qyteti i Rozhajës për në Pejë ndodhet në rrëzë të maleve dhe gjithashtu ka 2 ose 3 fshatra në kuadër të asaj rruge. Në këtë rrugë ndodhet edhe pika kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, e cila ndryshe quhet Kulla e Zhlebit ose shkurt Kulla.