Abdulla Tafa
Abdulla Tafa (27 korrik 1947 – 1 korrik 2015)[1][2] ishte shkrimtar, estet, kritik arti, ligjërues në auditore kombtare dhe ndërkombtare mbi personalitete të artit dhe kulturës dhe dukuri të artit modern e pas modern.
Formimi profesional
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai ka diplomuar në Fakultetin e Filologjisë tek Universiteti i Tiranës si dhe ka drejtuar gazetën Studenti në rolin e zëvendës kryeredaktorit. Drejtues në vite i Muzeut Etnografik të Kavajës dhe aktualisht përfaqësues i Shqipërisë për Akademinë Evropiane të Arteve (A.E.A), dega e Kosovës.
Vepra studimore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si kritik arti ka realizuar edhe disa vlerësime për katalogë prestigjozë të grave piktore të njohura në vendet gjermanike; si dhe studime vlerësues mbi artistët pamor si piktori Jetullah Haliti, kandidati për Nobelin e Paqes nga Kosova dhe Shkëlqim Meçaj nga Fieri. I specializuar në Euro-Kulturologji dhe Euro – Art, Studjuesi i arteve Abdulla Tafa është autor i një kolane veprash studimore mbi personalitete të rëndsishme si piktori shqiptar i njohur ndërkombtarisht Ibrahim Kodra – Një Univers “ dhe dirigjenti Mustafa Krantja – Ave Musicus . Esetë, poezit dhe lektrimet akademike janë përmbledhur në veprën e tij antologjike “La Place de la Concorde”, 2002.
Vlerësime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]2005 – Vlerësohet nga Akademia Evropiane e Arteve (A.E.A) me Medaljen e Artë evropiane si poet dhe studjues në konkursin e 35-të në Gembloux, Bruksel,Belgjikë.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ OMBRA GVG Publishing House Memoriam
- ^ "Abdulla Tafa: Një lartësi e përulur në perandorinë e letrave shqipe". Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2016. Marrë më 16 dhjetor 2016.