Arsimi në Lashtësi
Arsimi dhe edukimi në antikitet janë nocione dhe koncepte me të cilat nënkuptohet edukimi dhe arsimi në shoqërinë antike skllavopronare duke përfshirë një hark kohor prej rreth 4000 vjetësh, prej paraqitjes së shkrimit të parë kuneiform sumerian rreth vitit 3200 p.e.s. e deri në shekullin V të erës sonë. Djepi i kulturës dhe civilizimit perëndimor konsiderohen ata popuj të cilët jetonin në vende me kushte të përshtatshme për jetesë siç ishin lugina e lumit Nil në Egjiptin e lashtë, luginat e lumenjve Tigër dhe Eufrat në Mesopotami, lugina e lumit Jangce në Kinë, lugina e lumit Indus në Indi, bregdeti i Egjeut në Greqi, etj.
Arsimi në vendet e Lindjes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsimi në Greqinë antike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsimi në Greqinë antike kishte një traditë homerike dhe aristokratike ndërsa ishte "demokratizuar" shumë sidomos në shekullin V p.e.s. pjesërisht si rezultat edhe i ndikimit nga sofistët, Sokrati , Platoni dhe Aristoteli. Më vonë, në periudhën helenistike të Greqisë antike, arsimi në gjimnaze konsiderohej si një kusht themelor për pjesëmarrje në kulturën greke. Vlera e edukimit fizik për grekët dhe romakët e lashtë ka qenë historikisht unike. Në Greqinë e lashtë kishte dy forma themelore të arsimit: formal dhe joformal. Arsimi formal arrihej përmes frekuentimit të një shkollë publike ose nga një mësues privat. Arsimi joformal arrihej nga një mësues i papaguar dhe zakonisht bëhej në një mjedis jo publik. Asokohe arsimi ishte një element përbërës dhe thelbësor i identitetit të një personi.
Arsimi dhe edukimi formal grek ishte kryesisht për meshkuj por jo edhe për skllevërit. [1] Në disa polise, u miratuan edhe ligje për të ndaluar arsimimin e skllevërve. [2] [3] Spartanët gjithashtu mësonin edhe muzikën dhe vallëzimin, por vetëm me qëllim të forcimit të manovrimit të tyre si ushtarë.
Arsimi në Romën antike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsimi në Romën antike fillimisht kishte karakter familjar dhe joformal sidomos në Republikën e hershme por që më vonë u zhvillua në një sistem të bazuar në shkollim gjatë Republikës së vonë dhe Perandorisë. Sistemi arsimor romak ishte i bazuar në sistemin grek - dhe shumë prej mësuesve privatë në sistemin romak ishin skllevër apo njerëz të lirë grekë. Metodologjia arsimore dhe programi mësimor i përdorur në Romë u kopjua në provincat e tij duke siguruar një bazë për sistemet arsimore përgjatë civilizimit të mëvonshëm perëndimor. Edukimi dhe arsimi i organizuar mbeti relativisht i rrallë dhe ka pak burime ose të dhëna lidhur me procesin arsimor romak deri në shekullin II të erës sonë. Për shkak të fuqisë së gjerë të ushtruar nga babai mbi familjet romake, niveli dhe cilësia e arsimit që u sigurohej fëmijëve romakë ndryshonte në mënyrë drastike nga familja në familje; megjithatë, morali popullor romak erdhi duke ndryshuar madje aq sa baballarët të dëshironin të kishin fëmijët e tyre të arsimuar deri në një farë mase, dhe pritej një arsim i plotë i avancuar nga çdo romak që dëshironte të hynte në politikë. [4]
Ndër mësuesit më të njohur në Romën antike konsiderohen Marcus Tullius Ciceroni dhe sidomos Marcus Fabius Quintiliani.
