Arlind Qori
Arlind Qori | |
---|---|
Kryetar i Lëvizjes Bashkë | |
Titullar | |
Në detyrë 18 Dhjetor 2022 | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 11 Nëntor 1981 Tiranë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | Lëvizja Bashkë |
Punësimi | Pedagog |
Faqja në rrjet | Lëvizja Bashkë |
Arlind Qori është aktivist i Lëvizjes BASHKË dhe prej dhjetorit të vitit 2022 është zgjedhur kryetar i saj.[1] Përveç angazhimit shumëvjeçar si aktivist i kauzave punëtore, studentore e qytetare, ai është edhe pedagog i departamentit të shkencës politike në Fakultetin e Shkencave Sociale (UT).
Jeta Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arlind Qori ka lindur në Tiranë më 11 nëntor të vitit 1981. Fëmijërinë e ka kaluar në lagjen e përshkuar nga rruga Pjetër Budi. Shkollimi i tij parauniversitar është kryer në shkollën 8-vjeçare “Osman Myderizi” (ish-shkolla “Konferenca e Labinotit”) dhe në gjimnazin “Ismail Qemali”. Arlind Qori është bashkëshort dhe baba i dy fëmijëve. Në jetën publike ka pohuar interesin e tij për sportin, sidomos për futbollin, duke u deklaruar publikisht tifoz i Partizanit[2].
Jeta akademike e publicistike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arlind Qori është diplomuar si studiues i shkencës politike në vitin 2004, pas studimeve 4-vjeçare. Në vitin 2009 ka kryer studimet master në departamentin e sociologjisë e filozofisë, duke mbrojtur disertacionin “Filozofia postmoderne dhe të drejtat e njeriut”. Studimet e doktoratës i ka përfunduar në vitin 2015 me tezën: “Ideja e Evropës dhe ideologjia shqiptare: Studim i rolit të idesë së Evropës në ideologjizimin e ligjërimit politik shqiptar të pasvitit 1991”.[3] Prej atij viti mban titullin doktor i shkencave.
Prej vitit 2005 Arlind Qori është pedagog i brendshëm në departamentin e shkencës politike (Universiteti i Tiranës). Ndër vite ai ka qenë titullar i lëndëve “Histori e mendimit politik”, “Teori të zhvillimit”, “Ligjërimi politik pasmodern”, “Teori të demokracisë” etj. [4]
Ndër botimet akademike mund të përmenden teksti mësimor “Histori e mendimit politik” [5], si dhe bashkautorësia e dy studimeve “Gjendja e klasës punëtore në Shqipëri” (IKESH, 2017)[6] dhe “Proletarizimi i fshatarësisë shqiptare” (IKESH, 2017). [7]
Ai është bashkorganizator i konferencës së përvitshme shkencore “Dialektika dhe historia”, e cila mbledh studiues të fushave të ndryshme të cilët ndajnë qasjen kritike ndaj historisë dhe realitetit politiko-shoqëror. [8]
Në jetën publike, Arlind Qori ka kontribuar prej vitit 2011 me një sërë artikujsh. Fillimisht shkrimet e tij botoheshin në gazeta si “Shqip”[9], “Shekulli”[10], revista “Klan” etj., ndërkohë që në vitet e fundit aktiviteti i tij publicistik, por edhe si përkthyes, është fokusuar në blogun Teza11. Për lexuesin e huaj, Arlind Qori është autor i një sërë artikujsh në revista si Jacobin Magazine[11], Bilten[12], LeftEast[13] etj.
Angazhimi politik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Aktiviteti politik i Arlind Qorit nis me angazhimin e tij në Organizatën Politike fill pas protestës së përgjakshme të 21 janarit 2011. Gjatë rreth 12 viteve si aktivist i OP, Arlind Qori ka marrë pjesë në një sërë protestash, aksionesh dhe veprimtarish politike. Mund të veçohen pjesëmarrja në protestat në solidaritet me minatorët e Bulqizës në vitin 2011, protesta kundër importit të armëve kimike më 2013[14], protestat për transport publik cilësor e të lirë në vitet 2014 dhe 2016, protestat kundër betonizimit të Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës më 2016[15], protestat qytetare si reagim ndaj vrasjes së adoleshentit Ardit Gjoklaj më 2016[16], protestat ndaj vrasjes së të riut Klodian Rasha nga policia në dhjetor 2018[17], protesta në mbrojtjen e parkut të qytetarëve afër zonës së Ish Parkut të Autobusëve më 2017[18], protestat kundër rritjes së çmimeve gjatë pranverës së vitit 2022 etj[19].
