Arsimi në Kosovë në vitet '90
Arsimi në Kosovë në vitet '90 paraqet njërën nga periudhat më të vështira nëpër të cilën ka kaluar arsimi në Kosovë në përgjithësi dhe veçanërisht arsimi shqip në Kosovë, që prej Luftës së Dytë Botërore e këtej. Në literaturën përkatëse profesionale pedagogjike, kjo periudhë ndryshe quhet edhe periudha e mbijetesës së arsimit shqip në Kosovë përmes shtëpive-shkolla. [1] Kjo është periudha kur arsimi në Kosovë shkëputet definitivisht nga sistemi arsimor jugosllav dhe ngritet si një sistem arsimor plotësisht i formuar dhe i pavarur.[2] [3]
Vështrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me ndryshimet kushtetuese të vitit 1989 Serbia krijoi kushte juridike dhe policore për rrenimin total të sistemit te arsimit ne gjuhen shqipe pasi Kosova humbi fuqinë ekzekutive mbi arsimin. Vendimet për kurrikula dhe libra shkollorë mereshin në Beograd, ndërsa veprimet e pushtetit të Serbisë për pengimin e mësimit në gjuhën shqipe po ashpërsoheshin. Nxësësit, studentët, mësimdhënësit dhe organizatorët e të gjitha niveleve të mësimit në gjuhën shqipte, tashmë ishin përballur me shumë pengesa, që nga dhuna policore, vendosja si kriter për shkollim njohjen e gjuhës serbe deri tek përjashtimet masive të stafit nga puna.[4] Masat e ndërmarra ishin të llojllojshme ndër të cilat veçojmë:
- Largimin e drejtorëve shqiptarë dhe zëvendësimi i tyre me drejtorë të tjerë, kryesisht serbë.
- Futjen e masave të dhunshme administrative në institucionet e arsimit,
- Dëbimin e nxënësve shqiptarë nga objektet shkollore në mjediset e pastërta etnike apo në mjediset e përziera.[5]
Paraqitja e një pasqyre të plotë dhe reale për gjendjen e arsimit në këtë periudhë e bën nevojë të domosdoshme shqyrtimin e hollësishëm të të gjitha këtyre masave. Pesha pushtuese serbe në Kosovë në mënyrë të veçantë rëndoi në fushën e arsimit prej vitit 1990 deri në vitin 1999.
Së pari, si masë parandaluese për mbrojtjen e shtetësisë së Serbisë edhe në Kosovë u futën masat e dhunshme. Pas zbatimit të këtyre masave pasonin ndjekjet penale, arrestimet, burgosjet, rrahjet dhe madje edhe vrasjet ndaj drejtorëve të ligjshëm shqiptarë.
Masat e dhunshme në arsimin fillor të Kosovës janë zbatuar që nga viti 1990 deri në vitin 1995. Është i vogël numri i shkollave të cilat "patën" fatin që të mos iu nënshtroheshin masave të dhunshme dhe të mos emëroheshin drejtorët e dhunshëm nga kombësia joshqiptare, kjo madje edhe në ato shkolla në të cilat nuk kishte asnjë nxënës joshqiptar, siç ishte rasti i shkollës fillore "Asim Vokshi" në Prishtinë, "Hysni Zajmi" në Vrelle etj. Shume arsimtarë dhe të gjithë drejtorët e ligjshëm shqiptarë, jo vetëm ata të larguar me dhunë, u morrën në biseda informative, të cilat përcilleshin me keqtrajtime psikofizike.