Arsimi dhe edukimi tek ilirët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsimi dhe edukata te ilirët janë nocione dhe koncepte me të cilat nënkuptohet tërësia e formave, organizimeve dhe institucioneve arsimore, edukative dhe shkollore tek ilirët. Duke u mbështetur në hulumtimet dhe zbulimet më të reja shkencore historike, arkeologjike, epigrafike (mbishkrimore), linguistike (gjuhësore), paleografike, etj. është bërë e mundur edhe rikonstruktimi i sistemit arsimor dhe edukativ te ilirët. [5] Në përgjithësi ai është zhvilluar duke u nisur nga një nivel i edukatës familjare dhe informale drejt një sistemi të organizuar, institucional dhe formal arsimor dhe edukativ. Sistemi arsimor te ilirët përfshinte këto nivele:
- Edukimi i fëmijëve në familje
- Shkolla gramatikore
- Palestra
- Gjimnazi
- Efebia
Nga mësuesit më të njohur ilirë konsiderohen Kratill Mahata, Mark Lugari, Mark Sopatri, Niko Filozofi, Niketë Dardani (Niketa i Remesianës), Jeronimi nga Stridoni (Sofron Eusebi), etj.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Furley, David (2003a), "Peripatetic School", përmbledhur nga Hornblower, Simon; Spawforth, Antony (red.), The Oxford Classical Dictionary (në anglisht) (bot. 3rd), Oxford University Press, ISBN 0-19-860641-9
- Irwin, T. (2003), "Aristotle", përmbledhur nga Craig, Edward (red.), Routledge Encyclopedia of Philosophy (në anglisht), Routledge
- Lynch, J. (1997), "Lyceum", përmbledhur nga Zeyl, Donald J.; Devereux, Daniel; Mitsis, Phillip (red.), Encyclopedia of Classical Philosophy (në anglisht), Greenwood Press, ISBN 0-313-28775-9
- Riché, Pierre. Education and Culture in the Barbarian West: From the Sixth through the Eighth Century. Columbia: University of South Carolina Press, 1978. ISBN 0-87249-376-8.
- Emmanuelle Valette-Cagnac: Etre enfant à Rome (Le dur apprentissage de la vie civique). Terrain, (40) Enfant et apprentissage, mars 2003, fq. 49-64 http://terrain.revues.org/1534
- Robert Flacelière, La vie quotidienne en Grèce au siècle de Périclès, Hachette.
- La vie de la Rome antique, Que sais-je ? 596 ISBN 2130432182
- Henri-Irénée Marrou, Histoire de l’éducation dans l’antiquité, (2) Paris, Seuil, première édition : 1948, sixième édition : 1964 (ouvrage fondamental).
- Bernard Legras, Éducation et culture dans le monde grec, (VIII - IV), Paris, Armand Colin, « Cursus », 2004³, 156 faqja ISBN 2-200-26287-6
- Amandine Marshall, Être un enfant en Égypte ancienne, Le Rocher, 2014.
- Que reste-t-il de l’éducation classique ? : relire le Marrou, par Jean-Marie Pailler, Pascal Payen
- Pédagogie archéologique : l’enfance antique ; FRY C. R. ; Fribourg, revue « gjermanisht: Bildungsforschung und Bildungspraxis » ISSN 0252-9955 1995, vol. 17, nr. 3, faqja274-289 (1 faqja1/4).
- Histoire critique des doctrines de l’éducation en France depuis le seizième siècle. Tome 1 / par Gabriel Compayré
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Downey, "Ancient Education," The classical Journal52, no.8 (May 1957): 339.
- ^ "Pythagoras". www2.stetson.edu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2018. Marrë më 2017-11-07.
- ^ Ed. Sienkewicz, "Daily Life and Customs," Ancient Greece (New Jersey: Salem Press, I)
- ^ Michael Chiappetta, "Historiography and Roman Education," History of Education Journal 4, no. 4 (1953): 149-156.
- ^ Neritan Ceka (2006) Udhëtim në kështjellat ilire. Migjeni, Tiranë
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Edukata, arsimi, besimi dhe shkollat ilire Arkivuar 17 korrik 2020 tek Wayback Machine. këshillapsikologjike.info
- Kocillari, J. Edukimi dhe sportet në botën ilire. shqiptarja.com