Allison Mack

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Allison Mack Smallville

Allison Mack (e lindur më 29 korrik 1982) është një aktore amerikane. Ajo njihet për rolin e Chloe Sullivan në Smallville.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mack ka lindur në Preetz, Schleswig-Holstein, Gjermani me prindër amerikanë, Mindi dhe Xhonatan Mek. I ati i saj ishte një këngëtar opera që performonte në Gjermani. Familja Mack u rikthye në Amerikë kur Allison ishte vetëm 2 vjeç. Ajo ka një vëlla më të madh, Shannon, dhe një motër më të vogël, Robyn.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ajo e filloi karrierën e saj si aktore në moshën 4 vjeçare në publicitete për "German Chocolate".[1] Mack më pas provoi modelimin për një periudhë kohe sepse mamaja e saj mendonte se ajo "dukej bukur në rroba." Ajo filloi të studionte Hapësira e Aktorëve të Rinj në Los Angeles kur ishte 7 vjeç.

Roli i parë i madh televiziv i saj ishte në një episod të serialit 7th Heaven (Qielli i Shtatë), në të cilën ajo fitoi një audiencë të madhe duke luajtur një vajzë adoleshente që pret veten. Në 2000, ajo performoi në serialin Opposite Sex (Seksi i Kundërt). Ajo gjithashtu performoi së bashku me kolegun e saj në Smallville Sam Jones III në një miniserial The Nightmare Room (Dhoma e Maktheve). Filmografia e saj përfshin debutin e drejtuar nga Eric Stoltz, My Horrible Year !, në të cilin ajo luan një vajzë që ka vështirësi në jetën e saj kur bëhet 16 vjeç, dhe Camp Nowhere.

Mack performon si Chloe Sullivan, shoqja më e mirë e Klark Kentit në serialin Smallville.

Në verën e 2006, zëri i saj u dëgjua si motra e personazhit kryesor në filmin The Ant Bully, të Warner Bros. Po në atë vit ajo bëri edhe zërin e një përgjegjëseje muzeu të quajtur Klea në një episod të Batmanit.

Në nëntor 2008, Mack filloi të drejtojë për herë të parë duke marrë përsipër episodin "Power" të Smallville, që u publikua më 29 janar 2009.Gabim referencash: Duke mbyllur </ref> mungon për etiketën <ref> që performoi një pjesë teatrale eksperimentale në Festivalin Prague Fringe.

Ajo bëri zërin e Power Girl në një premierë të animuar të Warnen, Superman/Batman : Armiqtë Publikë, të publikuar më 29 shtator 2009.

Në maj 2010 u bë e ditur se Mack nuk do të bënte pjesë në kastin e rregullt të sezonit të fundit të serialit Smallville, por që do të kthehej për disa episode.[2] Në Comic Con 2010 në San Diego u tha se Allison Mack mund të konsiderohej ende një aktore e rregullt e serialit, pasi ajo do të shfaqej në disa episode.[3]

