Çështja e mbyllur
Çështja e mbyllur | |
名探偵コナン (Meitantei Konan) | |
---|---|
Zhanri | |
Manga | |
Shkruar nga | Gosho Aoyama |
Publikuar nga | Shogakukan |
Vulosja | Shōnen Sunday Comics |
Revista | Weekly Shōnen Sunday |
Demografia | Shōnen |
Vazhdimësia origjinale | 5 janar 1994 – sot |
Vëllimet | 106 |
Serial televiziv anime | |
Drejtuar nga |
|
Prodhuar nga |
|
Shkruar nga | Jun'ichi Ii'oka (story editor) |
Muzika nga | Katsuo Ōno |
Studioja | TMS Entertainment |
Lejuar nga | TMS Entertainment Co., Ltd. (të drejtat e shpërndarjes në mbarë botën) |
Rrjeti origjinal | NNS (ytv) |
Vazhdimësia origjinale | 8 janar 1996 – tanishëm |
Episodet | 1,143 |
Related media | |
Spin-off manga | |
Çështja e mbyllur, njohur edhe si Detektivi Konan (Japonisht: 名探偵コナン, Meitantei Konan), është një seri manga japoneze detektivësh e shkruar dhe ilustruar nga Gosho Aoyama. Kjo është botuar në Weekly Shōnen Sunday të Shogakukan më 19 janar 1994, dhe është përmbledhur në 95 vëllime tankōbon që nga 18 tetor 2018. Për shkak të arsyeve ligjore lidhur me emrin Detektivi Konan, publikimet në anglisht nga Funimation dhe Viz u riemëruan në Çështja e Mbyllur.[2] Historia bëhet fjalë për një dedektiv amator i cili u shndërrua në një fëmijë duke hetuar një organizatë misterioze, dhe zgjidh një numër të madh çështjes duke impersonuar babain e mikut të tij, së bashku dhe karakterë të tjerë.
Manga u adaptua në formë anime nga Yomiuri Telecasting Corporation dhe TMS Entertainment. Animeja rezultoi në filma të animuar, video origjinale të animuara, video lojra, publikime audio disqesh dhe epizodave live action.
Funimation liçensoi serinë anime për transmetime në Amerikën e Veriut në vitin 2003, nën emrin Çështja e mbyllur me personazhe me emra amerikanë. Animeja, u shfaq në Adult Swim por u ndërpre për shkak të shikueshmërisë të ulët. Në mars të vitit 2013, Funimation filloi të trasnmetonte episodet e tyre të liçensuara të Çështja e Mbyllur; Crunchyroll i transmetoi në vitin 2014. Funimation gjithashtu lokalizoi gjashtë filmat e parë të Çështja e Mbyllur, ndërsa Discotek Media lokalizoi kryqëzimin me Lupin III dhe të filmit në vazhdim. Ndërkohë, manga u lokalizua nga Viz Media, të cilat përdoren titullin dhe emrat e personazheve të Funimation. Shogakukan Asia bëri versionin e tyre të lokalizuar në gjuhën angleze të mangës duke përdorur titullin orighinal dhe emrat japonez.
Vëllimet tankōbon të mangës kanë shitur mbi 200 milionë kopje në mbarë botën, duke e bërë atë të katërtën seri manga më të shitur. Në vitin 2001, manga fitoi çmimin e 46-të të Shogakukan Manga Award në kategorinë shōnen. Përshtatja në anime ka qenë e pritur mirë nga publiku dhe u rendit në top njëzet të sondazheve të Animage gjatë viteve 1996 dhe 2001. Në renditjet e televizionit anime japonez, episodet e Çështja e Mbyllur renditeshin në top gjashtë çdo javë. Të dyja manga dhe anime kanë pasur përgjigje pozitive nga kritikët për komplotet dhe çështjet.
Komploti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shinichi Kudo është një dedekiv në gjimnaz që ndonjëherë punon me policinë për të zgjidhur çështje. Gjatë një hetimi, ai sulmohet nga pjesëtarët e një sindikate krimi njohur si Organizata e Zezë. Ata e detyrojnë atë që të gëlltisë një helm eksperimental, por në vend që ta vrasi, helmi e shndërron atë në një fëmijë.[3] Duke adoptuar emrin Konan Edogawa dhe mbajtur identitetin e tij të vërtetë, Kudo fillon të jetojë me shoqen e tij të fëmijërise Ran Mouri dhe babain e saj Kogoro Mouri, i cili është një dedektiv privat. Në të gjithë serinë, ai qëndron me Kogoron gjatë çështjeve të tij, por kur ai është në gjendje për të zgjidhur një, ai përdor një gjilperë me ilaç gjumi për të vënë Kogoron në gjumë, dhe impersonon zërin e tij duke ndryshuar zërin.[4] Ai gjithasht fillon të shkojë në shkollë fillore, ku ai bën miq me një grup të shokëve të klasës të cilët formojnë klubin e tyre të dedektivëve të rinj (Djemtë dedetktiv). Ndërkohë që Kudo vazhdon të bëjë më shumë kërkime për organizatën e zezë, ai, në mënyrë të vazhdueshme, bashkëvepron me një shumëllojshmëri personazhesh, duke përfshirë edhe mikun e tij, profesor Agasa, shoqen e Ran Sonoko, një dedektiv adoleshent Heiji Hattori, policë të ndryshëm nga zona të ndryshme, dhe Kaito Kid.
