Arkitektura Çola
Mbretërit Chola sunduan në periudhën midis viteve 848–1280 dhe përfshijnë Rajaraja Cholan I dhe djalin e tij Rajendra Chola, që ndërtuan tempuj të tillë si Tempulli Brihadisvarar i Thanjavurit dhe Tempulli Brihadishvarar i Gangaikonda Cholapuramit, Tempulli Airavatesvara i Darasuramit dhe Tempulli Sarabesvara (Shiva), i quajtur edhe Tempulli Kampaharesvarar në Thirubhuvanam, ku dy tempujt e fundit gjenden pranë Kumbakonamit. Tre të parët mids katër tempujve të mësipërm janë emërtuar Tempujt e Mëdhenj Chola pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Indi. Periudha e Mbretërisë Chola (midis viteve 850 - 1250) ishte një kohë e përmirësimeve të vazhdueshme dhe rafinimit të Artit dhe Arkitekturës dravidiane. Sunduesit Chola e përdornin pasurinë e tyre të fituar nëpërmjet pushtimeve të kushtueshme në ndërtimin e tempujve jetëgjatë prej guri dhe skulpturave të mahnitshme prej bronxi. Sunduesit Chola ishin ndërtues mjaft pjellorë që nga koha e mbretit të parë Vixhajalaja Chola, pas të cilit ekziston vargu eklektik i Tempullit Vixhajalaja Chozhisvaram afër Nartamalait. Këta janë shembujt më të hershëm të tempujve dravidian të sundimit Chola. Djali i tij Aditja I ndërtoi mjaft tempuj rreth rajoneve të Kançit dhe Kumbakonamit.
Hyrje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempujt Chola u ndërtuan gjatë sundimit të Dinastisë Chola, e cila i ndërtoi tempujt sipas traditës së Dinastisë Pallava, që nga ana e tyre ishin të ndikuar nga shkolla Amaravathi e Arkitekturës. Artistët dhe artizanët Chola e zhvilluan më tej ndikimin e tyre nga shkollat e tjera të artit dhe arkitekturës dhe e ngritën dizajnin e tempujve Dravidian në maja më të larta.[1] Mbretërit Chola ndërtuan tempuj të shumtë përgjatë mbretërisë së tyre, që normalisht përfshinte fushat e Tamil Nadusë Qendrore dhe Veriore dhe në për disa kohë të gjithë Rajonin Tamil Nadu ashtu si dhe pjesët e afërta të Karnatakas dhe Andra Pradeshit modern. Në evoluimin e Arkitekturës Tempullore Chola mund të shihen tre faza kryesore, duke filluar me fazën e hershme, duke nisur nga Vijayalaya Chola dhe duke vazhduar deri te Sundara Chola, faza e mesme e Raxharaxha Cholas dhe Raxhendra Cholas, kur arkitektura e tyre arriti maja të papara më parë ose deri atëherë dhe faza përfundimtare gjatë periudhës së Chalukya Cholas së Kulotunga Cholas I deri në rënien e Mbretërisë Chola.
