Arben Zeqiri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Arben Zeqiri
Të dhëna personale
Datëlindja 30.05.1981
Vendlindja Gjilan, Kosovë
Gjatësia 1.70cm
Pozicioni Mesfushorë
Numri 8
Klubet e të rinjve
Vitet Klubi
1999-2005 SC Gjilani
Klube profesioniste
Vitet Klubi Ndeshje (Gola)
2005-2013 SC Gjilani, KF Drita (Gjilan), Kosova P. 250 (60)
Trajner
2015-2020 Sh.F.Koha


Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

ArbenZeqiri.jpg

Arben Zeqiri karrierën si futbollist e filloi në vitin 1993 në shkollën e futbollit të SC Gjilani. Që nga fëmijëria u shqua me talentin e tij prej një mesfushori premtues për ti kaluar me shumë sukses të gjitha grupmoshat e kësaj shkolle dhe për tu kompletuar si një mesfushor që do ti japë shumë futbollit gjilanas dhe atij kosovar. Gjatë karrierës së tij më shumë i mbrojti ngjyrat e SC Gjilani derisa për KF Drita (Gjilan) luajti për një vit e gjysmë, dhe për një periudhë të shkurtër kohore ishte edhe në Kosova P., ku gjithnjë u shqua me tiparet prej një mesfushori kreativ e që i jepte bukuri e imagjinatë lojës së ekipit të vet. Në vitet 2016-17 ka punuar si trajner i përgatitjes së përgjithshme fizike në Dubai, konkretisht në Gardën Presidenciale të Emiratet e Bashkuara Arabe.[1]


Karriera Futbollistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shquhej me goditje atraktive nga distanca, me gola efektiv nga goditjet e lira dhe me asistimet për bashkëlojtaret e tij derisa, shumë gazetarë, trajnerë, simpatizues dhe ekspertë të futbollit vendor e krahasuan me futbollistin holandez Wesley Sneijder ngase i ngjante shumë në mënyrën e njëjtë të stilit të lojës.[2] Kishte lëndime të shpeshta për tu operuar katër herë, të cilat ndikuan që karriera e tij të jetë më e shkurtër, por të cilat nuk e penguan që shpesh të luaj i lënduar e të jap më të mirën për klubin e GJILANI-t duke pasur mbi 250 paraqitje zyrtare gjatë karrieres së tij dhe mbi (60 gola). Sidomos shkëlqente ne derbit lokal kundër DRITËS dhe zakonisht shpallej lojtari më i dalluar i këtyre ndeshjeve derbi. Në vitet (2002.2003,2007,2008 dhe 2009) ishte ndër mesfushoret më produktiv e më të kërkuar në futbollin kosovar, nga ekipet më me nam në futbollin kosovar si KF Prishtina, KF Trepça 89', KF Vëllaznimi etj. por për arsye familjare e private, gjithnjë luajti në qytetin e lindjes për klubet e qytetit GJILANIN dhe DRITËN. Në vitin 2002 zgjedhet sportisti i ri më i mirë në qytetin e Gjilanit, derisa kulmin e suksesit individual si sportist e arrin në vitin 2007 ku në një konkurrencë shumë të fortë, zgjedhet futbollisti më i mirë dhe sportisti më i mirë i vitit në qytetin e Gjilanit. Në vitin 2007 për herë të parë pas vitit 2001, KF GJILANI luftonte për titullin e kampionit falë paraqitjeve dhe golave spektakolarë të tij. Në vitin 2001 dhe 2002 ishte (Finalist i kupës së Republikës së Kosovës) me KF GJILANI-n.

Shkollimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krahas karrierës së suksesshme futbollistike ka përfunduar me sukses të lartë studimet në (Fakultetin e Shkencave Sportive) në Prishtinë për të diplomuar në vitin 2004 në lëndën e futbollit te mentori i tij (Dr.sc.Bylbyl Sokoli), derisa në vitin 2011, pikërisht për ditëlindjen e tij me sukses të lartë mbron titullin (MAGJISTËR i shkencave sportive) në të njëjtin fakultet.

Që nga viti 2007 është mësimdhënës i shkencave sportive në Gjimnazi Zenel Hajdini, duke dhënë kontributin e tij prej pedagogu në edukimin e rinisë gjilanase dhe duke fituar tituj kampioni me gjimnazistët gjilanas në nivel komune regjioni dhe Republike, në shumë disiplina sportive.

ArbenZeqiri1.jpg

Jeta pas Futbollit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aktualisht është mësimdhënës i Edukimit Fizik dhe Sportit në Gjimnazin "Zenel Hajdini" në Gjilan. Kryen detyrën e bashkëpuntorit të jashtëm te Federata e Futbollit të Kosovës, duke punuar në projektin me fëmijët me nevoja të veçanta si dhe me projektin e masovizimit të lojës së futbollit, në zonat rurale.[3] Gjithashtu nga viti 2014 e deri më sot kryen detyrën e analistit të futbollit në televizionin Klan Kosova dhe në Kujtesa.[4]

Referencat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ http://kryelajmi.com/arben-zeqiri-therret-per-gjitheperfshirje-te-vajzave-ne-sporte/
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali origjinali më 20 maj 2021. Marrë më 20 maj 2021. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ https://www.gazetasheshi.com/zeqiri-gjilani-sot-ka-luajtur-pa-sulmes-tipik-por-e-mira-e-gjithe-kesaj-eshte-ardhja-e-besar-musollit/
  4. ^ https://gazetablic.com/ddds18u97323-2/[lidhje e vdekur]


Lidhje të Jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. https://www.youtube.com/watch?v=W5yV_O16X2Q
  2. https://www.youtube.com/watch?v=1pwmVkahGDQ
  3. https://www.youtube.com/watch?v=3UlFlumf_Go
  4. https://www.youtube.com/watch?v=cBkBw-T2xXM
  5. https://www.youtube.com/watch?v=yc-kjoj0JPM
  6. http://www.findglocal.com/XK/Gjilan/807603172619004/Shkolla-e-futbollit-KOHA