Kudo më vonë ndeshet me Ai Haibara, një studente e re, e cila i tregon që ishte ajo që e krijoi helmin që e zvogëloi atë. Edhe ajo gjithashtu e kishte pirë helmin, por ajo nuk është më pjesë Organizatës të Zezë.[5] Ajo bëhet pjesë e dedektivëve të rinj. Gjatë takimit me Organizatën e Zezë, Konan ndihmon FBI-në të fusë në organizatën e zezë agjenten e CIA-s, Kir, si një spiune.[6]
Publikimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çështja e Mbyllur është krijuar në vitin 1994, gjatë rritjes së zhanerit mister nëpër manga si rrjedhojë e botimit të serisë The Kindaichi Case Files; kapitulli i parë u shfaq në të dielën javore Shonen të Shogakukan më 19 janar.[7][8][9] Aoyama citon historitë e Arsène Lupin, Sherlock Holmes dhe filmat samurai nga Akira Kurosawa si ndikim në punën e tij.[10] Kur shkruan skriptin e çdo kapitulli, ai siguron që dialogu të jetë i thjeshtë dhe e shpenzon mesatarisht katër orë për çdo çështje të re dhe dymbëdhjetë për ato më të komplikuara.[11][12] Çdo çështje përfshin disa kapituj (përveç disa çështjeve më të thjeshta që kanë vetëm një), dhe në fund zgjidhet nëpërmjet karakterëve që shpjegojnë detajet e zgjidhjeve të tyre në terma të thjeshtë;[13] një bazë të dhënash e përbërë prej të gjitha çështjeve nga manga u publikua në vitin 2007.[14][15]
Çështja e Mbyllur u bë seria e 24-të më e gjatë duke pasur mbi 1000 kapituj të publikuar në Japoni. Kapitujt individual janë grupuar në vëllime tankōbon nga Shogakukan; vëllimi i parë u publikua më 18 qershor, 1994.[16] Ndihmësit e Gosho Aoyama kanë shkruar edhe një seri antologji të Çështja e Mbyllur të cilat janë lëshuar jo të organizuara.[17][18]
Viz Media shpalli blerjen e serisë për Amerikën e Veriut në 1 qershor, 2004.[19] Duke vijuar lokalizimin e Funimation, Viz publikoi serinë Çështja e Mbyllur dhe mori emrat e karakterëve të tyre për të mbajtur konsistencën mes dy mediumeve.[20] Viz Media publikoi vëllimin e parë në shtator të vitit 2004 dhe filloi publikimin e botimeve digjitale në vitin 2013.[21][22] Gollancz liçensoi dhe shpërndau 15 vëllime të Viz Media në Mbretërinë e Bashkuar përpara ndërprerjes së publikimit të manga. (Viz Media i ka ripublikuar).[23] Në vitin 2014 Shogakukan Asia filloi vetë lokalizimin në anglisht të serisë për Singapor dhe për të tjera shtete të Azisë Juglindore si Detektivi Konan.[24] Manga gjithashtu u lokalizua në rajone të tjera si Kinë, Francë, Gjermani dhe Indonezi.[25][26][27] (Lokalizimit në Skandinavi u ndërprenë një nga një, me Finlandën duke e qenë e fundit në vitin 2013, kur botuesi mbylli gjithë sektorin e mangave).[28][29][30][31]
Një seri manga spin-off ilustruar nga Takahiro Arai, me mbikëqyrjen e Aoyama, e quajtur Detective Conan: Zero's Tea Time (名探偵コナン ゼロの日常 Meitantei Konan Zero No Nichijō), ka filluar në çështjen e #24 të Weekly Shōnen Sunday më 9 Maj, 2018. Historia bëhet fjalë rreth agjentit Toru Amuro.[32]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "Official Website for Case Closed" (në anglisht). Viz Media. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2017. Marrë më 27 tetor 2017.
- ^ "Case Closed FAQ" (në anglisht). Funimation. Arkivuar nga origjinali më 27 mars 2004. Marrë më 3 tetor 2010.
- ^ Aoyama, Gosho (7 shtator 2004). "File 2". Case Closed (në anglisht). Vëll. 1. Viz Media. fq. 44. ISBN 1-59116-327-7.
