Jump to content

Adem Demaçi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Adem Demaçi
Shef i zyrës së UÇK
Në detyrë
gusht 1998 – shkurt 1999
Të dhëna vetjake
U lind më26 shkurt 1936
Podujevë, Mbretëria Jugosllave
Vdiq më26 korrik 2018
Prishtinë, Kosovë
Partia politikeIsh-Partia Parlamentare e Kosovës, Kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut,Prishtine KMDLNJ 1991 -1995
FëmijëtAbetare, Shqiptar
Punësimi[ Shkrimtar;Veprimtar politik; Disident politik]
En-us-Adem Demaci from Albania pronunciation (Voice of America)

Adem Demaçi (Podujevë, 26 shkurt 1936 - Prishtinë, 26 korrik 2018) ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare dhe shkrimtar shqiptar nga Kosova. Më 2010 mori titullin Hero i Kosovës.[1]

U lind, zyrtarisht, më 26 shkurt 1936, kurse, si mësojmë nga romani “Libër për Vet Mohimin”, që ka pjesërisht edhe karakter autobiografik, u lind, në të vërtetë, në kosimet e dyta, dikund në korrik.

U rrit në një familje të varfër të Prishtinës. Babai, Zeqiri, i vdiq shumë herët nga tuberkulozi. Demaçi nuk i kishte mbushur as plot tetë vjet. Gjithë barra e familjes ra mbi të vëllanë e tij të madh, Maliqin, i cili, si gazetashitës, ia doli me shumë vështirësi të siguronte kashatën e gojës për familjen (tregimi “Një Natë Bajrami”). Por, pas pesë-gjashtë vjetësh i vdiq edhe i vëllai Maliqi po nga tuberkulozi. Atëherë, për t’i mbajtur në jetë dy fëmijët e mbetur, Ajshen dhe Ademin, nënë Nazifja iu qep vekut dhe duke endur pëlhura të ndryshme, arriti t’i ushqente disi fëmijët, madje edhe ta shkollonte Demaçin (tregimet “Vegjëtarja”, “Vegjëtarja në treg”).

Demaçi do ta mbarojë shkollën fillore në Prishtinë më 1946, ku do ta kryejë edhe Gjimnazin real. Studimet në Degën e Letërsisë Botërore do t’i ndjekë plot pesë semestra në Universitetin e Beogradit, të cilat do të shtrëngohet t’i ndërprejë për shkak të sëmundjes së nënës. Ndaj, u kthye në Prishtinë dhe gjeti punë në veprimtarinë botuese të ndërmarrjes “Rilindja”.

Burgosjes së Tij të parë, më 19 nëntor 1958, do t’i paraprijë shpërngulja me dhunë e shqiptarëve në Turqi (“Kthimi”, “Mestani”), aksioni i armëve dhe Procesi i Prizrenit. Do ta goditë sidomos burgosja e gazetarit të devotshëm Sedat Dida, e cila do të ngjallë frikë e panik në mesin e punëtorëve dhe gazetarëve të “Rilindjes”. Në procesin gjyqësor të marsit të vitit 1959 të Gjyqit të Qarkut të Prishtinës, Demaçi do të dalë hapur me kërkesën që pa bashkimin e Kosovës me Shqipëri, nuk do të ketë paqe në Ballkan. Për këto qëndrime të tij u dënua me 5 (pesë) vjet burg të rëndë. Gjyqi Suprem i Serbisë ia vërtetoi dënimin në 3 (tre vjet), të cilat i vuajti në kazamatin e Sremska Mitrovicës.

Pas lirimit nga burgu, nuk e linin të zinte punë, me qëllim që t’u kallnin edhe më shumë datën të tjerëve për pasojat që mund të kishin. Për më tepër, me ardhjen e Hrushçovit në Shkup, pas tërmetit, më 1963, e izoluan dhe e mbajtën në burg gjatë gjithë qëndrimit të tij në ish-Jugosllavi.

