Ardita Statovci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Ardita Statovci.jpg

Ardita Statovci është pianiste shqiptare. Lindi në Prishtinë, Kosovë2 mars 1982 si vajza më e re e dy profesorëve të Universitetit të Prishtinës. Filloi mësimet për piano në klasën e Hadije Gjinalit dhe më pas tek Lejla PulaPrishtinë. Statovci mbaron maturën që në moshën 16 vjeçare, meqë kishte përfunduar disa herë nga dy vite shkollore brenda një viti shkollor. Që në moshën 15 vjeçare u pranua në Universitetin me renome “Mozarteum”SalzburgAustrisë ku në vitin 2007 përfundoi studimet e magjistraturës në klasën koncertale të Christoph Lieske, duke marrë vlerësimin maksimal nga juria internacionale.

Në vitin 2009 ajo studio me pianistin legjendar Menahem PresslerIndiana UniversityBloomington/SHBA. Përderisa studimet postgraduale ajo bëri me Boris Petrushansky dhe Franco ScalaAkademinë PianistikeImolaItalisë.

Statovci ka performuar si soliste me orkestra si (Mahler Chamber Orchestra, Mozart Orchestra (Bologna), Deutsche Kammerakademie Neuss, Haydn Orchester (Bolzano), Wiener Sinfonietta, Kammerorchester „Cis“, Filharmonia e Kosovës, Bad Reichenhaller Philharmonie, JSO Bern etj.), pastaj me recitale pianistike sidhe muzikë kamertale në shtete të ndryshme si: (Kosovë, Austri, SHBA, Zvicër, Itali, Maqedoni, Spanjë, Kroaci, Francë, Angli, Bosnjë,Hungari, Gjermani, Francë, Kinë, Slloveni, etj.

Ndërsa ajo bëri master klasë me Peter Donohoe, Stefan Arnold, Cyprien Katsaris, Thomas Larcher, Dubravka Tomsic, Elisabeth Leonskaja, Norman Shetler, Riccardo Risaliti, Paul Badura-Skoda, Carmen Piazzini, Arie Vardi dhe të tjerë.

Ka realizuar një numër inçizimesh dhe paraqitjesh televizive me interpretimet e saj për ORF-Ö1, RTK, RAI etj. Për arritje të jashtzakonshme si artiste e re, Statovci është shpërblyer shumë herë me bursa dhe çmime nga Gesellschaft für Musiktheater/Vjenë, Ministria Austriake për mësim, art dhe kulturë, nga Ministria Austriake për shkencë dhe hulumtim, nga “Internationale Mozarteum Stiftung” Salzburg, pastaj Piano Academy Birmingham/England, Rotary Club Salzburg, Fohnstiftung/Vjenë, në konkursin internacional pianistik RotaractSpanjë, në konkursin internacional IblaItali etj.

Ajo është fituese e cmimit “Bösendorfer” nga Universiteti Mozarteum, e garës zgjedhore Yehudi Menuhin Live Music NowSalzburg sidhe çmimeve Talent i Kosovës. Në ndërkohë, Statovcit i është ndarë shtetësia austriake.

Në 2008 u realizua CD e saj( me regjistrimet live të interpretimit të veprave të Brahms, Beethoven dhe Dutilleux).

Statovci është nominuar nga “Steinway & Sons” si Artiste e Re e Steinway-it.

Përvec tjerash ajo punon rregullisht me njërin nga dirigjentët më të njohur evropian Gustav Kuhn.

Pas debutimit të saj shumë të suksesshëm në mars 2010 në KonzerthausDortmundGjermanisë, si soliste në koncertin Nr. 1 të Schotakovich-it, pasuan kritika te shkëlqyera nga shtypi gjerman.

Në tetor 2010 recitali i saj pianistik në Schloss Goldegg u regjistrua dhe u transmetua nga ORF/Ö1 (kanali kryesor austriak).

Në prill 2011 Statovci është ftuar që të zëvendësoj Martha Argerich-in si soliste në koncertin e Ravel-it ne Sol-maxhor, duke punuar me orkestrat Mozart dhe Gustav Mahler Chamber Orchestra nën dirigjimin e Claudio Abbado-s.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]