- ^ Aoyama, Gosho (7 shtator 2004). "File 2". Case Closed (në anglisht). Vëll. 1. Viz Media. fq. 56–57. ISBN 1-59116-327-7.
- ^ Aoyama, Gosho (17 janar 1998). "File 8. コードネーム・シェリー" [File 8. Code Name Sherry]. 名探偵 コナン [Detective Conan] (në japonisht). Vëll. 18. Shogakukan. ISBN 4-09-125048-3.
- ^ Aoyama, Gosho (18 korrik 2007). "File 7. 姉弟" [File 7. Older Sister and Younger Brother]. 名探偵 コナン [Detective Conan] (në japonisht). Vëll. 58. Shogakukan. ISBN 978-4-09-121155-2.
- ^ Furukawa, Takuya; Gene, Tim (25 mars 2008). The Case Closed Casebook: An Essential Guide (në anglisht). DH Publishing. ISBN 1-932897-30-5.
- ^ "1st issue of Case Closed". Weekly Shōnen Sunday (në anglisht). Shogakukan. 1994 (5).
- ^ "Detective Conan Official manga website" (në japonisht). Shogakukan. Arkivuar nga origjinali më qershor 2, 2011. Marrë më qershor 11, 2009.
- ^ "Case Closed- Profiles" (në anglisht). Viz Media. Arkivuar nga origjinali më 13 qershor 2009. Marrë më 12 qershor 2009.
- ^ "「名探偵コナン、最終回の構想できている」" [Detective Conan's ending made] (në japonisht). Sankei Shimbun. 2 tetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2008. Marrë më 28 dhjetor 2018.
- ^ "Sankei Shimbun interview translated". Anime News Network (në anglisht). 2 tetor 2010. Marrë më 3 dhjetor 2010.
- ^ Amano, Masanao; Wiedemann, Julius (shtator 2004). Manga Design (në anglisht). Vëll. 1. Taschen. ISBN 978-3-8228-2591-4.
- ^ "Database Opens for Every Detective Conan's Case Closed". Anime News Network (në anglisht). 29 maj 2007. Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2009. Marrë më 5 maj 2009.
- ^ "Detective Conan database" (në japonisht). Shogakukan. Marrë më 28 nëntor 2010.
- ^ "Detective Conan Vol. 1" (në japonisht). Shogakukan. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2011. Marrë më 11 qershor 2009.
- ^ "Detective Conan Special Edition 1" (në japonisht). Shogakukan. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2011. Marrë më 4 qershor 2010.
- ^ "Detective Conan Special Edition 38" (në japonisht). Shogakukan. Marrë më 20 gusht 2010.
- ^ "Viz announces new manga for Q3". Anime News Network (në anglisht). 2 qershor 2004. Marrë më 28 nëntor 2010.
- ^ "Case Closed Manga Names to Change". Anime News Network (në anglisht). 28 qershor 2004. Marrë më 28 nëntor 2010.
- ^ "Case Closed Vol. 1". Anime News Network (në anglisht). Viz Media. 2 qershor 2004. Marrë më 1 nëntor 2013.
- ^ "Digital Case Closed Vol. 1". Anime News Network (në anglisht). Viz Media. 28 qershor 2004. Marrë më 1 nëntor 2013.
- ^ Case Closed Volume 15 (MANGA)
- ^ "Shogakukan Asia Manga releases" (në anglisht). Shogakukan Asia. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2015. Marrë më 3 qershor 2015.
- ^ "Shogakukan Asia Manga releases" [Detective Conan Vol 1] (në kinezisht). Changchun Publishing House. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2011. Marrë më 10 dhjetor 2010.
- ^ "Detective Conan" [Detective Conan Vol 1] (në gjermanisht). Egmont Manga & Anime. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2011. Marrë më 28 nëntor 2010.
- ^ "Detektif Conan 57" (në indonezisht). Elex Media Komputindo. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2011. Marrë më 9 dhjetor 2010.
- ^ [1] Arkivuar 5 gusht 2017 tek Wayback Machine Vaara-kirjastot(hyrja në katalogun e bibliotekës për vëllimin e fundit finlandez)
- ^ [2] "Fatkeqësisht, shitjet për Çështja e Mbyllur në Suedi kanë qenë të ulta vitet e fundit, duke e bërë Conan Vol 63 vëllimin e fundit që do të botohet në suedisht."
- ^ [3] Wayback machine capture from Hovedbiblioteket, archived 2006
- ^ [4] Wayback machine capture from Egmont Univers, archived 2011
- ^ Baker, Bayleigh (10 prill 2018). "Detective Conan Gets Spinoff Manga Centering on Tōru Amuro". Anime News Network (në anglisht). Marrë më 18 nëntor 2018.