Megjithatë, në fillim të viteve ‘60 ishin krijuar në disa qytete të Kosovës, si në Pejë, Gjakovë e gjetiu, organizata të ndryshme, që luftonin në mbrojtje të kauzës kombëtare. Duke parë disponimin e masës për t’iu kundërvënë terrorit dhe dhunës së shtetit totalitar, veçmas politikës së egër antishqiptare, Demaçi bëri çmos të formohej Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, si dhe hartoi (bashkë me Ramadan Shalën, tash të ndjerë) Statutin dhe Programin e Lëvizjes. Lëvizja formoi komitetet e saj në Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan; ndërmori një varg aksionesh për ngritjen e flamujve kombëtarë, u përpoq të vite kontakte me lëvizjet e ndryshme revolucionare dhe ta propagandonte sa më shumë çështjen e pazgjidhur kombëtare të shqiptarëve në Ballkan. Megjithatë, kjo LRBSH u zbulua mjaft herët dhe Demaçi si kryetari i saj u dënua me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg të rëndë, të cilat në fillim i vuajti në Nish, e pastaj, për ta larguar sa më shumë nga familja, e dërguan në Pozharevc, ku në kohën e ish-Jugosllavisë kishin vuajtuar dënimet shumë atdhetarë shqiptarë, midis të cilëve edhe Azem Bejta. Po e theksojmë këtë fakt, sepse kjo mbase do të jetë arsyeja që Demaçi të shkruajë në shtator të vitit 1969 dramën e parë me titull “Popu” (shkurtim i fjalëve po-litika dhe pu-shka), dorëshkrimin e së cilës e nxori nga burgu Xhafer Mahmutxhiku, kryetar i Komitetit të Prishtinës, në një arkë me dy kapakë.

Pas ndryshimeve dekorative politike në ish-Jugosllavi më 1966, dënimin ia zvogëluan në 10 (dhjetë) vjet, të cilat i vuajti ditë më ditë deri më 8 qershor 1974.

Për herë të tretë ra në burg më 6 tetor 1975 në procesin e montuar politik dhe u dënua përsëri me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg të rëndë, vite këto të cilat do t’i vuajë në burgun famëkeq të Stara Gradishkës. Më 21 prill 1990, me urdhërin e Kryesisë shtetërore të ish-Jugosllavisë, lirohet pesë muaj e gjysmë para se ta kryente dënimin e plotë.

Janë proverbiale fjalët e tij pas daljes nga burgu: Që nga 21 prilli i këtij viti ndodhem në burgun më të madh në botë, që e njeh historia e njerëzimit - në burgun e Kosovës, ku më se dy milionë Shqiptarë nga regjimi hegjemonist-shovinist-terrorist janë zhveshur nga të gjitha liritë dhe të drejtat më elementare njerëzore e kombëtare.

Si luftëtarit më të paepur për lirinë e mendimit, si mbrojtësit më këmbëngulës të lirive dhe të drejtave të njeriut, Paralamenti Evropian, më 4 dhjetor 1991, i dha Çmimin Saharov. Të theksojmë se këtë çmim deri më tash e kishin marrë: Saharovi, emrin e të cilit e mban, Dubçeku, Nelson Mandela, Marçenko, Aung Sun, disa nga të cilët (Mandela, Aung Su) u bënë më vonë edhe fitues të çmimit Nobel. Me këtë rast, në Parlamentin Evropian, Demaçi tha se duke më nderuar mua, keni nderuar popullin tim të shumëvuajtur, por gjithmonë liridashës, paqedashës e krenar.

Më 1993, Klubi i Rektorëve Universitarë në Madrid i dha Çmimin Special për Paqe, kundër racizmit, ksenofobisë, për qëndrim paqësor e tolerant dhe për përpjekje për të ndërtuar një të ardhme të mbështetur në të drejtat e njeriut dhe në shumësi kulturore, që do t’u bënin të mundshme grupeve etnike të ish-Jugosllavisë të jetonin së bashku në paqe e harmoni... Dhe kjo ndodhi pikërisht në kohën, kur qarqet shoviniste serbe e akuzonin për luftënxitje?!