Ndërtimi i tempujve mori shtytje të fortë nga pushtimet dhe gjenia e Aditjas I, Parantakas I, Sundara Cholas, Raxharaxha Cholas dhe djalit të tij Raxhendra Cholas I. Raxhendra Chola I ndërtoi Tempullin Raxharaxha në Thanxhur të emërtuar sipas emrit të tij. Pjekuria dhe madhështia me të cilën u zhvilluan Arkitektura Chola gjeti shprehje në dy tempujt e Thanxhavurit dhe Gangaikonda Cholapuramit. Ai e shpalli veten e tij si Gangaikonda. Në një pjesë të vogël të brezit të Kaverit midis Tiruçi-Tanxhore-Kumbakonamit, në kulmin e pushtetit të tyre, sunduesit Chola lanë më shumë se 2300 tempuj, me brezin Tiruçi-Thanxhavur që kishte më shumë se 1500 tempuj. Tempulli madhështor i Shivës në Thanxhavur i ndërtuar nga Raxharaxhai I në vitin 1009 ashtu si dhe Tempulli Brihadisvarar i Gangaikonda Cholapuramit, të përfunduar rreth vitit 1030, janë të dy përmendore të përshtatshme për arritjet materiale dhe ushtarake të kohës së dy perandorëve Chola. Tempulli më i madh dhe më i lartë në Indinë e kohës së tij, Tanxhore Brihadisvarar është kulmi i Arkitekturës Indiano-Jugore.[6] Në fakt, dy mbretërit pasues Chola, Raxharaxhai II dhe Kulothunga III ndërtuan përkatësisht Tempullin Airavatesvara në Darasuram dhe Tempullin Kampaharesvarar Siva në Tribhuvanam, të dy tempujt në rrethinat e Kumbakonamit janë ndërtuar rreth viteve 1160 dhe 1200. Të katërt tempujt u ndërtuan përgjatë një periudhe prej afërsisht 200 vjetësh duke pasqyruar lavdinë, begatinë dhe qëndrueshmërinë e sundimit Chola. Në kundërshtim me përshtypjen popullore, sunduesit Chola përkrahën ndërtimin e një numri të madh tempujsh që u përhapën përgjatë shumicës së pjesëve të Perandorisë Chola. Këta përfshijnë 40 nga 108 Divya Desamët Vaishnavit nga të cilët 77 gjenden të shpërndarë në shumicën e Indisë Jugore dhe të tjerët në Andra dhe Indinë Veriore. Në fakt, Tempulli Ranganathasvami i Srirangamit, që është tempulli më i madh në Indi dhe Tempulli Nataraxhar në Chidambaram (megjithëse fillimisht i ndërtuar nga Dinastia Pallava me gjasa u mor në zotërim nga Dinastia Chola kur sundonin nga Kançi) ishin dy nga tempujt më të rëndësishëm të patronizuar dhe zgjeruar nga sunduesit Chola dhe nga koha e mbretit të dytë Chola, Aditja I, këta dy tempuj janë vlerësuar në mbishkrime si tempujt e hyjnive mbrojtëse të mbretërve Chola.
Sigurisht, dy Tempujt Brihadisvarar në Thanxhavur dhe Gangaikonda Cholapuram ashtu si dhe tempuj të tjerë të Shivës, përkatësisht Tempulli Airavatesvara i Darasuramit dhe Tempulli Sarabesvara (Shiva) që është gjithashtu popullor me emrin Tempulli Kampaharesvarar në Thirubhuvanam, të dy në rrethinat e Kumbakonamit, ishin tempuj mbretëror të Dinastisë Chola për të përkujtuar pushtimet dhe nënshtrimet e tyre të panumërta të rivalëve të tyre nga pjesët e tjera të Indisë Jugore, Dekan Ilangait ose Sri Lankas dhe rripave Narmada-Mahanadi-Gang. Por perandorët Chola theksuan qasjen e tyre jo të anëmbajtëse ndaj ikonografisë dhe besimit fetar duke e trajtuar hyjnitë tempullore të dy krijimeve të tjera të tyre të pashoqe, përkatësisht Tempullit Ranganathasvami kushtuar Vishnut në Srirangam dhe Tempullit Nataraxha në Chidambaram që faktikisht është shtëpia e të dy hyjnive, Shiva dhe Vishnu (i shtrirë si Govindaraxhari) për të qenë 'Kuladheivamët' ose hyjnitë e tyre mbrojtëse. Sunduesit Chola parapëlqenin