Walter Samuel

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Walter Samuel
Walter Samuel.jpg
Samuel në aksion.
Të dhënat personale
Emri i plotë Walter Adrián Luján Samuel
Data e lindjes 23 Mars 1978 (36 vjeçar)
Vendi i lindjes Laborde, Argjentinë
Gjatësia 1,83 m (6 ft 0 in)
Pozita ne fushë Qëndër–Mbrojtës
Informacionet për klubin
Klubi aktual Internazionale
Numri 25
r
Karriera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
1996–1997 Newell's Old Boys 42 (0)
1997–2000 Boca Juniors 77 (4)
2000–2004 Roma 122 (9)
2004–2005 Real Madrid 30 (2)
2005– Internazionale 158 (12)
Kombëtarja
1999– Argjentina 56 (5)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 19 Dhjetor 2012.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 13 Qershor 2010

Wálter Samuel (lindur më 23 Mars 1978) është një futbollist argjentinas që luan si qëndër–mbrojtës me InterinSerie A.

Ai mbërriti në Europë në vitin 2000 nga Boca Juniors, pasi kishte fituar 2 kampionate dhe 1 Kupë Libertadores. Ai shkoi tek Roma, ku fitoi 1 Serie A dhe 1 Superkupë Italie. Më pas në vitin 2004 u transferua tek Real Madrid ku luajti vetëm për 1 sezon ku më pas u transferua tek Inter ku fitoi 5 Serie A, 3 Kupa Italiane, 4 Superkupa Italiane, 1 UEFA Champions League dhe 1 Kupë Bote për Klube. Samuel kishte një rol kryesor në sezonin 2009–10 ku Inter fitoi Tripletën.

Gjatë viteve 1999–2010, Samuel ka qënë lojtari i kombëtares Argjentinase duke luajtur 56 ndeshje dhe shënuar 5 Gola. Ai ka përfaquar kombëtaren në 2 Kupa Bote, 1 Kupë Konfederate dhe 1 Copa América.

Samuel është cilësuar si një nga mbrojtësit më të vështirë të futbollit, me shokun e skuadrës dhe kapitenin e skuadrës Javier Zanetti i cili e ka cilësuar atë si "lojtarin më të vështirë" me të cilin është përballur. Pseudonimi i tij është The Wall (Muri), pseudonim të cilin e ka fituar gjatë kohës ku luante me Romën.