Çiklizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Grup çiklistësh.

Çiklizmi është një sport garues me biçikleta që zakonisht zhvillohet nga garuesit e shpërndarë në ekipe në turnirë. Ndër garimet më të njohura në botë në çiklizëm është garimi Tour de France ku marrin pjesë çiklistët më të mëdhenj të tërë botës.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Finishi i Tour de France 2004 prane Champs-Elysées

Çiklizmi është një nga sportet më popullore në botë dhe është sporti i parë i madh në përhapjen ndërkombëtare dhe në qoftë se sportet e tjera si, rugby, baseball dhe kriket janë konsideruar si një pjesë integrale e historisë së kohëve të fundit të disa vendeve si Shtetet e Bashkuara, Zelanda e Re dhe Mbretëria e Bashkuar, çiklizmi nuk mund të identifikohet me një komb të veçantë, dhe madje edhe në qoftë se ajo arrin popullaritetin e saj më të madh në Itali, Francë, Holandë dhe Belgjikë, ajo gëzon shumë përkrahje në shumë pjesë të tjera të botës.

Turet e para në çiklizëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kanë lindur në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe tashmë në dekadën e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë filluan të jenë gara, ato konkurse (shpesh rraskapitëse për kushtet, distancën e udhëtuar dhe rrugë), për te cilat u referua më pas emri "klasike ". Garat e para me etapa u zhvilluar vetem ne fillimin e shekulli XX.

E para garë e regjistruar çiklistike është zhvilluar në 31 maj 1868, në një shtrirje prej 1200 metra në parkun e Saint-Cloud pranë Parisit, ajo u fitua nga James Moore, një anglez që jetonte në Francë. Gara e parë që mbulonte distancën midis dy qyteteve ishte Paris-Rouen, e fituar përsëri nga Moore, i cili arriti të përshkonte distancën prej 123km në 10 orë dhe 40 minuta.

Garat e çiklizmit ne rruge janë ndarë në dy lloje: garat e një-ditore dhe garat me etapa.

Në mesin e garave më të famshme një ditore, e quajtur "klasike", është Milano-Sanremo ku garohet në fund të marsit, turi i Flanders, Paris-Roubaix,Liege-Bastogne-Liege, e cila mbahet në prill, Kupa e Botës së çiklizmit ë rrugë i cila zhvillohet çdo vit në një shtet të ndryshëm dhe në fund të shtatorit dhe turi i Lombardisë, e cila përfundon sezonin në fund të tetorit.

Stefano Garzelli

Garat më të rëndësishme me etapa janë Tour de France, i cili zhvillohet në korrik, Turi i Italisë (Giro d'Italia) që zhvillohet në maj dhe Vuelta e Spanjes që zhvillohet në shtator, këto gara me etapa zgjasin tre javë secila dhe janë me nga 20 -22 etapa.

Turi i Francës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I pari Tur i Francës u zhvillua me 5 etapa nga data 31 Maj deri në 5 qershor 1903. Etapat fillonin natën dhe perfundonin të nesërmen pasdite. Fanella e verdhë është tregues i të parit në klasifikimin gjeneral.

Jan Ullrich

Fituesit e Tour de France vitet e fundit:

Viti dhe Fituesi

1991 Miguel Indurain I dyti Gianni Bugno I treti Claudio

Lance Armstrong

1992 Miguel Indurain I dyti Claudio Chiapp. I treti Gianni Bugno

Alberto Contador

1993 Miguel Indurain I dyti Tony Rominger I treti Zenon Jaskula

Marco Pantani

1994 Miguel Indurain I dyti Piotr Ugrumov I treti Marco Pantani

1995 Miguel Indurain I dyti Alex Zulle I treti Bjarne Riis

1996 Bjarne Riis I dyti Jan Ullrich I treti Richard Virenque

1997 Jan Ullrich I dyti Rich. Virenque I treti Marco Pantani

1998 Marco Pantani I dyti Jan Ullrich I treti Bobby Julich

1999 Lance Armstrong I dyti Alex Zulle I treti Fernando Escartín

2000 Lance Armstrong I dyti Jan Ullrich I treti Joseba Beloki

2001 Lance Armstrong I dyti Jan Ullrich I treti Joseba Beloki

2002 Lance Armstrong I dyti Joseba Beloki I treti Raimondas Rumšas

2003 Lance Armstrong I dyti Jan Ullrich I treti Aleksandr Vinokurov

2004 Lance Armstrong I dyti Andreas Klöden I treti Ivan Basso

2005 Lance Armstrong I dyti Ivan Basso I treti Jan Ullrich

2006 Oscar Pereiro I dyti Andreas Kloden I treti Carlos Sastre

2007 Alberto Contador I dyti Cadel Evans I treti Levi Leipheimer

2008 Carlos Sastre I dyti Cadel Evans I treti Denis Mençov

2009 Alberto Contador I dyti Andy Schleck I treti Lance Armstrong

2010 Alberto Contador I dyti Andy Schleck I treti Denis Mençov

-Turi i Italisë (Giro d'Italia)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I pari Tur i Italisë u zhvillua në vitin 1909 dhe konkretisht me 13 Maj, ora 2.53.Fituesi i parë ishte Luigi Ganna.

