Atmosfera e Tokës

Atmosfera e Tokës është shtresa e gazrave që e mbështjell planetin Tokë dhe që mbahet nga graviteti i Tokës. Atmosfera e mbron jetën në Tokë duke e absorbuar rrezatimin diellor ultravjollcë, ngroh sipërfaqen përmes ruajtjes së nxehtësisë dhe redukton ekstremet e temperaturës gjatë ditës dhe natës .Atmosfera e sotme është si rezultat i aktivitetit të organizmave të gjallë, që populluan oqeanet pas paraqitjes së qenieve të gjalla në Tokë.[1]
Përbërja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ajri është i përbërë kryesisht nga azoti, oksigjeni, dhe argoni. Avulli i ujit është përgjegjës për rreth 0.25% të atmosferës sipas masës. Përqendrimi i avullit të ujit ndryshon në mënyrë të konsiderueshme nga rreth 10 ppmv në pjesët më të ftohta të atmosferës deri në më shumë se 5% sipas vëllimit në pjesët e nxehta, në masat e ajrit me lagështi, dhe përqendrimet e gazrave atmosferike të tjera janë zakonisht për ajrin e thatë pa avull uji.[2]
Përbërësit kryesore të ajrit të thatë, sipas vëllimit[3]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Gazi | Vëllimi | ||
|---|---|---|---|
| Emri | Formula | në ppmv | në % |
| Azoti | N2 | 780,840 | 78.084 |
| Oksigjeni | O2 | 209,460 | 20.946 |
| Argoni | Ar | 9,340 | 0.9340 |
| Dioksidi i karbonit | CO2 | 397 | 0.0397 |
| Neoni | Ne | 18.18 | 0.001818 |
| Heliumi | He | 5.24 | 0.000524 |
| Metani | CH4 | 1.79 | 0.000179 |
| Nuk është i përfshirë në atmosferën e thatë të mësipërme: | |||
| Avulli i ujit | H2O | 10–50,000 | 0.001%–5% |
Struktura e atmosferës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shtresat kryesore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në përgjithësi, shtypja e ajrit dhe dendësia ulen sipas lartësisë në atmosferë. Megjithatë, temperatura ka një profil më të komplikuar me rritjen e lartësisë, dhe mund të mbetet relativisht konstante apo edhe të rritet me lartësinë në disa rajone.
Toka ka katër shtresa kryesore të cilat janë troposfera, stratosfera, mezosfera, dhe termosfera.[4] Nga më e larta deri te më e ulta, kater shtresat kryesore janë:
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Petro, Rita (2006). Atlas Themelor i Gjeografisë Fizike. Tiranë: Albas. ISBN 9989-108-37-4.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Wallace, John M. and Peter V. Hobbs. Atmospheric Science; An Introductory Survey.Elsevier. Second Edition, 2006. ISBN 978-0-12-732951-2. Chapter 1
- ↑ Source for figures: Carbon dioxide, NOAA Earth System Research Laboratory, (updated 2013-03). Methane, IPCC TAR table 6.1 Arkivuar 15 qershor 2007 tek Wayback Machine, (updated to 1998). The NASA total was 17 ppmv over 100%, and CO2 was increased here by 15 ppmv. To normalize, N2 should be reduced by about 25 ppmv and O2 by about 7 ppmv.
- ↑ http://www.nasa.gov/mission_pages/sunearth/science/mos-upper-atmosphere.html#.VHg5AzHF8vY
- ↑ Randy Russell (2008). "The Thermosphere" (në anglisht). Marrë më 2013-10-18.
- ↑ "The height of the tropopause" (në anglisht). Das.uwyo.edu. Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2020. Marrë më 2012-04-18.