Në shkurt të vitit 1994, pesë anëtarë të Parlamentit të Norvegjisë e kandiduan shkrimtarin Adem Demaçi për çmimin Nobel per letersi. Në shtator 1994 u kandidua sërish-tani për çmimin Nobel për Paqe, me ç’rast theksoi se ky është një nder për mua dhe një mirënjohje për popullin shqiptar. Ndërkaq, më 14 dhjetor 1995 Adem Demaçit iu dorëzua Çmimi për të Drejtat e Njeriut i Universitetit të Oslos. Demaçi, duke shprehur falënderimin për këtë çmim, tha: Këtë mirënjohje nuk e kuptoj vetëm si mirënjohje të punës dhe të luftës sime për të drejtat e popullit tim, por edhe si dëshirë të qeverisë e të intelegjencisë paqedashëse norvegjeze që t’i tërheqë vëmendjen opinionit të gjerë ndëkombëtar për problemin e Kosovës.[2]

Sipas burimeve të nënës së tij u lind diku në gusht-shtator 1935, por zyrtarisht i ati Zeqiri e regjistroi më 26 shkurt 1936. Pas okupimit italian më 1941 dhe hapjes së shkollave shqipe në Kosovë, familja e regjistroi në shkollë më 1942.[3]

Në vitet '50 Demaçi shkroi në revistën letrare "Jeta e re" drejtuar nga Esad Mekuli, dhe më 1958 shkroi romanin e tij të parë Gjarpijt e gjakut që trajton temën e gjakmarrjes në viset shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës.[4]

Demaçi u arrestua së pari më 1958 nga regjimi autoritar i Josip Broz Titos, duke u dënuar me tre vite burgim. Pas lirimit ai e inicoi dhe u radhit në Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin Shqiptar. U burgos sërish më pas më 1964 për dhjetë vjet burgim dhe u ridënua më 1975 me pesëmbëdhjetë vjet burgim. Më 1969 Amnesty International e njeh si të burgosur të ndërgjegjes. U lirua prej burgut të Stara Gradishkës, Kroaci, me 21.04.1990 në kohën e presidentit të RSFJ-së së atëhershme Janez Dërnovshek, maj 1989-maj 1990.

Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, në bashkëpunim me Shoqatën simotër AICL dhe Universitetin francez, dhe me dekanin e Universitetin e Prishtinës, Bujar Dugolli, në dhjetorin e vitit 2015, është nominuar zyrtarsiht për çmimin Nobel për Paqe.

Ndërroi jetë më 26 korrik 2018 në Prishtinë, Kosovë në moshën 82-vjeçare. Sot Adem Demaçi prehet ne Panteonin shqiptar.

  • Çmimi "Sakharov" i Parlamentit Europian për Lirinë e Mendimit, 4 dhjetor 1991;
  • Çmimi kundër Racizmit e Ksenofobisë i "Universidad de Complutense" të Madridit, 1992
  • I nominuar për Cmimin Nobel për Letërsi - shkurt 1994 , ndërsa për Cmimin Nobel për Paqe në shtator 1994- nga pesë anëtarë të Parlamentit të Norvegjisë
  • Çmimi " Lizel dhe Leo Aitinger" për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Oslos, 14 dhjetor 1995
  • Clirimtar i Prishtinës; Komuna e Prishtinës, 28 nëntor 1999
  • Urdhëri Hero i Kosovës - Presidenca e Kosovës 26 nëntor 2010;U.D.i Presidentit Z.Jakup Krasniqi
  • Doctor Honoris Causa - Universiteti i Prishtinës 17 janar 2011;
  • Doctor Honoris Causa - Universiteti i Tetovës 5 maj 2016
  • Urdhëri " Nderi i Kombit" nga Presidenti  Republikës së Shqipërisë Z.Bamir Topi; 10 qershor 2012;
  • I nominuar për Cmimin Nobel për Paqe 2016 (propozimi " Unioni i i shkrimtarëve dhe kritikëve të Kosovës" z.Reshat e Behare Sahitaj; dekan në UP : Prof Bujar Dugolli dhe aplikimit nga "Asociacioni Internacional i Kritikës Letrare" prof Daniel Leuwers e Helen Stafford);