gjithashtu të quanin vetëm këta dy tempuj që bujtin hyjnitë e tyre mbrojtëse si Koil ose 'Tempull', që përfaqësojnë vendet më të rëndësishme të adhurimit për ta, duke nënvizuar barazinë e tyre. Tempujt e sipërpërmendur janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCOs, të emërtuar si Tempujt e Mëdhenj Chola. Tempulli i Gangaikonda Cholapuramit, krijim i Raxhendra Cholas I, ishte ndërtuar me synimin që ti tejkalonte paraardhësit e tij në të gjitha aspektet. I përfunduar rreth vitit 1030, vetëm dy dekada pas tempullit në Thanxhavur dhe më së shumti në të njëjtin stil, rafinimi më i madh në pamjen e tij dëshmon gjendjen më të begatë të Perandorisë Chola nën sundimin e Rajendras.[7] Ky tempull ka një Siva linga më të madhe se ajo në Thanjavur, por Vimana e këtij tempulli është më e vogël në lartësi se ajo e Thanxhavurit. Periudha Chola është po ashtu e shquar për skulpturat e saj përgjatë gjithë botës. Midis ekzemplarëve ekzistues në muze përreth botës dhe në tempujt e Indisë Jugore mund të shihen shumë figura të rafinuara të Shivës në forma të larmishme, të Vishnut dhe bashkëshortes së tij Lakshmi ashtu si dhe të shenjtëve shaivit. Megjithëse përgjithësisht sipas konvencioneve ikonografike të vendosura nga tradita e gjatë, skulptorët në shekujt e XI dhe të XII punonin me liri të madhe për të arritur hijeshinë dhe madhështinë klasike. Shembulli më i mirë i kësaj mund të shihet në formën e Kërcimtarit Hyjnor Nataraja.[8] Dinastia Chola përveç tempujve të tyre, ndërtoi gjithashtu shumë ndërtesa si pallate, spitale dhe ndërtesa të shërbimeve publeke. Shumë ndërtesa të tilla përmenden në mbishkrimet e tyre dhe në kronikat bashkëkohëse. Pallati i artë që Aditya Karikala me gjasa ndërtoi për babain e tij Sundara Cholan është një shembull i ndërtesave të tilla. Gjithësesi, ndërtesa të tilla ndërtoheshin me materiale jo rezistente si druri dhe tullat e pjekura dhe kështu nuk i kanë dot mbijetuar kohës.
Periudha e hershme Chola
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dinastia Pallava ishte dinastia e parë e Indiano Jugore që njihet, e cila realizoi mjaft risi arkitekturore. Elementet e para të Arkitekturës tempullore dravidiane në Tamil Nadu u me shumë gjasa u realizuan gjatë kësaj periudhe. Arkitektura tempullore evoluoi nga tempujt e hershëm shpellorë dhe tempujt monolitikë të Mamallapuramit në tempujt Kailasanatha dhe Vaikuntaperumal të Kançipuramit. Ky stil arkitekturor formoi themelet nga nga të cilat Dinastia Chola, që ishte në kontakte të afërta me Dinastinë Pallava gjatë periudhës së tyre të rënies, morën disa mësime të vlefshme sipas Nilakanta Sastrit, në librin e tij A History of South India. Dinastia e hershme Chola ndërtoi tempuj të shumtë. Aditja I dhe Parantaka I ishin ndërtues mjaft prodhimtarë për besimin e tyre. Mbishkrimet e Aditjas I regjistrojnë se ai ndërtoi një numër tempujsh përgjatë brigjeve të lumit Kaveri. Këta tempuj ishin shumë më të vegjël në krahasim me strukturat e stërmëdha monumentale të Periudhës së mëvonshme Chola dhe ishin me gjasa struktura prej tullash në vend se me gurë apo shkëmbore. Vixhajala Cholisvarami pranë Pudukotait në Tamil Nadu është një shembull i hershëm i ndërtimtarisë së hershme Chola. Stili i kësaj strukture paraqet qartësisht ndikime Pallava në dizajn. Ai ka një planimetri të