Fituesit e Giro d'Italia vitet e fundit:

Viti dhe Fituesi

2000 Stefano Garzelli

2001 Gilberto Simoni

2002 Paolo Savoldelli

2003 Gilberto Simoni

2004 Damiano Cunego

2005 Paolo Savoldelli

2006 Ivan Basso

2007 Danilo Di Luca

2008 Alberto Contador

2009 Denis Mençov

2010 Ivan Basso

-Vuelta e Spanjes

Turi i Vueltës është një tur çiklistik 3-javor dhe një prej tre tureve te mëdha "Tours Grand" të Evropës. Gjithashtu është pjesë e kalendarit UCI World Ranking. Turi i parë u zhvillua në vitin 1935, një tur me 14 etapa dhe u përshkuan 3431km. Ky tur u fitua nga belgu Gustaaf Deloor. Vuelta kategorizohet si një tur mjaft i vështirë, dhe me shumë malore siç mund të përmendim Alto de El Angliru në Asturia, nje mal i lartë 1,573 metra me një malore 12.9km me pendencë 23.6% (në Cueña les Cabres) që e bën të njihet si një prej majave më të larta ne Europë.

Fituesit e Vuelta vitet e fundit:

Viti dhe Fituesi

2000 Heras Heras (ESP) Kelme-Costa Blanca

2001 Casero Casero (ESP) Festina

2002 Aitor González (ESP) Kelme-Costa Blanca

2003 Roberto Heras (ESP) US Postal

2004 Roberto Heras (ESP) Liberty Seguros

2005 Denis Menchov (RUS) Rabobank

2006 Alexandre Vinokourov(KAZ) Astana

2007 Denis Menchov (RUS) Rabobank

2008 Alberto Contador (ESP) Astana

2009 Alejandro Valverde (ESP) Caisse d'Epargne

2010 Vincenzo Nibali (ITA) Liquigas-Doimo

Çiklizmi në Shqipëri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shënim: Në vitin 1948 u zhvilluan dy rrethe të Shqipërisë. Kurse në vitet 1946, 1949 nuk ka pasur renditje ekipore. Në vitin 1992 Rrethi i Shqipërisë nuk u zhvillua.

Fituesit e Rrethit Çiklistik të Shqipërisë ndër vite:

Viti Çiklisti Ekipi
1925 Jonuz Gjylbegu (Vllaznia) Vllaznia
1936 Koço Kereku (Skënderbeu) Skënderbeu
1946 Pirro Angjeli (Dragoj)
1947 Gani Lacej (Partizani)
1948 Mishel Cico (Partizani)
1948 Mishel Cico (Partizani)
1949 Pirro Angjeli (Partizani)
1950 Fadil Murriqi (Vllaznia) Dinamo
1951 Fadil Muriqi (Vllaznia) Partizani
1952 Fadil Muriqi (Vllaznia) Spartak
1953 Fadil Muriqi (Vllaznia) Spartak
1954 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
1955 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
1956 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
1957 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
1958 Bilal Agalliu (Partizani) 17 nëntori
1959 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
1960 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
1961 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
1962 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
1963 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
1964 Ruzhdi Muriqi (Vllaznia) Partizani
1965 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
1966 Shefqet Dervishi (17 nëntori) Dinamo
1967 Sali Hima Dinamo) Dinamo
1968 Sali Hima (Dinamo) Dinamo
1969 Dashamir Rama (Partizani) Partizani
1970 Muharrem Ahmeti (Partizani) Partizani
1971 Lutfi Zino (Partizani) Partizani
1972 Muharrem Ahmeti ( Flamurtari) Lokomotiva
1973 Agron Tafilica (Dinamo) Dinamo
1974 Agron Tafilica (Dinamo) Lokomotiva
1975 Agron Tafilica (Dinamo) Dinamo
1976 Kastriot Mezini (Partizani) Dinamo
1977 Lutfi Zino (Lokomotiva) Partizani
1978 Agron Huqi (Partizani) Partizani
1979 Agim Tafili (Partizani) Partizani
1980 Agim Tafili (Partizani) Lokomotiva
1981 Agim Tafili (Vllaznia) Partizani
1982 Agim Tafili (Vllaznia) Vllaznia
1983 Albert Çuko (Apolonia) Partizani
1984 Agim Tafili (Vllaznia) Vllaznia
1985 Agim Tafili (Vllaznia) Vllaznia
1986 Ardian Ferraizi (Partizani) Vllaznia
1987 Agron Huqi (Partizani) Partizani
1988 Sytki Tafili (Vllaznia) Vllaznia
1989 Selim Çelmeta (Dinamo) Vllaznia
1990 Selim Çelmeta (Dinamo) Partizani
1991 Agim Paja (Partizani) Shqipëria
1993 Agron Boga (SK Tirana) SK Tirana
1994 Agim Paja (SK Tirana) SK Tirana
1995 Besnik Musai (SK Tirana) Vllaznia
1996 Besnik Musai (SK Tirana) Apolonia
1997 Besnik Musai (SK Tirana) Vllaznia
1998 Besnik Musai (SK Tirana) Apolonia
1999 Besnik Musai (SK Tirana) SK Tirana
2000 Besnik Musai (Bylis) Apolonia
2001 Besnik Musai (SK Tirana) Apolonia
2002 Admir Hasimaj (Apolonia) Apolonia
2003 Palion Zarka (Apolonia) Apolonia
2004 Palion Zarka (Apolonia) Apolonia
2005 Palion Zarka (Apolonia) Apolonia
2006 Palion Zarka (Apolonia) Apolonia
2007 Palion Zarka (Apolonia) Apolonia
2008 Jonid Toska (Apolonia) Apolonia

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]