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Titulli Roli Shënime
1989 Police Academy 6: City Under Siege(Akademia e Policisë 6: Qyteti nën rrethim) Vajza e vogël Film
I Know My First Name is Steven(E di se emri im është Stiven) Nettie Film televiziv
1990 Shangri-La Plaza Jenny Serial televiziv (1 Episod "Pilot")
Empty Nest(Foleja bosh) Gloria Serial televiziv (1 Episod: "There's No Accounting")
1991 Switched at Birth(E shkëmbyer në lindje) Normia Twigg Film
Living a Lie(Duke jetuar një gënjeshtër) Stella Film
1992 The Perfect Bride(Nusja e përsosur) Stefania e vogel Film
A Private Matter(Një cështje personale) Terri Finkbine Film
A Message from Holly(Një mesazh nga Holi) Ida Film
1993 Evening Shade(Hija e Natës) Julia Serial televiziv (2 Episode "The Diary of Molly Newton" & "The Dance")
Night Eyes Three Natalie Film
A Mother's Revenge(Hakmarrja e një nëne) Wendy Sanders Film
1994 Camp Nowhere(Kamping askund) Heather Film
1995 No Dessert, Dad, Till You Mow the Lawn(Nuk ka ëmbëlsirë, Babi, deri sa të kositësh lëndinën) Monica Cochran Film
Dad, the Angel & Me(Babi, ëngjëlli dhe unë) Andrea Film
Sweet Justice(Drejtësia e ëmbël) Jessica Serial televiziv (1 episod: "Broken Ties")
1996 Stolen Memories: Secrets from the Rose Garden(Kujtimet e vjdhura: Sekrete nga kopështi i trëndafilave) Katie Film
The Care and Handling of Roses(Kujdesi për trëndafilat) Bess Townsend Film
Unlikely Angel(Gjoja engjëll) Sarah Bartilson Film
1997 Honey, We Shrunk Ourselves Jenny Szalinski Film
Hiller and Diller Brooke Serial
1998 7th Heaven(Qielli i Shtatë) Nicole Jacob Serial (1 episod: "Cutters")
1999 Providence Alicia Serial (1 episod: "Good Fellows")
2000 Opposite Sex Kate Jacobs Serial (8 episode)
2001 Kate Brasher Georgia Serial (1 episod: "Georgia")
My Horrible Year! Nicola 'Nik' Faulkner Film
Smallville Chloe Sullivan Serial (2001–2011)
2002 The Nightmare Room(Dhoma e Maktheve) Charlotte Scott Serial (2 episode: "Camp Nowhere, Pjeset 1 & 2")
2003 Smallville: Kronika e Kloit Chloe Sullivan Serial Web (8 episode (2003–2004)
2006 Smallville: Kronika e Hakmarrjes Chloe Sullivan Serial Web (6 episode)
The Ant Bully Tiffany Nickle (zë) Film (i animuar)
The Batman Clea (zë) Serial (1 episod: "The Everywhere Man")
2008 Alice & Huck Alice Film i shkurtër
2009 You Quincey Film (Drama)
Miserable Old Beasts Sophie Film i shkurtër
Superman/Batman: Public Enemies Power Girl (zë) Film (i animuar)
2010 Smallville: Absolute Justice Chloe Sullivan Film
Riese the Series Marlise Serial Web (3 episode)
Frog Ajo Film i shkurtër
Purgatory Gruaja Film i shkurtër
Dirty Little Secret(Sekreti i vogel) Lauren Belle (ze) Serial online
Marilyn Marilyn Film
Blink Produsentja Film i shkurter

Çmimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Awards
Viti Çmimi Kategoria Puna Rezultati
2002 Teen Choice Award (Çmimi i zgjedhjes së adoleshentëve) Ndihmësja më e mirë në një serial Smallville e nominuar
2003 Teen Choice Award (Çmimi i zgjedhjes së adoleshentëve) Ndihmësja më e mirë në një serial Smallville e nominuar
2004 Teen Choice Award (Çmimi i zgjedhjes së adoleshentëve) Ndihmësja më e mirë në një serial Smallville e nominaur
2005 Saturn Award Aktorja ndihmëse më e mirë në televizion Smallville e nominuar
Teen Choice Award (Çmimi i zgjedhjes së adoleshentëve) Ndihmësja më e mirë në një serial Smallville e nominuar
2006 Teen Choice Award (Çmimi i zgjedhjes së adoleshentëve) Ndihmësja më e mirë në një serial Smallville e fituar
Saturn Award Aktorja ndihmëse më e mirë në televizion Smallville e nominuar
2007 Teen Choice Award (Çmimi i zgjedhjes së adoleshentëve) Ndihmësja më e mirë në një serial Smallville e fituar
2008 SyFy Genre Award Aktorja ndihmëse më e mirë Smallville e fituar
2009 Teen Choice Award (Çmimi i zgjedhjes së adoleshentëve) Ndihmësja më e mirë në një serial Smallville e nominuar

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Smallville Cast Bios Allison Mack" (në anglisht). The CW. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2011. Marrë më 5 maj 2011.
  2. ^ "Allison Mack Leaving Smallville" (në anglisht). TVGuide.com. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2010. Marrë më 7 korrik 2011.
  3. ^ "KryptonSite Smallville Comic-Con Interviews, Part V: Executive Producer Brian Peterson!" (në anglisht). Marrë më 11 prill 2011.

Lidhje te tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]