Universiteti i Mariborit
Universiteti i Mariborit (sllovenisht: Univerza v Mariboru) është universiteti i dytë Slloven për nga madhësia, i themeluar në vitin 1975 në Maribor, Slloveni dhe është universiteti më i mirë në vend,[1] sipas renditjes ndërkombëtare duke qenë ndër 600 universitetet më të mira 600 në botë. Ai tani ka 17 fakultete.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universiteti ka një të kaluar rrënjët e të cilit arrijnë deri në vitin 1859, kur një seminar teologjik u krijua me nxitjen e peshkopit dhe patriotit të Mariborit Anton Martin Slomšek. Më shumë fakultete janë themeluar gjatë fundit të viteve 1950 dhe në fillim të viteve 1960; si fakulteti i ekonomisë, biznesit dhe teknologjisë në vitin 1959, agronomisë dhe drejtësisë në vitin 1960, dhe pedagogjisë në vitin 1961. Ceremonia e hapjes së universitetit është mbajtur më 19 shtator të vitit 1975.
Organizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universiteti është i ndarë në 17 fakultete:
- Fakulteti i Bujqësisë
- Fakulteti i Arteve
- Fakulteti i Kimisë dhe Inxhinierisë Kimike
- Fakulteti i Ndërtimtarisë
- Fakulteti i Drejtësisë Penale (në Lubjanë) dhe i Sigurisë
- Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Shkencat Kompjuterike
- Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit
- Fakulteti i Edukimit
- Fakulteti i Energji Teknologjisë
- Fakulteti i Drejtësisë
- Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
- Fakulteti i Mjekësisë
- Fakulteti i Shkencave Shëndetësore
- Fakulteti i Shkencave Organizative [1] (në Kranj)
- Fakulteti i Shkencave Sociale (hapi 2007)
- Fakulteti i Logjistikës (në Krško dhe Celje)
- Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe i Matematikës
- Fakulteti i Turizmit (në Brezhice)
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "STA: Univerzi v Mariboru in Ljubljani po Timesovi lestvici med 800 najboljšimi na svetu". www.sta.si. Marrë më 2016-10-09.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Universiteti i Mariborit - Faqe Interneti (Sllovenisht) (Anglisht)