Diagrami i aktivitetit
Diagramet e aktivitetit janë paraqitja grafike e rrjedhës së punës të aktiviteteve hap pas hapi dhe veprimeve me mbështetje për zgjedhjen, përsëritje dhe bashkëveprim [1]. Në Unified Modeling Language, aktivitetet e diagrameve mund të përdoret për të përshkruar biznesin dhe operacionet hap-pas-hapi i rrjedhë së punës të komponentëve në një sistem. Një diagram i aktivitetit tregon rrjedhën e përgjithshme të kontrollit.
Ndërtimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Diagramet e aktivitetit janë të ndërtuara nga një numër i kufizuar i formave, të lidhur me shigjeta. Llojet më të rëndësishme të formave janë:
- drejtkëndëshat e rrumbullakosura paraqesin aktivitetet;
- romb përfaqëson kushtin;
- vija horizontale përfaqëson fillimin e më shumë aktiviteteve "split" gjithashtu edhe mbarimin e shumë aktiviteteve në një "join";
- rrethi i zi tregon fillimin e rrjedhës së punës (initial state);
- rrethi i bardh me një nënrreth të zi përfaqëson përfundimin (final state);
Shigjeta të drejtuar nga fillimi në fund përfaqësojnë procesin ku aktiviteti ndodhë.
Për këtë arsye ata mund të konsiderohet si një formë e flowchart.
Përderisa në UML 1.x, diagramet e aktivitit ishin një formë e specializuar e formave të diagrameve, në UML 2.x, diagramet e aktivitet ishin riformatizuar të jetë i bazuar në "Petri net" si semantike, duke rritur fushëveprimin e situata që mund të modelohen duke përdorur diagramet e aktivitetit. Këto ndryshime shkaktojnë që shumë diagrame të aktivitetit në UML 1.x të interpretohen ndryshe në UML 2.x.
Aplikacionet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në SysML diagrami i aktiviteti është zgjeruar për të treguar rrjedhën ndër hapat që përcjell çështjet fizike (p.sh., benzinë) ose energjinë (p.sh., presioni). Ndryshime të tjera lejojnë diagramin të mbështetë më mirë sjelljet e vazhdueshme dhe të dhënat e vazhdueshme në rrjedhë.
Burimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Glossary of Key Terms at McGraw-hill.com. Retrieved 20 July 2008.