Kërceni tek përmbajtja

Azdren Llullaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Azdren Llulaku
Personal information
Full name Azdren Llulaku
Date of birth 15 shkurt 1988 (37 vjeç)
Place of birth Istog, RSF Jugosllavia
Height 1.77 m (5 ft 10 in)
Position(s) Sulmues
Team information
Current team
Gaz Metan Mediaș
Number 7
Senior career*
Years Team Apps (Gls)
2006–2010 Sacilese 31 (8)
2007–2008Südtirol (Huazim) 12 (0)
2008–2009Domegliara (Huazim) 33 (11)
2010–2011 Tamai 33 (22)
2011–2012 SandonàJesolo 30 (13)
2012– Gaz Metan Mediaș 66 (12)
International career
2013 Shqipëria 0 (0)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 24 shkurt 2014
‡ Ndeshjet dhe golat e Kombëtares, të sakta prej datës 7 qershor 2013

Azdren Gani Llullaku (Serbo-Kroacisht Azdren Lulaku, Аздрен Лулаку) (lindur më 15 shkurt 1988 në Istog) është një futbollist kosovaro-shqiptar i cili luan si sulmues me klubin Tobol të Kazakistanit në hua nga Astana dhe me kombëtaren shqiptare.

Karriera në Itali Serie D & C

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në Istog, Llullaku lëvizi me familjen në Itali ku ai ishte vetëm 12 vjeç. Ai filloi të luajë futboll me A.S.D. Sacilese CalcioSerie D.[1]sezonin 2006–07, ai luajti gjithsej 31 ndeshje dhe shënoi 8 gola.[2]

Ai u bashkua me F.C. Südtirol në Serie C2 në vitin 2007. Në sezonin 2007–08, ai luajti gjithsej 12 ndeshje duke mos arritur dot ta gjej golin.[3]

Në 2008, ai u bashkua me Domegliara duke u rikthyer në Serie D. Në sezonin 2008–09, ai luajti gjithsej 33 ndeshje duke shënuar edhe 11 gola.

Në 2009, ai u rikthye te ish klubi i tij SacileseLega Pro Seconda Divisione (emri i shkuar Serie C2) duke mos luajtur asnjë ndeshje të vetme në sezonin 2009–10.

Në 2010, ai u bashkua me Tamai duke u rikthyer sërisht në Serie D. Në sezonin 2010–11, ai luajti gjithsej 33 ndeshje dhe shënoi një shifër impresionuese 22 gola.

Në 2011, ai vazhdoi të luante me skuadrat e Serie D pasi u bashkua me SandonàJesolo. Në sezonin 2011-12, ai luajti gjithsej 30 ndeshje duke shënuar 13 gola.

Gaz Metan Mediaș

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi shpenzoi 6 vite në Itali, më 24 korrik 2012 ai firmosi me skuadrën rumune Gaz Metan Mediaș. Ai e përfundoi sezonin 2012–13 duke luajtur gjithsej 22 ndeshje (përfhsirë 2 ndeshje në kupën rumune) duke shënuar edhe 5 gola.

Ai e filloi sezonin 2013–14 më 20 korrik 2013 në ndeshjen kundër Săgeata Năvodari që rezultoi një humbje 1–0 me Llillakun që e nisi ndeshjen si titullar por u zëvëndësua në minutën e 77.[4] Ai shënoi më 26 korrik 2013 në një humbje tjetër 1–2 kundër FC Botoșani, ku Llullaku shënoi golin e barazimit të përkohshëm në minutën 54.[5] Më 25 shtator 2013, ai shënoi dy gola në kupën rumune në fitoren 0–4 jashtë fushe kundër Petrolistul Kaproni Boldești.[6]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

FSHF-ja ka raportuar që ka pasur një interes që Llullaku të përfaqsojë Shqipërinë.[7] Ai mori thirrjen e parë nga trajneri i kombëtares Gianni De Biasi për të luajtur në ndeshjen kundër Norvegjisë më 7 qershor 2013 në Tiranë, por ai ishte një zëvëndësim i papërdorur gjatë gjithë ndeshjes.[8]

Redaktuar më 24 shkurt 2014 [9]

Klubi Sezoni Liga Kupa e ligës Europa Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Sacilese 2006–07 Serie D 31 8 - - - - 31 8
Südtirol 2007–08 Serie C2 12 0 - - - - 12 0
Domegliara 2008–09 Serie D 33 11 - - - - 33 11
Sacilese 2009–10 Serie C2 0 0 - - - - 0 0
Tamai 2010–11 Serie D 33 22 - - - - 33 22
SandonàJesolo 2011–12 Serie D 30 13 - - - - 30 13
Total Serie D 127 54 0 0 0 0 127 54
Total Serie C2 12 0 0 0 0 0 12 0
Gaz Metan Mediaș 2012–13 Liga I 20 5 2 0 - - 22 5
2013–14 Liga I 16 1 2 2 - - 18 3
Total 36 6 4 2 0 0 40 8
Karriera në total 175 60 4 2 0 0 179 62
Kombëtarja shqiptare
Viti Ndeshje Gola
2013 0 0
2014 0 0
Total 0 0
  1. ^ "Llullaku, dorit de Lazio şi Chievo". Tribuna.ro (në italisht). 13 qershor 2013. Marrë më 28 shkurt 2014.
  2. ^ Azdren Llullaku - Carriera - stagioni, presenze, goal - TuttoCalciatori.Net - Schede calciatori con carriera, gol, della serie A, serie B, serie C, serie C1 e serie C2, lega pro, serie D
  3. ^ "San Giorgio: prove generali in vista del derby". Sportnews.bz (në italisht). 27 janar 2012. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2014. Marrë më 28 shkurt 2014.
  4. ^ "Săgeata Năvodari vs. Gaz Metan Mediaş - 20 July 2013". Soccerway.com (në anglisht). 20 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2014. Marrë më 28 shkurt 2014.
  5. ^ "Gaz Metan Mediaş vs. Botoşani - 26 July 2013". Soccerway.com (në anglisht). 26 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2014. Marrë më 28 shkurt 2014.
  6. ^ "Petrolistul Boldești vs. Gaz Metan Mediaş - 25 September 2013". Soccerway.com (në anglisht). 25 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2014. Marrë më 28 shkurt 2014.
  7. ^ Asport (22 prill 2013). "Ekskluzive: Azdren Llullaku vishet kuq e zi". Asport. Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2013. Marrë më 28 shkurt 2014. Ai ka thënë se tashmë me kërkesën e zyrtarëve të FSHF-së po bënë gati dokumentacionin për shtetësi shqiptare."Jam duke grumbulluar dokumentete e nevojshme që të aplikojë sa më parë për pasaportë shqiptare, e pastaj besoj ftesën besoj do ma bëj trajneri së shpejti", tha Lullaku
  8. ^ "Shqipëri-Norvegji 1-1, gol spektakolar i Ramës, Hogli barazon në minutat e fundit". BotaSot.info. Marrë më 7 qershor 2013.
  9. ^ Albania - A. Llullaku - Profile with news, career statistics and history Soccerway, 8 maj 2015

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]