pazakontë të një garbhagrihe (vendi më i shenjtë i tempullit, ku qëndron statuja e hyjnisë) rrethore me një prakara katrore – korridor për ecjen rituale rreth garbhagrihas. Mbi të ngrihet vimana ose kulla në katër kate që zvogëlohen duke u ngjitur, ku tre të poshtmit janë katrorë, ndërsa i kreut është i rrumbullaktë. Çdo nivel është i ndarë nga tjetri nga një kornizë. E gjithë struktura është e kurorëzuar nga një kube që nga ana e saj është e kurorëzuar me një kalasa guri – një majëz. Brenda mureve mund të dallohen gjurmë të zbehta pikturash. Këto piktura datojnë jo më herët se shekulli i XVII. Tempulli i vogël i Nagesvara në Kumbakonam është po ashtu i të njëjtës periudhë. Tempulli Koranganatha në Srinivasanallur pranë Hirapallit është një shembull i periudhës së Parantakas I. Ky tempull është i vendosur në brigjet e lumit Kaveri dhe është një tempull i vogël me relieve të bukura skulpturore në çdo sipërfaqe. Baza e murit ka një rresht me kafshë mitike të skalitura që ishin një karakteristikë unike e Arkitekturës Chola. Kati i parë është bërë me tulla që kanë qenë suvatuar. Tempulli Muvarkovil në zonën e Pudukkottait u ndërtua nga një vasal i Parantaka Cholas II gjatë gjysmës së dytë të shekullit të X. Siç sugjeron edhe emri, kompleksi tempullor ka tre faltore kryesore që qëndrojnë krahë për krahë në një rresht, përgjatë drejtimit veri-jug, të drejtuara nga perëndimi. Nga këto tre faltore, vetëm dy, vimanat (kullat) qendrore dhe jugore ekzistojnë akoma. Nga faltorja e tretë ose veriorja ka mbetur vetëm bazamenti. Stili arkitekturor i këtyre faltoreve paraqet karakteristika të qarta të Tempujve të mëvonshëm Chola.[9]
Periudha e mesme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërtimtaria tempullor mori një shtysë të fortë nga pushtimet dhe gjenialiteti i Rajaraja Cholas dhe djalit të tij Raxhendra Cholas I.[10] Një numër faltoresh më të vogla u ndërtuan gjatë fazës së hershme të kësaj periudhe. Një shembull i shquar i këtyre faltoreve është Tempulli Tiruvalisvaram pranë Tirunelvelit. Tempulli është i mbuluar me relieve skulpturore të mirë-kompozuara dhe friza, ku disa përmbajnë edhe figura humoristike. E gjithë korniza e kullës së tempullit është e zbukuruar me dizajne gjethesh dhe bimësh kacavjerrëse. Shembuj të tjerë të tempujve të tillë mund të shihen në Tempullin Vaidjanatha në Tirumalavadi dhe Tempullin Utara Kailasa në Thanxhavur.[11] Maturia dhe madhështia në të cilën u zhvillua Arkitektura Chola gjen shprehje në tempujt madhështorë të Thanxhavurit dhe Gangaikonda Cholapuramit.[12] Tempulli madhështor i Shivës në Thanxhavur, i përfunduar rreth vitit 1009 është një përmendore e përshtatshme për arritjet materiale të kohës së Raxharaxhas.[13] Më i madhi dhe më i larti nga të gjithë tempujt indianë, ai është një kryevepër që përbën emblemën kulmore të Arkitekturës Indiano-Jugore.[13][14][15] Është në këtë tempull që mund të vërehen për herë të parë dy gopuramë (kulla të orientuar në të njëjtin drejtim. Ato janë të njëkohshme me vimanan kryesore dhe në mbishkrime referohen si Rajarajan tiruvasal dhe Keralantakan tiruvasal. Megjithë përmasat masive të gopuramëve, vimana, që ngrihej në mënyrë madhështore në lartësinë 58 metra, vazhdon të mbizotëroi dhe është vetëm në periudhën pasuese që do të merrte udhë një ndryshim gradimin e magnitudës.