Veprat letrare të Adem Demaçit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tituj të veprave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • “Gjarpinjtë e gjakut” (roman), Jeta e Re, 1958.
  • 2. “Gjarpijt e gjakut dhe novela të tjera” (zgjedhje), Nju-Jork, 1983.
  • 3. “Gjarpijt e gjakut” (ribotim), “Zëri i Kosovës”, Zvicër, 1984.
  • 4. “Gjarpijt e gjakut” (ribotim), “Lumi”, Lubjanë, 1984.
  • 5. “Gjarpijt e gjakut” (ribotim i kthyer në gjuhën letrare), “Buzuku”, Prishtinë, 1990.
  • 6. “Kur Zoti harron” (vëllim me tregime), Zëri i Rinisë, Prishtinë, 1990.[5]
  • 7. “Libër për Vet Mohimin” (roman), botoi autori, Prishtinë, 1994.
  • 8. “Libër për Vet Mohimin” (ribotim), Rotanor Boksproduksjon AS, Skien Norway, 1994.
  • 9. “La metamorfosi di Vet Mohim” (përkthyer nga Nermin Vlora Falaski), Romë, 1995.
  • 10. Adem Demaçi, “Tung, vargu im”, “Rilindja”, Prishtinë, 2002.
  • 11. Adem Demaçi, “Heli dhe Mimoza”, botoi autori, Prishtinë, 2006.
  • 12. Adem Demaçi, “Dashuria kuantike e Filanit”, “Infopress” & “Buzuku”, Prishtinë, 2007.

Librat me intervista:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1. “Kosova flet vetë” (intervistoi M. Emërllahu), “Zëri i Rinisë”, Prishtinë, 1990.
  • 2. “Njëzet e tetë vjet - as  i gjallë, as i vdekur” (intevistoi M. Hanzhek), “Lumi”, Lubjanë, 1990.
  • 3. “Republika e Kosovës është shpallur në zemrën e popullit tim” (vëllim me intervista), “Zëri i Kosovës”, Zvicër, 1990.
  • 4. “Dhjetë mijë ditë robëri” (intervistoi F. Radonçiq), Danas, Zagreb, 1990.
  • 5. “Kosova në udhëkryq”, “Albanian Esperanto-Institut”, Tiranë, 2005
  • Shënim: Libri i tregimeve “Kur Zoti harron” ishte gati që më 1958, por botohet pas plot 32 vjetësh.  Në atë kohë botohen edhe dy fragmente: “Maliqi” dhe “S’ka paqe ndër kasolle” të romanit “S’ka paqe ndër kasolle”, të cilin ia konfiksoi dhe nuk ia ktheu kurrë më policia.
  • Më 1969 autori shkruan dramën, si e përmendëm edhe më lart Popu : "Politika dhe pushka", e cila u botua së bashku me kompletin e veprave më 2012.
  • Për veprën letrare të Demaçit kanë shkruar: Nermin Vlora Falaski, Rexhep Qosja, Sadri Fetiu, Arben Hoxha, Teki Dërvishi, Rexhep M. Shala, Ramadan Musliu, Shaip Beqiri, Shkëlzen Maliqi, Abdullah Konushevci etj.

