Ali Aliu (albanolog)
Ali Aliu | |
|---|---|
| Born | 1 prill 1934 (92 vjeç) |
| Nationality | Shqiptar |
| Genre | Kritikë letrare, teori e letërsisë |
| Notable works | |
Ali Aliu (lindur më 1 prill 1934 në Kranjë, Prespë) është akademik, shkrimtar, eseist, kritik letrar dhe përkthyes shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkollën fillore tetëvjeçare e kreu në qytetin e Manastirit në vitin 1951, ndërsa Shkollën Normale në Shkup, më 1955. Studimet universitare në albanologji i mbaroi në Universitetin e Beogradit në vitin 1960. Doktoroi në Universitetin e Prishtinës më 1973. Pas studimeve zuri punë si gazetar në redaksinë “Flaka e vllaznimit” në Shkup, ku punoi për dhjetë vjet.
Prej vitit 1969 deri në vitin 1972 punoi redaktor në ndërmarrjen botuese “Rilindja” në Prishtinë. Që nga viti 1972 e deri në daljen e tij në pension ishte ligjërues në Fakultetin Filozofik, përkatësisht në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, ku ka ligjëruar lëndën Teori e letërsisë. Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 u bë anëtar i rregullt i saj.
Është studiues i letërsisë bashkëkohore shqiptare, fushë për të cilën ka botuar një sërë veprash. Ka drejtuar disa kandidatë në tema të magjistraturës dhe doktoratës. Ishte njëri nga themeluesit e LDK-së në vitin 1989 dhe anëtar i Kryesisë së saj në dy mandate, deri në vitin 1995. Ka drejtuar zyrën e Kosovës në Tiranë (1991). Aktualisht ligjëron në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kërkime, Rilindja, Prishtinë, 1971.
- Shqyrtime, Rilindja, Prishtinë, 1974.
- Rrjedhave të letërsisë, Rilindja, Prishtinë, 1977.
- Katër romane të Petro Markos, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1974.
- Kritika, Rilindja, Prishtinë, 1980.
- Artikuj kritikë, Rilindja, Prishtinë, 1983.
- Ese letrare, Rilindja, Prishtinë, 1987.
- Kërkime, Naim Frashëri, Tiranë, 1990.
- Don Kishoti te shqiptarët, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1996.
- Reflekse letrare, Flaka, Shkup, 1999.
- Antologji e poezisë shqipe, Klubi letrar, Tetovë, 1999.
- Teoria e letërsisë, Enti i Teksteve Shkollore, Prishtinë, 1985.
- Teori e letërsisë, (ribotim i plotësuar) Enti Shkollor, 2001 dhe Vatra, Shkup, 2002.
- Antologji e poezisë shqipe, Klubi letrar - 94, Tetovë, 2000.
- Antologji e poezisë shqipe, (ribotim i plotësuar), Albin, Tiranë, 2002.
- Letërsia bashkëkohore shqiptare (bashkëautor, për klasat e katërta të shkollave të mesme), Alb-ass, Tiranë - Tetovë, 2001; Libri Shkollor, Prishtinë, 2002.
- Letërsi (bashkëautor, për klasat e para të shkollave të mesme), Alb-ass Tiranë - Tetovë.
- Kush do ta vrasë ujkun, tekst plus për maturantët: zgjedhje dhe analizë e poezisë së Ali Podrimjes, Alb-ass Tiranë, Tetovë dhe Libri Shkollor, Prishtinë, 2002.
- Si ta lexojmë poezinë?, Alb-ass, Tetovë - Tiranë, 2004.
- Magjia e fjalës, Dukagjini, Pejë, 2003.
- Kronika letrare, Logos, Shkup, 2003.
- Vepra të zgjedhura, I, II, III, IV, Serembe, Shkup, 2004.
- Don Kishoti shqiptar, ASHAK, Prishtinë, 2005.
- Miti ballkanik te Kadareja, Onufri, Tiranë, 2007.
- Fjalë për fjalën, Serembe, Shkup, 2008.
- Dëshmi letrare, ASHAK, Prishtinë, 2008.
- Shtegtimi i metaforës, Toena, Tiranë, 2009.
- Don Kishoti shqiptar, Toena, Tiranë, 2010.
- Kënaqësia e leximit, ASHAK, Prishtinë, 2012.
- Azem Shkreli – lirika që la gjurmë të një epoke, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
- Dritëro Agolli – poeti lirik dhe prozatori i sfidave, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
- Fatos Arapi - poezia lirike që vendosi standard, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
- Kadare mund titanët e letërsisë, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
- Kim Mehmeti dhe imagjinata kreative, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
- Majlinda Nana Rama dhe universaliteti krijues i saj, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
- Zija Çela dhe tërmetet narrative, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
- Lirika dhe tradita letrare, studim, Agora, Tiranë, 2019.
- Një lexim i poezisë, Agora, Tiranë, 2022.
Në gjuhë të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Në maqedonisht:
- Antologija na albanskata poezija, Pro Littera, Shkup, 2004.
- Don Kihotot medju albancite, Kultura, Shkup, 2004.
- Skenderbeg (bashkëautor me Gane Todorovskin), ASHAM, Shkup, 2005.
- Në bullgarisht:
- Don Kihotot meždu albancite, Blgarski pisatel, Sofje, 2008.
- Në anglisht:
- Don Quixote among Albanians, St. Clement of Ohrid, National and University Library, Shkup, 2011.
Vlerësime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Urdhri "Nderi i Kombit" (Dorëzuar nga ish-presidenti Bujar Nishani)
- Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
- Penda e Artë, nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë
- Çmimi shtetëror "11 Tetori" (Maqedoni e Veriut)
- Çmimi kritik "Dimitar Mitrev" (Maqedoni e Veriut)
- Çmimi kombëtar për vepër jetësore "Azem Shkreli", nga Ministria e Kulturës së Kosovës
- Çmimi i Madh Kombëtar "Harpa 2015"
- Çmimi "Poeteka"
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pages using infobox writer with unknown parameters
- Biografi shqiptare
- Shkrimtarë shqiptarë
- Akademikë shqiptarë
- Publicistë shqiptarë
- Lindje 1934
- Njerëz nga Resnja
- Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut
- Profesorë të Universitetit të Prishtinës
- Anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
- Anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut
- Absolventët e Universitetit të Shkupit
- Albanologë nga Maqedonia e Veriut