[[File:Zoom View Entrance-Brihadisvara Temple.JPG|thumb|381px|Tempulli Brihadisvarar në Gangaikonda Cholapuram Dëshmitë mbishkrimore tregojnë se Rajaraja filloi ta ndërtonte këtë tempull në vitin e tij të 19-të të mbretërimit dhe u përfundua në ditën e 275-të të vitit të tij të 25-të të mbretërimit (viti 1010), duke marr vetëm 6 vjet për tu ndërtuar.[16] Raxharaxha e emërtoi këtë tempull si Raxharaxhesvaram dhe hyjninë Shiva në formën e lingas si Peruvudaijar, megjithëse tempulli është i njohur edhe sipas emrit të hyjnisë si Peruvudaiyarkovil. Në periudhën e mëvonshme sunduesit Maratha dhe Najakë ndërtuan faltore të ndryshme dhe gopuramë të tjerë në tempull. Në periudhën e movonshme kur gjuha sanskrite ishte më popullore gjatë sundimit Maratha tempulli u emërtua në sanskritisht si Brihadisvaram dhe hyjnia si Brihadisvara. Ky tempull mban në muret e tij dëshmi të gdhendura të procedurave të stërholluara administrative dhe financiare që lidhen me administrimin e përditshëm të tempullit. Mbishkrimet tregojnë, përveç një historie të përmbledhur të kohës, një një enumeracion të plotë të të gjithë imazheve metalike të vendosura në tempull. Duke numëruar rreth gjashtëdhjetë e gjashtë, këto ikona janë referuar me një përshkrim të detajeve të hollësishme të madhësisë, formës dhe kompozimit. Këto mbishkrime konsiderohen si një minierë ari për historianët e artit.
[[File:Chariot spoked wheel Darasuram.jpg|thumb|left|345px|Rrotë karroje në Tempullin Airavatesvarar në Darasuram rreth vitit 1200. Karroja e tërhequr nga kuaj përballë mandapës së tempullit është skalitur në mënyrë kaq të rafinuar sa përfshin edhe detajet më të vogla]] Tempulli është i vendosur brenda një fortese, muret e të cilës janë shtesa të mëvonshme të ndërtuara në shekullin e XVI nga Nayakët e Tanjores.[17] Vimana e lartë është rreth 60 metra e lartë dhe emërtohet si Dakshina Meru (Mali jugor). Shikhara (kullë tempullore) tetëkëndore qëndron mbi një bllok të vetëm graniti që peshon 81 tonë.[1][16] Mendohet se ky bllok u mbajt nga një shkallë e ndërtuar posaçërisht nga një vend 6 kilometra nga tempulli. Statuja të stërmëdha të Nandit (demi i shenjtë i Shivës) janë të vendosura në këndet e shikharas dhe Kalasa në majë të saj është rreth 3.8 metra e lartë. Vimana zbukurohet nga qindra figura prej stukoje, megjithëse ka gjasa që disa prej tyre mund të jenë shtuar gjatë periudhës Maratha. Idhulli kryesor është një lingam i stërmadh, i vendosur në shenjtëroren me dy kate dhe muret që rrethojnë atë i mahnisin vizitorët me muralet dhe skulpturat që ndodhen brenda. Tempulli është ndërtuar tërësisht prej graniti, në mënyrë interesante, në një vend ku nuk gjenden burime graniti.