Në vitin 1990 e tutje në të gjitha institucionet arsimore, në të cilat procesi mesimor organizohej në dy gjuhë (shqip dhe serbisht dhe në të cilat drejtorët ishin shqiptarë, ata u zëvendësuan me drejtorë të etnisë serbe, malazeze dhe aty këtu me ndonjë shqiptar. Para se të ndërroheshin drejtorët shqiptarë, zakonisht zbatoheshin masat e dhunës dhe drejtori ishte ai i cili kishte për detyrë të "rregullonte gjendjen në shkollë. Këto masa zbatoheshin me "arsyetimin" se ishin prishur marrëdhëniet ndërtetnike dhe ndërnjerëzore, të cilat me drejtorë të rinj do të përparonin.[5]
Vendimet për largimin e drejtorëve shqiptarë nga shkolla i kanë lëshuar zyrtarë të ndryshëm serbë në nivel republikan apo krahinor, ag sekretar Republikan i Arsimit të Serbisë Dr. Danillo Zh. Markoviq, p sekretari i Sekretariatit të Arsimit dhe të Kulturës te "Krahines Autonome të Kosovës e Metohise" Dr. Stanoje Dogangjiq apo edhe nga sekretar Sekretariatit për Veprimtari Shoqërore të komunave përkatëse. Në disa raste nje drejtor ka marrë edhe nga dy vendime për largim nga puna në të njëjtën kohë.
Në 139 shkolla fillore dhe të mesme, 7 institucione parashkollore dhe në 3 institucione të arsimit special u vendosen masat e dhunshme, ku drejtoret shqiptare u zëvendësuan me drejtorë serbë. Gjendja nuk ishte më e lehtë edhe në ato shkolla ku drejtorët/et ishin shqiptarë/e. Perjashtimi me dhunë i nxënësve, i arsimtarëve dhe i studentëve shqiptare nga objektet shkollore janë veprime tipike të terrorit shtetëror, gjë që ishte kundër vlerave qytetare e njerëzore.
Prej 1 shtatorit deri më 10 shtator të vitit 1992 në këto "biseda informative" ishin marrë mbi 50 drejtore të shkollave, nga te cilet kerkohej të dine se kush realisht udheheq me arsimin kosovar, kush eshtë ai që ka dhene urdhër të mos punohet me planet dhe programet e Serbisë. Qellimi kryesor i policise, per ndryshim nga herat e tjera, ishte te binden drejtore shqiptarë se jane te manipuluar nga se arsimi shqiptar jashte ligjeve te Serbise nuk mund te funksionojë. Kërcënoheshin se nëse vazhdojne me planet dhe programet e Kosovës do të pësojnë edhe me likuidime fizike. Kështu p.sh. vetëm në Komunën e Gjakovës për dy ditë, më 10 e 11 shtator të vitit 1992, në biseda informative ishin ftuar 8 drejtorë të shkollave fillore, ndersa mbi 20 të tjerë ishin marrë më herët në "biseda informative".[6]
Me rastin e zbatimit të këtyre masave në vitin 1990 dhe 1991 një pjesë e tyre, edhe pse ndërrohen nga administrata serbe e arsimit, për strukturat shqiptare të arsimit edhe më tutje konsideroheshin si legjitim dhe i kryenin punët dhe detyrat punuese të drejtorit në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme. Një numër i tyre, pas këtyre masave, nuk qe në gjendje të ballafaqohet me sfidat e reja, andaj edhe gjetën vende të reja të punës në të njëjtat institucione e në vend të tyre u emëruan drejtorët e rinj. Këta drejtorë nuk u zgjodhën me konkurs, por u emëruan nga organet alternative komunale të arsimit që u krijuan në ndërkohë. Ky ishte mandati i parë apo vazhdimi i mandatit i drejtorëve të shkollave.
Prej vitit 1990 deri në vitin 1993, vetëm në arsimin fillor, masat e dhunshme u aplikuan në më se 120 shkolla fillore. Në të gjitha ato shkolla u caktuan drejtorët e rinj, të përkatësisë joshqiptare me një numër simbolik boshnjakësh apo edhe 2-3 shqiptarësh.
