Aziz pashë Vrioni
Appearance
(Përcjellë nga Aziz Pashë Vrioni)
Aziz pashë Vrioni | |
---|---|
Zëvendësisht Ministër i Financave | |
Paraprirë nga | Pavarësia |
Pasuar nga | Jorgji Çako |
Ministër i Bujqësisë | |
Në detyrë 14 mars – 3 shtator 1914 | |
Paraprirë nga | Qemal Karaosmani |
Pasuar nga | Abdi bej Toptani |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1859 Berat, Vilajeti i Janinës |
Vdiq më | 1920 Berat, Principata e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptarë |
Bashkëshortja/et | Hatixhe hanëm Vrioni |
Fëmijët | Ismaili, Maliqi, Hysejni, Seiti, Pertefja |
Punësimi | çifligar, nëpunës |
Aziz pashë Vrioni (Berat, 1859 - 1920) qe deputet në Mexhlisin osman, veprimtar i çështjes kombëtare dhe ministër i shtetit shqiptar.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Leu në Berat, i biri i Hysejn pashë Vrionit dhe Merush hanëm Toptanit.[1] Pinjoll i oxhakut Vrioni, familje e rëndësishme çifligarësh me prona në Berat, Fieri dhe Myzeqe të mundësuara që në kohën e Perandorisë Osmane.[2]
Mbaroi studimet në Universitetin e Stambollit, dega Financë.[3] Në maj të 1913 pas një mosdakordësie me ministrin e Brendshëm Myfid bej Libohova, zëvendësohet në postin e prefektit të Beratit me Mehdi bej Frashërin.[4]
Emërohet ministër Financash më 1913, dhe vitin tjetër ministër Bujqësie dhe i Punëve Botore. Ndërroi jetë në Berat më 1920.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 612. ISBN 99927-780-6-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Klan (500-508), Tiranë: "Media 6", 2007, fq. 259
- ^ a b Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 252. ISBN 9789994356225.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Saraçi, Heral (6 maj 2017). "Albanian Political Currents March-June 1913". anglisticum.org (në anglisht). Anglisticum Journal (IJLLIS), Vl.