Ah, lepurusha lepurusha!
| Ah, lepurusha lepurusha! Arkivi i filmit | |
|---|---|
| Titulli shqip | Ah, lepurusha lepurusha! |
| Origjinali | Ah, lepurusha lepurusha! |
| Vendi i prodhimit | Shqipëri |
| Viti i prodhimit | 1982 |
| Zhanri | Vizatimor |
| Gjuha origjinale | Shqip |
| Për moshën | Për Fëmijë |
| Ekipi realizues | |
| Regjia | Artan Maku |
| Skenari | Genc Hoxha |
| Muzika e filmit | Gjon Simoni |
| Prodhuesi i filmit: | Shqipëria e Re |
| Aktorë kryesorë | |
Ah, lepurusha lepurusha!... është film i vizatuar i metrazhit të shkurt për fëmijë, i prodhuar nga kinostudioja Shqipëria e Re më 1982. Ah, lepurusha lepurusha!... është përgatitur nën skenarin e Genc Hoxhës, regjinë dhe vizatimet e Artan Makut, ndërsa si operatore është angazhuar Diana Diamanti. Muzikën e filmit e ka kompozuar Gjon Simoni, për zë është përkujdesur Skënder Nuzi ndërsa për regjinë e montazhit e Elsa Bushati.[1]
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fillimi i filmit është skena e një qyteze, dhe një djalosh që lozë mbi borë. Befas, djaloshi vëren që trungjet e pemëve janë të dëmtuar dhe allashqiptarçe i vihet pas hulumtimit. E gjen dëmtuesin, por nuk është vetëm një, janë më shumë lepra që dëmtojnë trungjet. Kështu fillon lufta e djaloshit së bashku me qenin e tij kundër leprave. Natyrisht si fitimtar del djaloshi që brengoset për trungjet e pemëve.[1]