Çağatay Ulusoy
Çağatay Ulusoy | |
---|---|
U lind në | 23 shtator 1990 (31 vjet) |
Profesioni | Aktor, model |
Vite aktiviteti | 2009–prezent |
Çmimet | Modeli më i Mirë i Turqisë (2010) |
Faqja në rrjet | cagatayulusoy |
Çağatay Ulusoy (lindi më 23 shtator 1990) është aktor dhe model turk, i cili, karrierën e aktrimit e filloi në serialin televiziv Adını Feriha Koydum (2011-2012). Prej atëherë, ai ka pasur edhe disa role të tjera si në Medcezir dhe së fundi edhe në serialin İçerde. Gjithashtu luajti rolin kryesor në serialin e parë turk në platformën Netflix, Mbrojtësi.
Jeta dhe karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ulusoy lindi në Stamboll, Turqi.[1] Familja e tij e nënës është me origjinë boshnjake dhe babai i tij është me origjinë turke nga Bullgaria. Babai i tij emigroi në Turqi kur ishte 10 vjeç.[2] Ai ka një vëlla më të vogël të quajtur Atalay.[3] Pas mbarimit të shkollës së mesme, Ulusoy fillimisht filloi studimet në Departamentin e Universitetit të Stambollit për Dizajnin e Kopshteve dhe Peizashit. Si student, ai filloi të punojë si model në moshën 19 vjeç. Në vitin 2010, ai fitoi një konkurs modelimi në Turqi dhe u emërua Best Model of Turkey.[4][5] Në të njëjtën natë që ai u emërua modeli më i mirë i vitit, ai mori ofertën e tij të parë për aktrim për serialin televiziv Adini Feriha Koydum. Në vitin 2011 ai xhiroi filmin e tij të parë Anadolu Kartallari, në një rol mbështetës. Më herët në të njëjtin vit, Ulusoy luajti në serinë Adını Feriha Koydum si kryesor duke luajtur Emir Sarrafollu.[6] Ndërsa dy sezonet e para të serialit ishin të suksesshme, sezoni i tretë që transmetohet me një titull tjetër Emir'in Yolu,[7] ishte më pak i suksesshëm dhe për shkak të vlerësimeve të ulëta, u anulua pas disa episodeve më 2012.
Më 25 janar 2013, 30 aktorë turq, përfshirë Çağatay Ulusoy, u morën në arrest për një hetim droge nga policia e narkotikëve në Stamboll.[8][9]
Në vitin 2012, Ulusoy xhiroi një film të shkurtër, Paranoia. Nga 2013 deri në 2015, ai luajti rolin kryesor Jaman Koper në Medcezir, i bazuar lirshëm në The O.C. Nga viti 2016 deri në 2017, Ulusoy luajti rolin kryesor në serialin televiziv İçerde (pjesërisht i bazuar në filmin The Departed).[10]
Në vitin 2016 së bashku me Leyla Lydia Tuğutlu, Ulusoy xhiroi filmin Delibal. Në të njëjtin vit ai u bë fytyra e "Colin's" në Turqi dhe me modelen e Victoria's Secret Taylor Hill vepruan në Bize Uyar komerciale për kompaninë.[11]
Midis viteve 2018-2020, ai luajti rolin kryesor Hakan në serialin e cila u transmetua në platformën Netflix, Mbrojtësi.[12]
Në mars 2021, Ulusoy u shfaq si mbledhësi i plehrave Mehmet në filmin e drejtuar nga Can Ulkay nga Netflix, Kağıttan Hayatlar.[13] Në prill 2021, platforma turke e transmetimit BluTV njoftoi se Ulusoy do të kthehej si personazhi kryesor Semih Atesh në pjesën e periudhës Yeşilçam.[14]
Në maj 2023, ai do të portretizojë personazhin e Pejamit në serialin Terzi, i cili do të transmetohet në Netflix.[15]
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Seriale | ||||
---|---|---|---|---|
Viti | Titulli | Roli | Shënimet | Programi |
2011-2012 | Adını Feriha Koydum | Emir SarrafoLlu | Rolet kryesore | Show TV |
2012 | Emir'in Yolu | |||