[1][16][18][19] Megjithëse Tempulli i Gangaikonda Cholapuramit ndjek planin e tempullit të madh të Thanxhavurit në shumicën e detajeve, ai ka karakteristika të vetat. Nga mbetjet mund të shihet se ai kishte vetëm një mur rrethues dhe një gopuram ndërsa tempulli i Thanjavurit ka dy mure rrethuese dhe dy gopuramë. Vimana është më e madhe në plan megjithëse jo aq e lartë, duke qenë 30.5 m2 në bazë dhe 56.7 m e lartë. Tempulli, që formon një drejtkëndësh të madh 103.6 m të gjatë dhe 33.5 m të gjerë zë mesin e një rrethimi të madh me mure të ndërtuar kryesisht për qëllime mbrojtëse. Vimana ka të njëjtin ndërtim si në Thanjavur, por numri i kateve që krijojnë formën piramidale është vetëm tetë, ndërsa në Thanjavur është 13. Ndryshimi më i rëndësishëm qëndron në futjen e lakoreve në vend të linjave të forta të drejta të vimanës së Thanxhavurit. Kulla piramidale është lehtësisht konkave në konturet e saj në kënde ndërsa anët janë të lakuara për të prodhuar një kontur disi konveks. Këto linja të lakuara theksojnë bukurinë e formës së vimanës megjithëse ato të tërheqin nga fuqia dhe madhështia e saj.[20][21]
Periudha e vonë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stili Kola vazhdoi të lulëzonte për një shekull më tej dhe e shprehu veten në një numër të madh tempujsh. Nga këta tempuj të mëdhenj dy mund të krahasohen me ata të Raxharaxhas dhe Raxhendras. Tempulli Airavatesvara në Darasuram pranë Thanxhavurit i ndërtuar gjatë mbretërimit të Rajaraja Cholas II është një strukturë madhështore tipike e fazës së zhvillimit arkitekturor të arritur në shekullin e XII. Ky tempull ka kolona me relieve artistike dhe dekorime në muret e tij, në një stil që i afrohet manierizmit, me një theksim në të gjymtyrëve dhe veçorive të lëmuara. Figurat më të mira midis tyre janë figurat në bazalt të errët në niket e tempullit të Dakshinamurtit, imazhi në krahun jugor të Shivës në qëndrim mësimi dhe në perëndim, Shiva duke dalë nga kolona e dritës për të bindur Brahman dhe Vishnun për superioritetin e tij. Mandapa ballore është në formën e një karroje të stërmadhe të tërhequr nga kuaj.[22][23] Shembulli përfundimtar i kësaj periudhe është Tempulli Kampahesvarar në Tribhuvanam pranë Kumbakonamit që ka mbijetuar në gjendje të mirë i riparuar nga siç u ndërtua nga Kulothunga Chola III.[22][24] Arkitektura e këtij tempulli është e ngjashme me tempujt në Tanjore, Gangaikonda Cholapuram dhe Darasuram.[25]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arti Chola
- Arkitektura dravidiane
- Arkitektura hindu
- Arkitektura e tempujve hindu
- Arkitektura Indiane
- Arkitektura Pallava
- Arkitektura Badami Chalukya
- Arkitektura Çalukja perëndimore
- Arkitektura e Karnatakas
- Arkitektura e Tamil Nadusë
- Tempujt e Mëdhenj Chola
- Lista e tempujve Chola në Bangalore
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Tripathi, Rama Sankar (1967). History of Ancient India (në anglisht). fq. 479. ISBN 81-208-0018-4.
- ^ K.A. Nilakanta Sastri: A History of South India; fq. 424–6
- ^ Karen Schreitmuller: Baedeker India; 2012, fq. 90
- ^ V. Perniola: “The Catholic church in Sri Lanka. The Portuguese period”; vol. II, fq. 366.
- ^ Rohan Bastin: The domain of constant excess : plural worship at the Munnesvaram temples in Sri Lanka; fq. 114
- ^ K.A. Nilakanta Sastri: A History of South India; 1955, fq. 421
- ^ R. Nagasamy: Gangaikondacholapuram, 1970
- ^ Imazhi prej bronxi i Natarajas në Tempullin Nagesvara në Kumbakonam është imazhi më i madh i njohur.
