Ali Progri
Ali Progri | |
---|---|
U lind më | 10 tetor 1929 (95 vjeç) Devoll |
Vdiq më | 24 Mars 2009 |
Kombësia | Shqiptar |
Edukimi | Universiteti i Kievit |
Çmime | “Mësues i Merituar” “Nderi i kombit“ |
Ali Progri (lindur në Progër të Devollit, më 10 Tetor 1929) është një ndër themeluesit e Universitetit të Tiranës, drejtor historik për rreth 27 vjet i Politeknikumit të Tiranës, sot Harry Fultz dhe njohës i i teknikës mekanike. Profesor Aliu ka qenë pjesëmarrës aktiv në Luftën nacionalçlirimtare. Për këtë kontribut të tij, Kuvendi i Shqipërisë e dekoroi atë me Medaljen e Çlirimit e të Kujtimit.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi mbaroi shkollën e mesme, në vitet 1948-1953, ai do të ishte student në Institutin e Lartë Politeknik në Kiev. Pas kthimit në Shqipëri, rezultatet e larta do ta rreshtonin atë në një ndër themeluesit e Universitetit të Tiranës, i cili u krijua atë vit, për të marrë më pas dhe postin e Zëvendësdekanit të Fakultetit të Inxhinierisë. Falë përvojës në këtë fushë, profesor Aliu, siç e thërrisnin të gjithë, do të emërohej dhe Drejtor i Drejtorisë së Arsimit të mesëm profesional në Këshillin e Ministrave. Njeriu që njihte shumë mirë teknikën mekanike, emërohet nga Ministria e Industrisë kryeinxhinier në Uzinën e Traktorëve, që më pas u shndërrua dhe kombinat i Autotraktorëve. Por nga pjesa më e madhe e njerëzve, profesor Aliu do të mbahet mend nga shumë breza që kaluan nëpër bankat dhe auditorët e Politeknikumit “7 Nëntori”, në postin e drejtorit, institucion që ai e drejtoi për rreth 27 vjet, edhe sot e kësaj dite njëra nga vajzat e tij Silvana Beqaj (Progri) aktualisht drejtuese e gjimnazit me orientim gjuhësor “Asim Vokshi” në Tiranë vazhdon të ndjekë hapat e të atit me po të njëjtin përkushtim dhe seriozitet. Profesor Aliu mban titullin “Mësues i Merituar” dhe më pas iu akordua titulli “Nderi i Kombit” nga presidenti Bujar Nishani.
U nda nga jeta në 24 mars 2009 në moshën 80-vjeçare.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- http://www.arkivalajmeve.com/Ndahet-nga-jeta-Ali-Progri-themeluesi-i-Politeknikumit.216521/ Arkivuar 23 janar 2020 tek Wayback Machine
- http://top-channel.tv/2009/03/24/ndahet-nga-jeta-ali-muharrem-progri/
- http://www.botasot.info/shqiperia/684514/profesor-ali-progri-dekorohet-nderi-i-kombit/