Libra për Demaçin dhe Lëvizjen e Bashkimit Kombëtar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tituj të veprave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1. Sabri Hamiti, “Leja e njohtimit 1985” (poema dramatike “Kutia e zezë), 1985.
  • 2. Xhafer Shatri, “Pse dergjet në burg Adem Demaçi”, Bernë, 1990.
  • 3. “Alternativa”, nr. 1-2, Lubjanë, 1990.
  • 4. “Alternativa”, nr. 5 Lubjanë, 1990.
  • 5. Agim Vinca, “Popull i pandaluar”, Prishtinë, 1992.
  • 6. Selatin Novosella, “Kosova ‘68”, Prishtinë, 1993.
  • 7. Hajdin Abazi, “Të paepurit”, Tiranë, 1993.
  • 8. Teki Dërvishi, “Palimpsest për Dush Kusarin”, 1993
  • 9. Adil Pireva, “Gjashtëdhjeteteta shqiptare”, Prishtinë, 1994.
  • 10. Selatinë Novosella, “Kosova ‘64”.Prishtinë, 1994.
  • 11. Sefedin Fetiu, “Alternativa e kuptimit”, Prishtinë, 1994.
  • 12. Selatin Novosella, “Kosova ‘75”, Prishtinë, 1995.
  • 13. Fazli Greiçevci, “Gjethet e përgjakuna”, Prishtinë, 1995.
  • 14. Bajram Kosumi, “Koncepti për subpolitikë”, Ferizaj, 1995.
  • 15. Ukshin Hoti, “Historia politike e çështjes shqiptare”, Prishtinë, 1996.
  • 16. Tafil Morina, “Mustafë Venhari –mësues qëndrese”, Prishtinë, 1998.
  • 17. Lëvizja Demokratike Shqiptar, “Materiale”, Prishtinë, 1998.
  • 18. Muhamet Pirraku, “Lëvizja popullore për faljen e gjaqeve, 1990-1992”, Prishtinë, 1998.
  • 19. Faton Abdullahu, “Dimensionet e identitetit qytetërues”, Prishtinë, 1998.
  • 20. Bardh Hamzaj, “Rrëfime për luftën dhe lirinë”, Prishtinë, 1999.
  • 21. Rexhep Qosja, “Paqja e përgjakshme”, Tiranë, 1999.
  • 22. Shyqri Galica, “Mesazhi kritik”, Prishtinë, 1999.
  • 23. Zymer Neziri, “Isa Demaj – jeta dhe veprimtaria atdhetare”, Prishtinë, 2000.
  • 24. Agim Zogaj, “Naim Maloku - dëshmi për për rrugën e lirisë”, Prishtinë, 2000.
  • 25. Muhamet Pirraku, “Për kauzën kombëtare 1997-1999”, Prishtinë, 2000.
  • 26. Safet Zejnullahu, “Lufta për Kosovën – flet komandant Remi”, Prishtinë, 2000.
  • 27. “Misioni i Çlirimit I dhe II” (përmbledhje artikujsh)
  • 28. Ibish Neziri, “Ahmet Haxhiu – një jetë të tërë në Lëvizjen ilegale”, Prishtinë, 2001.
  • 29. Bedri Islami, “E fshehta e hapur e Kosovës”, Prishtinë, 2001.
  • 30. Arif Imaj, “Feniksi i lirisë”, Tiranë, 2001.
  • 31. Xhemil Zeqiri, “Në mbrojtje (diplomatike) të çështjes shqiptare”, 2001.
  • 32. Skënder Zhitia, “Dëshmorët e UÇK-së të Zonës Operative të Llapit”, Prishtinë, 2001.
  • 33. Bardh Hamzaj, “Paqja e gjeneralit”, Prishtinë, 2001.
  • 34. Zymer Neziri dhe Ismail Gashi, “Avdi Kelmendi – jeta dhe veprimtaria atdhetare”, Prishtinë, 2002.
  • 35. Shefqet Jashari – Strofci, “Pse jemi kështu siç jemi?”, Prishtinë, 2002.
  • 36. Halit Katana, “Tri dimensionet e luftës çlirimtare të Kosovës”, Tiranë, 2002.
  • 37. Ismail Syla, “Prania e mungesës”, Prishtinë, 2002.
  • 38. Sabile Keçmezi – Basha, “Organizatat dhe Grupet ilegale në Kosovë 1991-1989”, Prishtinë, 2003.
  • 39. Et’hem Çeku, “Mendimi politik i Lëvizjes ilegale në Kosovë, 1945-1981”, Prishtinë, 2003.
  • 40. Fehmi Baftiu, “Kosova – krizë ndërkombëtare”, Prishtinë, 2004.
  • 41. Mehmet Hajrizi, “Sprova të çlirimit”, Prishtinë, 2004.
  • 42. Remzi Baloku, Ruzhdi Baloku, “Organizata për Bashkimin e Trojeve Shqiptare”, Pejë, 2004.
  • 43. Hakif Bajrami, “Dosja Demaçi”, Prishtinë, 2004.
  • 44. Adil Pireva, “Vite shprese e qëndrese”, Prishtinë, 2004.
  • 45. Et’hem Çeku, “Shekulli i ilegales”, Prishtinë, 2004.
  • 46. Mehmet Bislmi, “Këtu i thonë Drenicë”, Prishtinë, 2004.
  • 47. Shkëlzen Gashi, “Marrëveshja për paqe të përkohshme”, Prishtinë, 2004.
  • 48. Agim Vinca, “Fije të pakëputura”, Shkup, 2005.
  • 49. Grup autorësh, “Masakra në burgun e Dubravës”, Prishtinë, 2005.
  • 50. Frrok Kristaj, “Imzot Nikë Prela”, Ferizaj, 2005.
  • 51. Azem Beqiri, “Dhimbje krenare”, Prishtinë, 2006.
  • 52. Selatin Novosella, “Demaçi – Metaforë Lirie”, Prishtinë, 2006.
  • 53.Kompleti i veprave letrare - Adem Dema - 2012

