Shko te përmbajtja

Ava Max

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ava Max
Max më 2019
Lindi
Amanda Koçi

16 shkurt 1994
ArsimiLexington High School
ProfesioniKëngëtare, kantautore
Vite aktiviteti2013 – present
Vepra të shquara
Diskografia
ÇmimetLista e plotë
Karriera muzikore
Zhanret
InstrumentetVokal
LabeliAtlantic

Amanda Ava Koçi (lindur më 16 shkurt 1994)[1][2] e njohur profesionalisht nën emrin Ava Max, është një këngëtare Shqiptare-Amerikane dhe kompozitore. Ajo njihet për këngën me titull “Sweet but Psycho”, këngë e cila ishte në krye të playlista-ve në 17 shtete.[3]

Biografia dhe karriera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Amanda Ava Koci lindur në Milwaukee, Wisconsin nga prindër shqiptarë, emigrantë politikë me origjinë nga Saranda dhe Tirana.[4][5] Ajo u rrit në Virxhinia dhe ka marrë pjesë në një sërë konkursesh të muzikës përpara se të regjistrohej në gjimnaz.[6]

Max u bë pjesë e këngës së grupit “Le Youth” me titull “Clap Your Hands” në voton 2017. Ajo publikoi këngën me titull “My Way” përmes shtëpisë diskografike Atlantic Records më 20 prill 2018. Ajo u rendit në vendin 38 në playlist-ën e Rumanisë. Kënga e saj e dytë me titull “Slippin” në bashkëpunim me Gashi u publikua më 11 maj 2018. Kënga e tretë e Max me titull “Sweet but Psycho”, u publikua në 17 gusht 2018. Kjo këngë, me producent Cirkut, u shndërrua në hit, duke u listua në krye të playlistave në dhjetëra vende përfshirë këtu Suedia, Finlanda dhe Norvegji. Max u bë pjesë e albumit “7” të David Guetta, konkretisht në këngën me titull “Let It Be Me”.

Ava Max është rritur duke dëgjuar muzikën e këngëtarëve si Mariah Carey dhe Whitney Houston.[7] Ajo ka cituar Madonnën, Gwen Stefan, Fergie, Britney Spears dhe Christina Aguilera si disa prej influencave të saj.[8]

Sa i përket etnicitetit të saj, Ava Max është shprehur se është 100% shqiptare dhe kurdoherë që ka mundësi dëshiron të përmendi përkatësinë që ka me komunitetin shqiptar.

  1. Duboff, Josh. ""Sweet but Psycho" Singer Ava Max Is Trying to "Bring Pop Back"". Vanity Fair (në anglisht). Marrë më 21 shkurt 2019.
  2. "AVA MAX 🔮 on Twitter: Birthday in Paris, and a day off tomorrow ? What am I gonna do with myself ?!" (në anglisht). 16 shkurt 2019. Marrë më 21 shkurt 2019.
  3. DeVille, Chris (24 janar 2019). "Can Ava Max's Global Hit 'Sweet But Psycho' Take Over America Too?". Stereogum (në anglisht). Marrë më 25 janar 2019.
  4. "AVA MAX 🔮 on Twitter: 'Tirana and Sarande ❤️...'" (në anglisht).
  5. Desk, BWW News. "Ava Max Takes Control With New Single 'My Way'" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2018. Marrë më 12 tetor 2018. {{cite news}}: |last= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!)
  6. Rowlands, Geoffrey. "Sweet But Psycho makes Ava a star". Gulf Times (në anglisht). Marrë më 21 shkurt 2019.
  7. "Watch Ava Max perform 'Sweet but Psycho' on TODAY". Today (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2019. Marrë më 27 janar 2019.
  8. "AVA MAX EXPLAINS THE MEANING BEHIND HER HIT 'SWEET BUT PSYCHO'" (në anglisht). Warner Music New Zealand. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2018. Marrë më 27 janar 2019.