Jump to content

Shkolla e gjuheve te huaja "Asim Vokshi"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjimnazi me orientim gjuhësor 'Asim Vokshi' është e vetmja shkollë me orientim gjuhësor dhe për zhvillimin e gjuhëve të huaja. Në të mësohen gjuhet : Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Spanjisht, Italisht, Rusisht dhe Turqisht.

Emrin e ka marrë nga patrioti i njohur Asim Vokshi. Ndodhet ne rrugën e Elbasanit dhe deri në vitet 2000 ka pasur edhe një konvikt i cili u privatizua si godine dhe iu kalua Universitetit Privat Luarasi.

Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja u hap në Tiranë më 15 shtator të vitit 1965. Ajo e filloi veprimtarinë e saj me mësimin e gjuhëve : Anglisht, Frengjisht, Rusisht dhe Latinisht. Që nga viti 1980 në shkollë filluan të jepen në gjuhë të huaj edhe disa lëndë të përgjithshme si Histori, Gjeografi etj. Në vitin shkollor 1979–1980 u futën në shkollë edhe gjuhët italisht, gjermanisht dhe spanjisht. Mësimi i tyre zgjati për një periudhe 4-vjecare, për t'u rihapur përseri në vitin 1990. Në vitin 1998 u hapën seksionet dygjuhëshe italisht-shqip dhe frëngjisht-shqip. Ne vitin 2004, ne degët e gjuhëve të huaja ndryshoi plani mësimor dhe u krijua mundësia që çdo nxënës të mësojë tri gjuhë të huaja nga dy që ishin më parë si dhe u futën lëndët e informatikës e të psikologjisë.

Në vitin 1997 shkolla mori emrin "Asim Vokshi".

Në vitin shkollor 2009, shkolla u përfshi në reformën arsimore. Në vitin 2010 shkolla u kthye në gjimnaz me orientim gjuhësor ndërsa në vitin 2011 përfundoi rikonstruksioni i plotë i shkollës. Aktualisht shkolla numëron 987 nxënës dhe mbi 60 mësues. Për vitin shkollor 2017–2018 gjuha Turke ishte një risi dhe aktualisht klasat e dhjeta e filllojnë me tri gjuhë të huaja.

Aktualisht shkolla drejtohet nga Mirela Reqica.

Struktura e shkollës është e njëjtë me gjimnazin; zhvillohet kurrikula bërthamë, kurrikula me zgjedhje të detyruar dhe kurrikula me zgjedhje të lire , në të cilat nxënësi mund të zgjedhë lëndët dhe modulet që ka dëshirë sipas orëve të planifikuara.

Programi dhe plani mësimor u krijon mundësinë nxënësve që pas diplomimit, tëvazhdojnë studimet jo vetëm në degët e gjuhëve të huaja,  por edhe në degë të tjera tëuniversiteteve brenda dhe jashtë vendit.

Nxënësi mund të grumbullojë gjatë tre viteve të shkollimit deri në 94 kredite ( të detyrueshme janë 90 kredite për t'u pranuar në provimet e Maturës Shtetërore).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. http://shqiptarja.com/sociale/2750/asim-vokshi-percaktohen-kushtet-e-rregullat-e-regjistrimit-230578.html Arkivuar 24 gusht 2015 tek Wayback Machine
  2. https://www.asimvokshi.com/stafi Arkivuar 17 janar 2022 tek Wayback Machine
  3. http://www.dartiraneqytet.edu.al/index.php/njoftime/146-njoftim-per-regjistrimet-gjimnazi-gjuhesor-asim-vokshi-tirane Arkivuar 29 korrik 2021 tek Wayback Machine
  4. http://www.tirana.al/directory/listing/shkolla-asim-vokshi[lidhje e vdekur]
  5. http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/07/28/gjimnazi-asim-vokshi-ne-fund-te-gushtit-nisin-regjistrimet/
  6. http://www.frekuenca.com/shkolles-asim-vokshi-i-shtohet-nje-tjeter-gjuhe-e-huaj-ne-programin-mesimor-fotovideo/ Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine
  7. https://javanews.al/mesimi-online-i-veshtire-por-jo-i-pamundur/
  8. https://www.zgjohushqiptar.info/2020/08/rifillimi-i-shkolles-me-shume-pyetje-se-pergjigje.html

'