Bibliografia e veprave, kryesisht në anglisht,

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për Demaçin, mendimet dhe veprat e tij

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tituj për vepramtarin e tij në anglishtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. The Former Yugoslavia at the Turn of the Twenty-first Century by Ian Jeffries, Inc NetLibrary, 2003.
  2. Kosova Express by James Pettifer, C. Hurts & Co (Publishers), 2005.
  3. Amnesty International Report 1978, published by Amnesty International, 1979.
  4. The Kosovo Conflict and International Law: An Analytical Documentation 1974-1999 by Heike Krieger, published by the Press Syndicate of the University of Cambridge, 2001.
  5. Winning Ugly: NATO's War to Save Kosovo by Ivo H. Daalder, Michael E. O'Hanlon, published by The Brookings Insitution, 2000.
  6. At War with Ourselves: Why America Is Squandering Its Chance to Build a Better World by Michael Hirsh, published by Oxform University Press, 2003.
  7. Experimenting with Democracy: Regime Change in the Balkans, edited by Geoffrey Pridham, Tom Gallagher, published by Routledge Studies of Societies in Transion, London, 2000.
  8. Slobodan Milosevic and the Destruction of Yugoslavia by Louis Sell, published by Duke University Press, 2002.
  9. Annual Survey of Eastern Europe and the Former Soviet Union 1997 by Peter Rutland, EastWest Institute, New York, 1998.
  10. Potentials of Disorder by Jan Koehler, Christoph Zürcher, Manchester Univeristy Press, 2003.
  11. Kosovo: An Unfinished Peace by William G. O'Neill, published in the United States of America in 2002 by Lynne Rienner Publishers.
  12. De Facto States: The Quest for Sovereignty by Barry Bartmann, Tozun. Bahcheli, Routledge, 2004.
  13. The Grooves of Change: Eastern Europe at the Turn of the Millennium, by James F. Brown Duke University Press, 2001.
  14. Humanitarian Law Violations in Kosovo by Fred Abrahams, published by Human Rights Watch, 1998.
  15. New Approaches to Balkan Studies by Dimitris Keridis, Ellen Elias-Bursać, Brassey’s Book Orders, 2003.
  16. Opportunities Missed, Opportunities Seized: Preventive Diplomacy in the Post by Bruce W. Jentleson, Rowman and Littlefield Publishers, 2000.
  17. Kosovosko pitanje by Branko Horvat, Globus, 1988.
  18. Kosovo: The Politics Of Identity And Space by Denisa Kostovicova, Routledge, 2005.
  19. A Force More Powerful: A Century of Non-Violent Conflict by Peter Ackerman and Jack DuVall, 2001.
  20. Kosovo: War and Revenge by Tim Judah, 2001.
  21. Frontiers and Ghettos: State Violence in Serbia and Israel by James Ron, 2003.
  22. History of the Present: Essays, Sketches, and Dispatches from Europe in the 1990s by Timothy Garton Ash, 2001.
  23. Madam Secretary: A Memoir by Madeleine Albright, 2003.
  24. The Albanian Question: Reshaping the Balkans by James Pettifer and Miranda Vickers, 2006.
  25. Ethnic Bargaining: The Paradox of Minority Empowerment by Erin K. Jenne, 2006.
  26. Guerrilla Radio: Rock 'N' Roll Radio and Serbia's Underground Resistance (Nation Books) by Matthew Collin, 2002.
  27. Yugoslavia as History: Twice there was a Country by John R. Lampe, 2000.
  28. The Fragmentation of Yugoslavia: Nationalism and War in the Balkans by Aleksandar Pavkovic, 2000.
  29. Kosovo: How Myths and Truths Started a War by Julie A. Mertus, 1999.
  30. Faith-Based Diplomacy: Trumping Realpolitik by Douglas Johnston, 2003.
  31. Kosovo: A Short History by Noel Malcolm and University Pres New York, 1999.
  32. The Oxford Companion to Politics of the World by Joel Krieger, 2001.
  33. The Road to War in Serbia: Trauma and Catharsis by Central European University Press, Nebojsa Popov, and Drinka Gojkovic, 1999.
