Shko te përmbajtja

Arminiusi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Arminiusi

Arminius (gjermanisht: Herman; 18/17 p.e.s. – 21 të erës së re) ishte një prijës fisnor gjermanë, dhe ish oficer i ushtrisё romake. Ai i udhёhoqi fiset gjermane drejt fitores kundёr forcave romake nё Betejёn e Teuteborgut, nё vitin 9 tё erёs sonё.

Arminiusi njё kohё kishte qenë oficer i ushtrisë Romake i njohur si Publius Quinctilius Varus, dhe si i tillё, kishtë ndikim të madh brenda koalicionit të fiseve gjermane. Ai përdori me shkathtësi njohuritë e tij të taktikave romake për të udhëhequr një koalicion të aleancës së fiseve gjermanike kundёr forcave romake. Nën  udhëheqjen e tij, fiset gjermane korrën njё fitore vendimtare kundёr tri legjioneve tё ushtrisë romake në njё betejë historike e cila u zhvillua në Pyjet e Teuteburgut, në vitin 9 të erë së re.

Humbja tё cilёn e pёsuan romakёt nё Betejёn e Teuteburgut, do të ndikojë në tërheqjen e përhershme strategjike të Perandorisë Romake nga Magna Germania, dhe romakët nuk qenë në gjendje të bëjnë asnjë përpjekje të mëtutjeshme, përtej lumit Rhein, për pushtimin e Gjermanisë. Megjithatë, mё vonë Arminiusi u mposht nga ana e gjeneralit të përgjithshëm të ushtrisë romake Germanicus, (nipi i Perandorit Tiberius), dhe u vra.[1]

Historianët modernë e kanë konsideruar fitoren e Arminiusit një "humbje e madhe e Romës".[2] si dhe njërën ndër betejat më vendimtare në histori.[3][4][5][6][7]

Gjatë bashkimit të Gjermanisë në shekullin e XIX, ashtu si edhe nё periudhёn mes dy luftёrave botёrore, Arminiusi, nga ana e nacionalistëve, u cilёsua si simbol i unitetit dhe lirisë gjermane. [8] Pas Luftës së Dytë Botërore në shkolla ​​shpesh shmangej kjo temë pasi ajo kishte qenë e lidhur me nacionializmin militar të Rajhut të Tretë. Sot, shumë gjermanë nuk kanë dëgjuar asnjёherё për Arminiusin.[8] Megjithatë, 2000 vjetori i Betejës së Teuteburgut nuk u kremtua fare nga ana e Qeverisë Gjermane.[8]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Cawthorne, Nigel (24 korrik 2012). Battles That Changed History: An Encyclopedia of World Conflict. Arcturus Publishing. fq. 75–77. ISBN 1848589549. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Davis, Paul K. (1999). 100 Decisive Battles: From Ancient Times to the Present. Oxford University Press. fq. 68–71. ISBN 0195143663. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Andreas Dörner, Politischer Mythos und symbolische Politik. Der Hermannmythos: Zur Entstehung des Nationalbewußtseins der Deutschen (Reinbek: Rowohlt, 1996).
  • Durschmied, Erik (13 prill 2013). The Weather Factor: How Nature Has Changed History. Hachette UK. fq. 1751–1770. ISBN 1444769650. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Gesa von Essen, Hermannsschlachten. Germanen- und Römerbilder in der Literatur des 18. und 19. Jahrhunderts (Göttingen: Wallstein, 1998).
  • Richard Kuehnemund, Arminius or the Rise of a National Symbol in Literature. From Hutten to Grabbe (New York: AMS Press, 1966).
  • Herfried Münkler / Hans Grünberger: Arminius/ Hermann als nationales Symbol im Diskurs der deutschen Humanisten 1500-1570, In: Herfried Münkler / Hans Grünberger / Kathrin Mayer, Nationenbildung. Die Nationalisierung Europas im Diskurs humanistischer Intellektueller. Italien und Deutschland (Berlin: Akademie, 1998), pp. 263–308.
  • Murdoch, Adrian (1 dhjetor 2012). Rome's Greatest Defeat: Massacre in the Teutoburg Forest. The History Press. ISBN 0752494554. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Tucker, Spencer (2010). Battles That Changed History: An Encyclopedia of World Conflict. ABC-CLIO. ISBN 1598844296. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Martina Wagner-Egelhaaf (Ed.), Hermanns Schlachten. Zur Literaturgeschichte eines nationalen Mythos (Bielefeld: Aisthesis, 2008).
  • Reinhard Wolters, Die Schlacht im Teutoburger Wald: Arminius, Varus und das roemische Germanien (München: Verlag C.H. Beck, 2008).
  1. Tacitus, Annals 2.22 ff.; Suetonius, Caligula 1.4; Dio 57.18.1; on Arminius' assassination, Tac.
  2. Murdoch 2012
  3. Tucker 2010, f. 75
  4. Cawthorne 2012
  5. Davis 1999, f. 68
  6. Creasy 2007, f. 104
  7. "How the eagles were tamed" (në anglisht). The Spectator. 27 mars 2004. Marrë më 16 janar 2015. Mommsen referred to the Battle of the Teutoburg forest as a turning-point in world history.
  8. 1 2 3 Crossland, David (28 gusht 2009). "Battle of the Teutoburg Forest: Germany Recalls Myth That Created the Nation". Spiegel Online International (në anglisht). Der Spiegel. Marrë më 16 janar 2015.