Andi Zeqiri
Të dhënat personale | |||
---|---|---|---|
Data e lindjes | 22 qershor 1999 | ||
Vendi i lindjes | Lausanne, Zvicër | ||
Gjatësia | 1.85 m | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Informacionet për klubin | |||
Klubi aktual | Lausanne | ||
Numri | 9 | ||
Karriera në rini | |||
2008–2011 | Stade Lausanne-Ouchy | ||
2011–2017 | Lausanne | ||
2016–2017 | → Juventus (huazuar) | ||
Karriera profesioniste* | |||
Vitet | Klubi | Ndesh.† | (Gls)† |
2015– | Lausanne | 93 | (28) |
2016–2017 | → Juventus (huazuar) | 0 | (0) |
Ekipi kombëtar‡ | |||
2013–2014 | Zvicra U15 | 3 | (1) |
2014–2015 | Zvicra U16 | 7 | (3) |
2014–2016 | Zvicra U17 | 13 | (4) |
2016–2017 | Zvicra U18 | 7 | (3) |
2015–2017 | Zvicra U19 | 13 | (2) |
2016 | Zvicra U20 | 1 | (1) |
2018–2019 | Zvicra U21 | 7 | (6) |
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 2 gusht 2020. † Ndeshje (Gola). |
Andi Avdi Zeqiri (lindur më 22 qershor 1999) është një futbollist profesionist kosovar që luan si një qendërsulmues për klubin zviceran Lausanne.
Karriera në klub[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Karriera e hershme dhe Lozana[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Zeqiri në moshën 9 vjeç, filloi të luante futboll në ekipin vendas Stade Lausanne-Ouchy, ku pas tre vjetësh u transferua në Lozanë,[1] dhe ai me ekipet e të rinjve luajti 24 ndeshje dhe shënoi 15 gola. Më 22 maj 2015, Zeqiri bëri debutimin e tij si një futbollist profesionist në një humbje 2–1 larg ndeshjes kundër Le Mont, pasi erdhi si zëvendësues në minutën e 71-të në vend të Anđelko Savić.[2]
Huazimi në Juventus[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Më 30 gusht 2016, Zeqiri u bashkua me ekipin e Campionato Primavera 2 të Juventusit, në një hua sezonale me një mundësi për të blerë.[3] Më 1 tetor 2016, ai bëri debutimin e tij në një fitore 2–0 në shtëpi kundër Sassuolo pasi erdhi si zëvendësues në minutën e 68-të në vend të Moise Kean.[4]
Kthimi nga huazimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Më 1 korrik 2017, Zeqiri u kthye në Swiss Super League në Lozana. Më 12 gusht 2017, ai luajti ndeshjen e parë pas kthimit në raundin e parë të Kupës së Zvicrës 2017–18 kundër NK Pajde Möhlin pasi erdhi si zëvendësues në minutën e 89-të në vend të Gabriel Torres.[5]
Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Zvicra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nga viti 2013, deri në vitin 2019, Zeqiri ka qenë pjesë e Zvicrës në nivelin ndërkombëtar të të rinjve, përkatësisht ka qenë pjesë e ekipeve U15, U16, U17, U18, U19, U20 dhe U21 dhe ai me këto ekipe luajti 51 ndeshje dhe shënoi 20 gola.
Kosova[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Më 17 qershor 2020, babai i Zeqirit konfirmoi se ai ka marrë pasaportën kosovare dhe është në proces të kompletimit të dokumenteve të nevojshme, të cilat do ta lejonin atë të luante për Kosovën.[6] Më 30 gusht 2020, Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës konfirmoi se ai ishte planifikuar të thirret nga Kosova në tetor 2020 për Play-Off- et kualifikuese të UEFA Euro 2020 kundër Maqedonisë së Veriut dhe për ndeshjet e Ligës së Kombeve të UEFA-s 2020–21 kundër Sllovenisë dhe Greqisë.
Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Zeqiri lindi në Lozanë të Zvicrës nga prindër shqiptarë të Kosovës nga fshati Talinoc i Muhaxhirëve të Ferizajt.[7]
Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Klub[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Redaktuar më 2 gusht 2020[8]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinentale | Tjera | Total | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Apps | Goals | Apps | Goals | Apps | Goals | Apps | Goals | Apps | Goals | ||
Lausanne | 2014–15 | Swiss Challenge League | 3 | 0 | 0 | 0 | — | 3 | 0 | |||
2015–16 | 14 | 2 | 2 | 1 | — | 16 | 3 | |||||
2016–17 | Swiss Super League | 0 | 0 | 1 | 0 | — | 1 | 0 | ||||
2017–18 | 19 | 2 | 2 | 0 | — | 21 | 2 | |||||
2018–19 | Swiss Challenge League | 24 | 7 | 1 | 1 | — | 25 | 8 | ||||
2019–20 | 33 | 17 | 4 | 5 | — | 37 | 22 | |||||
Total | 93 | 28 | 10 | 7 | — | 103 | 35 | |||||
Total në karrierë | 93 | 28 | 10 | 7 | — | 103 | 35 |
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Andi Zeqiri (17) ist das nächste Schweizer Supertalent" (në gjermanisht). Blick. 13 tetor 2016.
- ^ "Le Mont vs. Lausanne-Sport 2–1". Soccerway (në anglisht). Marrë më 22 maj 2015.
- ^ "Le Lausannois Zeqiri fait le grand saut à la Juventus". Swiss Football League (në frëngjisht). 30 gusht 2016.
- ^ "Juventus Primavera–Sassuolo 2–0". Juventus Club Malta (në maltisht). 1 tetor 2016.
- ^ "NK Pajde – FC Lausanne-Sport 1:3". WorldFootball.net (në anglisht). Marrë më 12 gusht 2017.
- ^ "Ekskluzive: Flet babai i Andi Zeqirit; Andi e ka zgjedhur Kosovën!". Futbolli.info. 17 qershor 2020.
- ^ "ZYRTARE: Talenti 17 vjeçar nga Ferizaji prezantohet te Juventusi (FOTO)". Lajmi.net. 30 gusht 2016.
- ^ Andi Zeqiri në Soccerway
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Andi Zeqiri në Soccerway