Pasaporta e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pasaporta e Kosovës
Faqja e brendshme e Pasaportës

Pasaporta e Kosovës (serbisht: Косовски пасош Kosovski pasoš) është një dokument identifikimi dhe udhëtimi që u lëshohet qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ky dokument bën të mundur udhëtimet ndërkombëtare dhe është pronë e shtetetit të Kosovës. Kompetenca për lëshimin e pasaportave i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Autoritetet kanë filluar lëshimin e pasaportave biometrike nga tetori i vitit 2011.[1]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran më 17 shkurt 2008. Menjeherë pas miratimit të ligjit themeltar të shtetit, Kushtetutës, Autoritetet filluan lëshimin e pasaportave për qytetarët e Republikë së Kosovës. Ky ndoshta është dokumenti më i rëndësishëm emblematik pasi bëhet lajmëtar i mëvetësisë së Kosovës në mbarë rruzullin tokësor.

Sidoqoftë Kosova akoma nuk njihet si shtet nga të gjitha kombet e botës dhe si rrjedhim edhe pasaporta e saj has në vështirësi nëpër vendkalimet kufitare apo nga konsullatat e huaja për lëshimin e vizave. Popullata e Kosovës, përgjatë viteve ka pasur nëpër duar pasaporta me mbishkrime të ndryshme:

Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për t’u pajisur me pasaportë të RKS aplikuesit në të gjitha rastet duhet të paraqiten personalisht në Ambasadë/ Konsullatë.

1.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për personat mbi 16 vjec
  • Kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie
  • Pasaporta paraprake e skaduar nëse pala ka pasur një të tillë
  • Dëshmi e pagesës për pasaportë
2.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për personat nën 16 vjec
  • Çertifikatën e lindjes
  • Çertifikatë shtetësie
  • Dëshminë e identitetit të prindërve (letërnjoftim, pasaportë e RKS, patentë- shofer)
  • Çertifikatë e vdekjes së prindit në rast vdekje
  • Vendimin e gjykatës për përkujdesje të fëmijës në rast se prindërit janë të ndarë
  • Autorizimi ligjor origjinal i legalizuar nga noteri në rast të mungesës së njërit prind
  • Çertifikata e vendbanimit e RKS
  • Dëshmia e pagesës për pasaportë
3.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit për personat mbi 16 vjec
  • Një kopje të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie
  • Pasaportën e dëmtuar (nëse aplikon për shkak të pasaportës së dëmtuar)
  • Raportin origjinal të policisë të shtetit ku ka humbur (nëse aplikon për shkak të humbjes së pasaportit, brenda tre muajve nga data e humbjes)
  • Vendimin e formës së prerë të gjykatës kompetente  në rast të konfiskimit të pasaportit
  • Dëshmia e pagesës për pasaportë
4.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit për personat nën 16 vjec
  • Pasaportën e dëmtuar (nëse aplikon për shkak të pasaportës së dëmtuar)
  • Raportin origjinal të policisë të shtetit ku ka humbur (nëse aplikon për shkak të humbjes së pasaportit, brenda tre muajve nga data e humbjes)
  • Dëshminë e identitetit të prindërve (letërnjoftim, pasaportë e RKS, patentë- shofer)
  • -    Vendimin e gjykatës për përkujdesje të fëmijës në rast se prindërit janë të ndarë
  • Autorizimi ligjor origjinal i legalizuar nga noteri në rast të mungesës së njërit prind
  • Vendimin e formës së prerë të gjykatës kompetente  në rast të konfiskimit të pasaportës
  • Dëshmia e pagesës për pasaportë
5.    Dokumentet e nevojshme për ndërrimin/ripërtrirjen e të dhënave për personat mbi 16 vjec
  • Kopjen e letërnjoftimit të ndërruar/ripërtërirë
  • Pasaportën e vjetër
  • Dëshmia e pagesës për pasaportë
6.    Dokumentet e nevojshme për ndërrimin/ripërtrirjen e të dhënave për personat nën 16 vjec
  • Pasaportën e vjetër
  • Vendimin për ndryshimin e të dhënave (për rastet e ndërrimit)
  • Fotografinë elektronike (në rast të ripërtrirjes)
  • Çertifikatën e vendbanimit
  • Dëshmia e pagesës për pasaportë

Tiparet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasaporta aktuale e Kosovës tani është biometrike. Ngjyra është e kuqe, me stemën e Republikës së Kosovës në mes të kopertinës. Fjalët "REPUBLIKA E KOSOVËS" dhe "PASAPORTË" janë të shkruara ne gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Edhe të dhënat personale në faqen e brendshme janë të shkruara në të tria këto gjuhë.

Pasaporta kosovare përputhet me shumë standarde të rekomanduara nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil si: përmasat, elementë sigurie, modeli, etj.

Për shtetasit mbi 18 vjeç pasaporta ka vlefshmëri 10 vjeçare nga data e lëshimit.

Pasaporta e Republikës së Kosovës lëshohet në katër variante: Pasaportë e zakonshme, Pasaportë diplomatike, Pasaportë zyrtare dhe Dokument udhëtimi.

Udhëtimet pa viza[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kosova lëshon pasaporta biometrike në 2011". Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2011. Marrë më 4 gusht 2011.