Jump to content

Yllplimja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Galaktika)
Yllplimja NGC 4414, në yllësinë e Flokëve të Veronikës, me diametër rreth 17.000 parsekë dhe gati 20 milionë parsekë larg. Foto e NASA-s nga Teleskopi hapësinor Habëll.

Yllplimja (yll dh plim, që do të thotë rresht, grumbull, pra grumbull yjesh) ose galaktika (greq. "γαλαξία" - galaksia - fj.p.fj. udhë qumështi) është një grumbull i madh lënde, yjesh, planetësh, sistemesh planetare, mjegullnajash të gazta, re pluhuri dhe lëndë të zezë, i cili mbahet i lidhur së bashku me anë të fuqisë së rëndesës. Yllplimjet tipike ndryshojnë nga xhuxhet me më pak se 10 milionë yje deri në yllplimjet gjigante me një trilion yje, të gjithë duke u rrotulluar rreth një qendre të përbashkët rëndese. Po ashtu yllplimjet mund të përmbajnë një numër të madh shume sistemesh yjore dhe grumbujsh yjore si edhe lloje të ndryshme reshë ndëryjore. Yllplimjet janë grupe që kanë deri në një miliardë yje, me diametër disa dhjetëra mijë vjet drite.[1]

Yllplimja jonë quhet "Hyjplimje". Në një natë të errët dhe të qartë shikohen yjet e ngjeshura të diskut yllplimor si një gjurmë qumështi të derdhur. Njeriu mund të vëzhgojë rreth 10.000 yje me sy të zhveshur në rrugën tonë të qumështit.

gjithësinë e vëzhgueshme mendohet të jenë më shumë se 100 miliardë hyjplimje.

Llojet e yllplimjeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Yllplimjet epiliktike kanë formën e vezës. Disa nga yllplimjet më të mëdha janë epiliktike.
  • Yllplimjet rroke (spirale) kanë bërthamë qendrore dhe krahë të harkuar, yjet te krahët e orbitës sillen rrotull qendrës së yllplimjes.
  • Yllplimje e çrregullt janë ato yllplimje që nuk mund të përshkruhen si asnjë nga llojet e mësipërme të yllplimjeve.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Petro, Rita (2006). Atlas Themelor i Gjeografisë Fizike. Tiranë: Albas. ISBN 9989-108-37-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)