Vendimet për largim të drejtorëve shqiptarë i nënshkruanin: ministri i Arsimit i RS të Serbisë, ministri i Arsimit i KSA të "Kosmetit" apo sekretari i Sekretariatit për Veprimtari Shoqërore të komunave përkatëse. Teksti i vendimeve të Dr. D. Markoviqit dhe Dr. S. Dogangjiqit ishte i njëjtë për të gjithë drejtorët e larguar, por me intervale të ndryshme kohore.[7] [8] [9]
Më 30 gusht 1994, Qeveria e Republikës së Kosovës nxori dekret-ligjin për drejtimin e përkohshëm të veprimtarisë edukativo–arsimore në Republikën e Kosovës. Ndërkohë u nxorën edhe disa rregullore të arsimit dhe u sistemuan në revistën ‘Kumtari i Arsimit’, nr. 1/1994. Në ketë periudhë, “mësimi shqip në Kosovë u organizua sipas planprogrameve të reja të nxjerra nga Pleqësia e Arsimit, përkatësisht nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës”.[10]
Gjatë viteve 90-ta sistemi arsimor në Kosovë kishte 452 shkolla fillore të plota. 67 shkolla të mesme dhe Universitetin e Prishtinës me 14 fakultete dhe 7 shkolla të larta, kishte rreth 400 000 nxënës dhe studentë dhe rreth 21 000 mësimdhënës prej të cilëve rreth 14 000 ishin mësimdhënës të shkollave fillore, rreth 4 000 mësimdhënës të shkollave të mesme dhe rreth 862 profesorë universitarë. Që të gjithë këta mësimdhënës ishin të shkëputur dhunshëm nga marrëdhënja e punës ndërsa studentët dhe nxënësit ishin larguar nga objektet e tyre legjitime. Rimëkëmbja e këtij sistemi u shoqërua me masa të shumta të dhunës policore ndaj nxënësve, studentëve, mësimdhënësve dhe përgjegjësve të arsimit.[11]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Finlan, Alastair, The collapse of Yugoslavia, 1991-99. Oxford, Osprey Publishing Ltd, 2004. pp. 2, 15
- ^ Hetemi, Atdhe, Student Movements for the Republic of Kosovo. Cham, Springer International Publishing AG, 2020, p.7 - 116
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2023. Marrë më 16 nëntor 2023.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://www.shtepiteshkolla.org/sq/shtepi-shkolla
- ^ a b Shatri, Bajram (2006). Arsimi fillor në Kosovë në shekullin XX (Sfida, dëshmi, fakte). Prishtinë: Shtëpia Botuese Libri Shkollor. fq. 109 - 134.
- ^ Shatri, Bajram (2006). Arsimi fillor në Kosovë në shekullin XX (Sfida, dëshmi, fakte). Prishtinë: Shtëpia Botuese Libri Shkollor. fq. 109 - 134.
- ^ https://kallxo.com/rrefim/mesime-ne-rezistence-sistemi-paralel-arsimit-ne-kosove-ne-vitet-90/
- ^ https://mediafokus.info/arsimi-ne-vitet-e-90-ta-margaritar-qe-nuk-i-humbet-shkelqimi/
- ^ https://www.mesazhi.com/arsimi-shqip-ne-kosove-gjate-viteve-te-90-ta-sipas-nje-reportazhi-te-redaktorit-te-gazetes-al-ahram-te-egjiptit/
- ^ Dekretligji nr. 7/30.08.1994; Kumtari i arsimit nr. 1/1994,i cili ngërthen këto rregullore; Rregulloren për themelimin dhe veprimtarinë e shkollës; Rregulloren për organet qeverisëse dhe profesionale; Rregulloren për emërtimin e institucioneve edukativo-arsimore; Rregulloren për kriteret e zgjedhjes dhe detyrat e arsimtarëve; të bashkëpunëtorëve në mësim; Rregulloren për regjistrimin, të drejtat, si dhe vlerësimin dhe cilësimin e nxënësve në shkollë; Rregulloren për organizimin e provimeve të nxënësve në shkollë; Rregulloren për organizimin e provimeve përfundimtare dhe të maturës në shkollën e mesme; Rregulloren për evidencën e punës edukativo-arsimore dhe për dokumentacionin pedagogjik të nxënësve.
- ^ Hajrullah Koliqi (2004) Sistemi i arsimit në Kosovë. Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, fq. 47 - 49