Jump to content

Çerkezët në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Çerkezët e Kosovës kanë origjinën nga Kaukazi Perëndimor, nga vendi i njohur si Çirkezia. Kjo popullatë myslimane u bë trup-mburojë kryesore e avancimit rus në Kaukaz, atëherë kur politika ruse e carit Aleksandër, në vitin 1820 ishte drejtuar gradualisht kah Kaukazi Verior.

Kjo luftë ka rezultuar me rezistencë të ashpër të popullatës vendase. Por, pas pushtimit, Rusia e përvetëson territori dhe në vitin 1857, rusi Dmitri Millutin proklamon idenë për dëbimin masiv të popullatës çerkeze.

Largimi i tyre bëhej kryesisht në drejtim të territoreve të sunduara nga Perandoria Osmane. Duke u larguar nëpërmjet Detit të Zi, shumë prej tyre kishin humbur jetën në det. Sipas studiuesit Jusuf Osmani, llogaritet se prej vitit 1860-1870 në Kosovë janë vendosur deri në 40 mijë çerkezë. Ai thotë se pushteti osman çerkezët i shpërndau në mbi 30 vendbanime në Kosovë.

Kalorës të jashtëzakonshëm, trima të mëdhenj, besimtarë të devotshëm, të bukur… Janë këto disa nga karakteristikat e çerkezëve, popullit i cili njihet më njërën nga historitë më të trishta në historinë e njerëzimit.[1] Studiuesi i njohur anglez, Noel Malcolm, në librin e tij “Kosova” thekson dukshëm mospëlqimin e çerkezeve si nga ana e shqiptarëve, ashtu edhe nga serbët vendas. Ata i konsideronin çerkezët si popull të egër dhe primitiv dhe veçanërisht përshtypje iu bënte fakti që ata hanin mish kali.[2]

  1. ^ Devolli, Blendi. "Viktimat e gjenocidit rus, që gjetën shpëtim edhe në Kosovë: Çerkezët, populli i bukur sykaltër". telegrafi.
  2. ^ Malcolm, Noel. Kosova (në anglisht). fq. 223.