  34. Serpent in the Bosom: The Rise and Fall of Slobodan Milosevic by Lenard J. Cohen, 2002.
  35. Slovenia: From Yugoslavia to the European Union by Mojmir Mrak, Matija Rojec, and Carlos Silva-Jauregui, 2004.
  36. Civil Resistance in Kosovo by Howard Clark, 2000.
  37. The Politics of Serbia in the 1990s by Robert Thomas, 1999.
  38. Albania in Transition: The Rocky Road to Democracy (Nations of the Modern World Ser) by Biberaj and Elez Biberaj, 1999.
  39. Understanding the War in Kosovo by Florian Bieber, 2003.
  40. The Kosovo Conflict:A Diplomatic History Through Documents by Philip Auerswald, 2000.
  41. Thinking about Yugoslavia: Scholarly Debates about the Yugoslav Breakup and the Wars in Bosnia and Kosovo by Sabrina P. Ramet, 2005.
  42. Virtual War: Kosovo and Beyond by Michael Ignatieff, 2001.
  43. The History of Serbia by John K. Cox, 2002.
  44. The Balkans in the New Millennium In the Shadow of War and Peace (Outcast Europe) by Tom Gallagher, 2005.
  45. Europe and the Recognition of New States in Yugoslavia by Richard Caplan, 2005.
  46. Taking Liberties: Four Decades in the Struggle for Rights by Aryeh Neier, 2003.
  47. Publishing in Yugoslavia's Successor States by Michael Biggins and Janet Crayne, 2001.
  48. Geopolitique de la Serbie-Montenegro (Geopolitique des etats du monde) by Catherine Lutard, 1998.
  49. Only the Nails Remain: Scenes from the Balkan Wars by Christopher Merrill, 2001.
  50. The Kosovo Tragedy: The Human Rights Dimensions by Ken Booth, 2001.
  51. From Town to Town: Local Authorities As Transnational Actors by Christian Wellmann, 1999.
  52. Rethink: Cause and Consequences of September 11 by Giorgio Baravalle, 2003.
  53. Masters of the Universe?: Nato's Balkan Crusade by Tariq Ali, 2000.
  54. Serbia Under Milosevic: Politics in the 1990s by Robert D Thomas, 1999.
  55. Kosovo Work in Progress: Closing the Cycle of Violence by Howard Clark, 2002.
  56. Milosevic and Markovic: A Lust for Power by Slavoljub Djukic, 2001.
  57. Peace with Justice?: War Crimes and Accountability in the Former Yugoslavia by Paul R. Williams, Michael P. Scharf, 2002.
  58. The New European Diasporas: National Minorities and Conflict in Eastern Europe by Michael Mandelbaum, 2000.
  59. Sandžak - porobljena zemlja: Bosna, Sandžak i Kosovo kroz historiju by Harun Crnovršanin, Nuro Sadiković – 2001.
  60. Imputato Milosevic: il processo ai vinti e l'etica della guerra by Massimo Nava – 2002.
  61. News Dictionary 1976, edited by Mary Elizabeth Clifford, Raymond Hill, Stephen Orlofsky,  1977.
  62. Geopolitique de La Serbie-Montenegro by Catherine Lutard, 1998.
  63. Die Beobachter der Balkankrise by Wolfgang Kaufmann , 2004.
  64. Publishing in Yugoslavia's Successor States by Michael Biggins, Janet Crayne, 2000.
  65. Lista e librave për Adem Demaçin dhe Lëvizjen e Bashkimit Kombëtar
  66. e gjakut dhe novela tjera
  67. “DEMAÇI- NJERI I LAVDISË”, të autorit Selatin Novosella

Stampa:Portail

  1. ^ "Krasniqi dekoron "Hero i Kosovës" Hamëz Jasharin, Adem Demaçin, Gërvallën". voal-online.ch. Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2018. Marrë më 27 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Abdullah Konushevci, "Demaci,vepra letrare" 2008
  3. ^ "Biografi e shkurtër e Adem Demaçit". fondiademdemaci.org. Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2015. Marrë më 13 shkurt 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Kosovo. Scarecrow Press. fq. 73–4. ISBN 0810872315. Marrë më 21 korrik 2012. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ https://www.radiokosovaelire.com/ahmet-qeriqi-kultura-shqiptare-ne-kosove-perballe-hegjemonizmit-kulturor-serb-e-jugosllav-iv/