Avni Dabulla
Avni Dabulla | |
---|---|
Drejtor i Përgjithshëm i Drejtësisë nën pushtim-administrimin austro-hungarez | |
Në detyrë 27 korrik, 1916 – 1918 | |
Paraprirë nga | Masar Asllani |
Pasuar nga | Petro Poga |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 12 qershor, 1877 Gjirokastër, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 30 shtator, 1944 Tiranë, Mbretëria Shqiptare (1943–44) |
Nënshtetësia | shqiptar |
Arsimimi | Mekteb-i Hukuk-u Shahane |
Punësimi | prokuror, gjyqtar, avokat |
Avni Dabulla (Gjirokastër, 12 qershor 1877 - Tiranë, 30 shtator 1944) ka qenë jurist, nëpunës në kohën e Perandorisë Osmane dhe më pas i Shqipërisë.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Gjirokastër më 12 qershor 1877. Arsimin e lartë e ndoqi dhe e kreu në Shkollën Mbretërore të Drejtësisë (tr. Mekteb-i Hukuk-u Şahane) në Stamboll. Mes viteve 1900-1902 qe me detyrë prokuror në Korçë, më pas u caktua kryetar i gjykatës së Prizrenit - si dhe në vende të tjera me të njëjtën cilësi - gjer më 1912.
Nga 27 korriku i 1916 e deri më 1918 qe drejtor i Përgjithshëm i Drejtësisë në administratën e vendosur nga pushtimi austro-hungarez në Shkodër. Më 7 gusht 1919 qe zëvendësisht prefekt i Beratit gjer më 10 janar 1920. Më tej u caktua inspektor i përgjithshëm i drejtësisë në Lushnje. Po atë vit u ngarkua me drejtimin e prefekturës së Gjirokastrës, zëvendësisht.
Më 1924 ishte kryeprokuror i Tiranës. Më 1925 filloi punë si anëtar i Gjyqit të Diktimit, dega civile. Punoi edhe si avokat.
Ndërroi jetë në Tiranë nga një plumb qorr më 30 shtator 1944.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 106. ISBN 978-99943-56-22-5.