2013-2015 | Medcezir | Jaman Koper | Star TV | |
2016-2017 | İçerde | Sarp Jëllmaz | Show TV | |
2020 | Menajerimi Ara | Vetëvetja | Roli mysafir | Star TV |
2024 | Gaddar | Dahan | Roli kryesor | FOX |
Internet | ||||
Viti | Titulli | Roli | Shënimet | Platform |
2018-2020 | Mbrojtësi | Hakan Demir / Mbrojtësi | Rolet kryesore | Netflix |
2021 | Kağıttan Hayatlar | Mehmet | ||
Yeşilçam | Semih Atesh | BluTV | ||
2023 | Terzi | Pejami Dokumaxhi | Netflix | |
2024-duke vazhduar | Kübra | Gokhan Shahinollu | ||
2024 | Tam Bir Centilmen | Sajgën | ||
Filma | ||||
Viti | Titulli | Roli | Shënimet | Regjisori |
2011 | Anadolu Kartalları | Ahmet Onur | Rolet kryesore | Ömer Vargı |
2015 | Delibal | Barësh Ajaz | Ali Bilgin | |
Film i shkurtër | ||||
Viti | Titulli | Lloji | Shënimet | |
2021 | Birdie | Film i shkurtër | Regjisor / Skenarist [16] |
Reklam | ||||
---|---|---|---|---|
Viti | Kompania | Produkti | Burimi | |
2016 | Colin's | Kıyafet | [17] |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Cagatay Ulusoy Biography" (në turqisht). Sabah. Marrë më 15 janar 2017.
- ^ https://gq.com.tr/roportaj/cagatayin-gelgitleri
- ^ "Çağatay Ulusoy: Kadınlar beni seksi mi buluyormuş?". Hürriyet (në turqisht). 26 dhjetor 2015. Marrë më 15 janar 2017.
- ^ "Best Model of Turkey" (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2012. Marrë më 15 janar 2017.
- ^ "Benim hayatım bir gecede değişti". Sabah (në turqisht). 30 maj 2011. Marrë më 8 korrik 2013.
- ^ "Adini Feriha Koydum" (në turqisht). Diziler. Marrë më 15 janar 2017.
- ^ "Emir'in Yolu" (në turqisht). Turkweb.TV. Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2013. Marrë më 15 janar 2017.
- ^ "38 People, İncluding Turkish Celebrities, Detained İn Anti-drug Operation". Haberler.com (në anglisht).
- ^ "Çağatay Ulusoy'un uyuşturucu davasında gelişme Hollywood yerine hapse..." (në turqisht).
- ^ "Çağatay Ulusoy's new tv series: İçeride – Inside" (në anglisht). Do You Know Turkey. 20 shtator 2016. Marrë më 15 janar 2017.
- ^ "Çağatay Ulusoy ve Taylor Hill aynı reklamda" (në turqisht). CNN Türk. 15 prill 2016. Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2016. Marrë më 30 maj 2016.
- ^ "The Protector / Hakan: Muhafız'da şaşırtan vedalar (Spoiler uyarısı)". ntv.com.tr (në turqisht). 6 maj 2019. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2020. Marrë më 4 janar 2020.
- ^ "The 10 Most-Watched Movies on Netflix in March 2021". newsweek.com (në anglisht). 30 mars 2021. Marrë më 22 korrik 2021.
- ^ "Çağatay Ulusoy'un yeni projesi belli oldu... Çağan Irmak'ın çekeceği Yeşilçam dizisinde rol alacak". aksam.com.tr (në turqisht). 3 dhjetor 2020. Koha në të cilën tregohet në video: Çağatay Ulusoy'un yeni projesi belli oldu... Çağan Irmak'ın çekeceği Yeşilçam dizisinde rol alacak. Marrë më 22 korrik 2021.
- ^ "Süslü Korkuluk karakter adları belli oldu" (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2022. Marrë më 2 mars 2022.
- ^ "2021 Oxford Film Festival". 2021oxff.eventive.org (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 18 shkurt 2021. Marrë më 20 shkurt 2021.
- ^ "Arşivlenmiş kopya" (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2016. Marrë më 30 maj 2016.