- ^ Nilakanta Sastri: A History of South India; fq. 420
- ^ Vasudevan, Geeta (2003). Royal Temple of Rajaraja: An Instrument of Imperial Cola Power (në anglisht). fq. 21–4. ISBN 81-7017-383-3.
- ^ Nilakanta Sastri: A History of South India; fq. 421
- ^ Nilakanta Sastri: A History of South India; fq. 387
- ^ a b Nilakanta Sastri: A History of South India; fq. 422
- ^ Keay, John (2000). India: A History (në anglisht). Harper Collins Publishers. fq. 216. ISBN 0-00-255717-7.
- ^ Vasudevan, Geeta (2003). Royal Temple of Rajaraja: An Instrument of Imperial Cola Power (në anglisht). fq. 45. ISBN 81-7017-383-3.
- ^ a b c Vasudevan, Geeta (2003). Royal Temple of Rajaraja: An Instrument of Imperial Cola Power (në anglisht). fq. 44. ISBN 81-7017-383-3.
- ^ Jagadisa Ayyar, P. V. (1993). South Indian Shrines (në anglisht). Asian Educational Services. fq. 424. ISBN 81-206-0151-3.
- ^ Nilakanta Sastri: A History of South India; fq. 423
- ^ Nilakanta Sastri: A History of South India, fq. 5
- ^ Nilakanta Sastri: A History of South India; fq. 423–4
- ^ Jagadisa Ayyar, P.V. (1993). South Indian Shrines (në anglisht). fq. 293–4. ISBN 81-206-0151-3.
- ^ a b Nilakanta Sastri: A History of South India; fq. 424-5
- ^ Jagadisa Ayyar, P.V. (1993). South Indian Shrines (në anglisht). fq. 349–53. ISBN 81-206-0151-3.
- ^ Chopra, P.N.; T.K. Ravindran; N. Subrahmanian (2003) [2003]. History of South India; Ancient, Medieval and Modern (në anglisht). fq. 129. ISBN 81-219-0153-7.
- ^ Jagadisa Ayyar, P. V. (1993). South Indian Shrines (në anglisht). fq. 316. ISBN 81-206-0151-3.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Jagadisa Ayyar, P.V. (1993). South Indian Shrines (në anglisht). Nju Delhi: Asian Educational Services. ISBN 81-206-0151-3.
- Rohan Bastin: The Domain of Constant Excess: plural worship at the Munnesvaram temples in Sri Lanka.
- Chopra, P.N.; T.K. Ravindran; N. Subrahmanian (2003) [2003]. History of South India; Ancient, Medieval and Modern (në anglisht). Nju Delhi: S. Chand & Co. Ltd. ISBN 81-219-0153-7.
- Keay, John (2000). India: A History (në anglisht). Nju Delhi: Harper Collins Publishers. ISBN 0-00-255717-7.
- Nagasamy, R. (1970). Gangaikondacholapuram (në anglisht). State Department of Archaeology, Government of Tamil Nadu.
- V. Perniola (1989). The Catholic church in Sri Lanka. The Portuguese period (në anglisht). Vëll. II. Tisara Prakasakayo Ltd.
- Nilakanta Sastri, K.A. (1984) [1935]. The CōĻas (në anglisht). Madras: University of Madras.
- Nilakanta Sastri, K.A. (2002) [1955]. A History of South India (në anglisht). Nju Delhi: OUP.
- Karen Schreitmuller; Mohan Dhamotharan; Beate Szerelmy (2012). Baedeker India (në anglisht). Marco Polo Travel Publishing. isbn1 382976622X, isbn2 9783829766227.
- Tripathi, Rama Sankar (1967). History of Ancient India (në anglisht). Motilal Banarsidass Publications. ISBN 81-208-0018-4.
- Vasudevan, Geeta (2003). Royal Temple of Rajaraja: An Instrument of Imperial Cola Power (në anglisht). Nju Delhi: Abhinav Publications. ISBN 81-7017-383-3.