Jump to content

Altin Haxhi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Altin Haxhi
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAltin Haxhi
Datëlindja (1975-06-17) 17 qershor 1975 (49 vjeç)
VendlindjaGjirokastër, Shqipëri
Gjatësia1.75 m (5 ft 9 in)
PozicioniMbrojtës i majtë
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1994–1996Shqiponja45(10)
1996–1998Panachaiki45(0)
1998–2000Litex Lovech47(9)
2000–2003Iraklis Thessaloniki60(0)
2003–2004CSKA Sofia19(0)
2004–2005Apollon Kalamarias24(4)
2005–2006Anorthosis16(0)
2006–2007Ergotelis32(3)
2007–2010APOEL47(1)
2010–2012Apollon Kalamarias19(3)
Gjithsej374(30)
Karriera ndërkombëtare
1995–2009Shqipëria67(3)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Altin Haxhi lindi më 17 qershor 1975 në Gjirokastër, ku edhe fillojë të merret me këtë sport. Në qytetin e lindjes u angazhua në skuadrën e qytetit Shqiponja Gjirokastër që në vitin 1993 deri më 1996.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Haxhi e nisi karrierën e tij si profesionist në vitin 1994 me klubin e qytetit të lindjes Shqiponja. Në vitin 1996, ai u transferua në Greqi te Panachaiki, ku luajti për dy vite në elitën e futbollit grek. Në vitin 1996, ai kaloi Litex Lovech në Bullgari, ku zhvilloi performanca pozitive. Edhe pse në rolin e mbrojtësit të mbajtë, Haxhi regjistroi 9 gola në 47 ndeshje. Në vitin 2000, ai u rikthye në Greqi duke firmosur për Iraklis Thessaloniki, klub ku do të qëndronte për tre sezonet e ardhshme. Në sezonin 2003–04, Haxhi luajti në Bullgari për CSKA Sofian, kurse në verën e vitit 2004, ai u transferua në Qipro ku dhe mbylli karrierën në vitin 2012. Gjatë kësaj kohe, Haxhi për klube si Apollon Kalamarias, Anorthosis, Ergotelis, APOEL dhe Apollon Kalamarias.

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Haxhi ka qënë pjesë e kombëtares shqiptare në periudhën 1995–2009. Me 67 paraqitje, ai është në listën e dhjetë lojtarëve me më shumë ndeshje të luajtura në historinë e Shqipërisë.[1] Debutimi i Haxhit erdhi më 30 nëntor 1995 në fitoren 2–0 në një ndeshje miqësore ndaj kombëtares së sapoformuar Bosnja dhe Hercegovina.[2]

Në shkurt 2015, Haxhi u shpall konsull nderi i Shqipërisë në Bullgari.[3]

  1. ^ "Altin Haxhi" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 9 janar 2020.
  2. ^ "Bilanci historik Shqipëri – Bosnjë-Hercegovinë". Radio Televizioni Shqiptar. 28 mars 2017. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2017. Marrë më 10 janar 2020.
  3. ^ "Altin Haxhi, konsull nderi i Shqipërisë në Bullgari". Panorama Sport. 8 shkurt 2015. Marrë më 9 janar 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]