Për shkak se fokusi i veprimtarisë së Organizatës Politike ka qenë kauza punëtore, si aktivist Arlind Qori është angazhuar në ndihmë të punëtorëve të sektorit minerar, naftëmbajtës, fason e të qendrave të kontaktit për t’u organizuar në sindikata[20]. Mund të veçohen mbështetja ndaj grevës dhe protestave të minatorëve të Bulqizës në dhjetor 2019-janar 2020[21] [22], si dhe ndaj grevës së urisë dhe protestave të naftëtarëve gjatë viteve 2020-2021. [23] [24]
Në vitin 2012, Arlind Qori ka qenë paralelisht edhe aktivist i lëvizjes universitare Universiteti në Rrezik[25][26] dhe pas vitit 2014 edhe aktivist i pasueses së saj Lëvizja Për Universitetin[27]. Mund të përmenden këtu qëndrimet e tij kritike ndaj reformave neoliberale komercializuese në arsimin e lartë, kundër rritjes së tarifave dhe abuzimeve burokratike ndaj studentëve[28]. Në vitet 2014-2015, ai ka qenë pjesëmarrës dhe i angazhuar në një zinxhir protestash të universitarëve të Tiranës kundër ligjit të arsimit të lartë, të miratuar përfundimisht nga Kuvendi i Shqipërisë në korrik të vitit 2015[29]. Në dhjetor të vitit 2018, së bashku me aktivistët e LPU dhe mijëra studentë, pedagogë e qytetarë të Tiranës, Arlind Qori ka qenë një prej më të angazhuarve në protestat historike të atij fundviti[30]. Për shkak të angazhimit të tij, për disa muaj kundërshtarët politikë ndërmorën një fushatë denigrimi publik[31], duke amplifikuar akuza si “komunist”[32], “i paguar nga Sorosi”[33] etj.
Prej 18 dhjetorit të vitit 2022, datë e themelimit të Lëvizjes BASHKË me iniciativën e aktivistëve të ish-Organizatës Politike[34], Arlind Qori është zgjedhur kryetar i Lëvizjes BASHKË, me një mandat 1-vjeçar të përcaktuar nga Statuti i partisë[35].
Në shkurt të vitit 2023 Këshilli Koordinues i Lëvizjes BASHKË e ka zgjedhur Arlind Qorin si kandidat të Lëvizjes BASHKË për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023[36].
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ https://www.oranews.tv/politike/themelohet-levizja-bashke-arlind-qori-prezanton-platformen-do-te-jete-p-i1068002
- ^ https://teza11.org/domethenia-e-partizanit/
- ^ https://unitir.edu.al/doktoratura-arlind-qorifakulteti-i-shkencave-sociale-departamenti-i-shkencave-politike-2/
- ^ https://fshs-ut.edu.al/?page_id=305
- ^ “Histori e mendimit politik” Edlora, 2013; ISBN 9789928139856
- ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 31 mars 2023. Marrë më 31 mars 2023.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 31 mars 2023. Marrë më 31 mars 2023.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://fshs-ut.edu.al/?p=9961
- ^ https://www.bksh.al/details/381080
- ^ https://www.bksh.al/details/367779
- ^ https://jacobin.com/search?query=arlind+qori
- ^ https://www.bilten.org/?author_name=arlind-qori
- ^ https://lefteast.org/author/arlind-qori/
- ^ https://portalb.mk/86339-vendimarrja-popullore-kunder-armeve-kimike-ne-shqiperi-akt-unik/
- ^ https://www.zeriamerikes.com/a/protesta-liqeni-bashkia/3221922.html
- ^ https://www.historiaime.al/uncategorized/protesta-per-vdekjen-e-17-vjecarit-ne-sharre-perleshje-mes-aktivisteve-dhe-policise/
- ^ https://euronews.al/arlind-qori-protestat-per-klodian-rashen-pa-organizatore-rezultat-i-shfryrjes-popullore-per-situaten/
- ^ http://www.panorama.com.al/video-policia-perplaset-me-protestuesit-te-ish-parku-i-autobusave-shoqerohet-nje-person/
- ^ https://nyje.al/sq/rikthehen-protestat-kunder-rritjes-se-cmimeve/
- ^ https://citizens-channel.com/2022/10/17/analize-rizgjimi-i-veshtire-i-sindikalizmit-shqiptar/
- ^ https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=172712827404690
- ^ https://www.reporter.al/2019/11/17/minatoret-e-bulqizes-themelojne-nje-sindikate-te-re/
- ^ https://www.gazeta-shqip.com/aktualitet/organizata-politike-poston-videon-fale-rezistences-se-tyre-naftetaret
- ^ https://lapsi.al/2020/09/17/fotogaleri-aktivistet-e-organizates-politike-futen-ne-protesten-naftetareve/
- ^ https://shqiptarja.com/lajm/studentet-proteste-para-br-mash-universiteti-ne-rrezik
- ^ https://teza11.org/triptiku-i-rrenimit-te-arsimit-te-larte/
- ^ https://kosovotwopointzero.com/arlind-qori-sot-arsimi-eshte-njeri-nga-shtigjet-me-te-rendesishme-drejt-emancipimit-gjinor/
- ^ https://teza11.org/edhe-nje-here-per-ligjin-famekeq/
- ^ https://www.balkanweb.com/video-organizata-politike-komunistet-e-rinj-ne-shqiperi/
- ^ https://top-channel.tv/video/top-talk-arlind-qori-levizja-per-universitetin-protesta-vazhdon/
- ^ https://lapsi.al/2018/12/08/percarja-e-studenteve-kush-po-e-sulmon-arlind-qorin/
- ^ https://tiranapost.al/arlind-qorri-largohu-komunist-nga-protesta-jone
- ^ https://dosja.al/akuzat-e-goxhajt-qorri-nuk-jemi-aq-te-pasur-nuk-kam-aplikuar-te-soros
- ^ https://www.oranews.tv/politike/themelohet-levizja-bashke-arlind-qori-prezanton-platformen-do-te-jete-p-i1068002
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2023. Marrë më 31 mars 2023.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://www.balkanweb.com/arlind-qori-shpall-kandidaturen-per-bashkine-e-tiranes-arsyet-qe-me-binden-te-futem-ne-gare/