Jump to content

Shlesvig-Holshtajni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Schleswig-Holstein)
Flamuri zyrtar
Flamuri shtetëror Emblema
Statistika
Kryeqyteti: Kiel
Hapësira: 15.763,18 km²
Banorë: 2.831.835 (31 korrik 2006)
Dendësija e popullsisë: 180 Banorë në km²
Website:
ISO 3166-2: DE-SH
Politika
Kryeministri: Peter Harry Carstensen (CDU)
Partia në pushtet: CDU dhe SPD
Harta

Shlesvig-Holshtajn (Schleswing-Holstein, SH; frizish sqt. Slaswik-Holstiinj, daneze Slesving-Holsten, holandisht Sleswing-Holsteen) është republika më veriore e Republikës Federale e Gjermanisë. Që pas përfundimit të Luftës së dytë Botërore, Kiel është kryeqyteti i saj (më parë ishte vetëm rezidenc e prezidencës së lartë, kurse kryeqyteti ishte Schleswing). Me një sipërfaqe prej 15.761,4 km² është teritori më i vogli pas Saarland-it. Shlesvig-Holshtajni kufizohet në veri me Kufirin kryesor të Danimarkës (Danimarka), në jug me Hamburg, Mecklenburg-Vorpommern dhe me Niedersachsen. Shlesvig Holstajni është landi më verior i Gjermanisë. Kryqyteti i landit është Kiel. Landi Shlesvig-Holstajn është themeluar më 1946, sipas ish provincës prusjane.

Qarqet administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Qarqet në Shlesvig-Holshtajn

Qarqet në Shlesvig-Holshtajn janë:

  1. Qarku i Dithmarschen
  2. Qarku i Herzogtum Lauenburg
  3. Qarku i Nordfriesland
  4. Qarku i Ostholstein
  5. Qarku i Pinneberg
  6. Qarku i Plön
  7. Qarku i Rendsburg-Eckernförde
  8. Qarku i Schleswig-Flensburg
  9. Qarku i Segeberg
  10. Qarku i Steinburg
  11. Qarku i Stormarn

dhe 4 komuna:

  1. Kiel (KL)
  2. Lübeck (HL)
  3. Neumünster (NMS)
  4. Flensburg (FL)

Për 400 vjet me rradhë historia e këtij landi ka qenë e lidhur ngushtë me atë të familjes mbretërore daneze. Edhe sot në veri të landit jetojnë 50 mijë danezë. 2,8 milionë banorët e Shlesvig- Holstajnit e fitojnë bukën kryesisht në sektorin e shërbimeve.

Informacione për Shlesvig - Holstajn:

  • Popullsia : 2,8 milionë banorë
  • Sipërfaqja: 16000 kilometra katrorë
  • Faktor i rëndësishëm ekonomik: Sektori i shërbimeve
  • Kryeqyteti: Kiel
  • Data e themelimit :12 qershor 1946 (Pranimi i Kushtetutës provizore)
  • Faqja zyrtare e internetit : http://www.schleswig-holstein.de Arkivuar 16 prill 2015 tek Wayback Machine

Turizmi është një sektor që luan rol të madh në këtë land të mbushur me ishuj dhe brigje detare. Në dekadat e fundit Shlesvig - Holstajn është kthyer nga një vend agrar dhe prodhues varkash në një vend të industrisë me teknologji të lartë. Të rëndësishme janë sektorët e mjekësisë, energjisë dhe teknikës së ambientit, ekonomia maritime, teknologjia informacionit dhe prodhuesit e lëndëve ushqimore.

Shlesvig - Holstajn ofron mundësira edhe në fushën e kulturës. Në Lybek mund të vizitohet shtëpia e Buddenbrook-ëve, për të cilën tregohet në veprat e shkrimtarit nobelist Thomas Mann dhe vëllait të tij Hajnrih Man. Festivalet muzikore dhe të filmit tërheqin shumë publik në muajt e verës.

Arsimimi

Sporti