Jump to content

Akademia Sllovene e Shkencave dhe e Arteve

Coordinates: 46°02′52″N 14°30′16″E / 46.04778°N 14.50444°E / 46.04778; 14.50444
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Akademia Sllovene e Shkencave dhe e Arteve
Slovenian Academy of Sciences and Arts
Lontovzh, Selia e ASSHA Sheshi i Ri (Novi trg)Lublanë
ShkurtesaSAZU
Formuar më1938
LlojiAkademi kombëtare
QëllimiShkenca, Arti, Akademikë
SeliaLubjana, Sllovenia
Anëtarësia
84 anëtarë ( qershor 2015)
Tadej Bajd
Faqja në internetsazu.si

Akademia Sllovene e Shkencave dhe e Arteve (Sllovenisht:Slovenska akademija znanosti in umetnosti, shkurt.SAZU është akademia kombëtare e Sllovenisë, e cila përfshinë studiuesit dhe artistët më të mirë sllovenë në këtë akademi.[1]

SAZU u krijua në vitin 1938 dhe fillimisht u emërua Akademia e Shkencave dhe e Arteve (AZU). Me përpjekjet e Milan Vidmar, ky institucion mori epitetin Slloven i cili i shtohet emrit të saj në vitin 1943 me një dekret nga Leon Rupnik, kryetar i bashkisë së Lubjanës në periudhën e aneksimit Italian.[2]

Në vjeshtën e vitit 1945, Qeveria Kombëtare e Sllovenisë, e udhëhequr nga Boris Kidriqi i hoqi autonominë kësaj Akademie dhe përsëri mori emrin Akademia e Shkencave dhe e Arteve. Historiani i letërsisë France Kidrič u zgjodh kryetar i tij, dhe mandati i tij u rikonfirmua për të dytën herë në vitin 1948. Në vitin 1948, Akademia humbi edhe më shumë autonomi dhe u riemërua përsëri Akademia Sllovene e Shkencave dhe e Arteve. Akademia mbeti edhe pa anëtarët e saj me aktin e ri dhe 30 ditë më vonë pushoi së ekzistuari.[2] Në vitin 1949, një ndryshim akti u miratua me qëllim të lejimit të anëtarësimit, jo vetëm të shkencëtarëve dhe të artistëve, por edhe të atyre, veprat e të cilave kishin "rëndësi të veçantë". Në këtë mënyrë, Josip Broz - Tito dhe Edvard Kardeli u bënë edhe anëtar nderi të saj. Boris Kidrič, Josip Vidmar dhe Boris Ziherl ishin anëtarët e zgjedhur, gjë e cila dukshëm ndikoi në zhvillimin e Akademisë.[2]

SAZU iu bashkua Fondacionit Shkencor Evropian në vitin 1995.[3]

  1. ^ "About SASA" (në anglisht). SASA - Slovenian Academy of Sciences and Arts. 3 prill 2011.
  2. ^ a b c "Mednarodni simpozij v spomin na literarnega zgodovinarja dr. Franceta Kidriča (EMBARGO DO 18. URE)" (në anglisht). Slovenian Press Agency. 27 tetor 2000. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2015. Marrë më 23 nëntor 2016.
  3. ^ "Slovene Academy of Sciences and Arts (SAZU)" (në anglisht). Culture.si. 3 prill 2011. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2016. Marrë më 23 nëntor 2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]