Baki Jashari
Baki Jashari (lindur më 1960 në Prishtinë) është kompozitor, dirigjent dhe edukator muzikor kosovar, i cili drejtoi Filarmoninë e Kosovës nga viti 2006 deri në vitin 2024.[1]
Kreu shkollën e mesme të muzikës në Prishtinë dhe vazhdoi studimet për kompozim në Akademinë e Muzikës në Lubjanë, ku u diplomua më 1984. Në vitin 1985, absolvoi në Degën e Muzikologjisë.
Nga viti 1987 deri më 1990, Jashari drejtoi Korin Profesional të Radio Televizionit të Prishtinës, duke performuar në festivale të rëndësishme si Skena Muzikore e Prishtinës, Ditët e Muzikës Kosovare dhe Tribuna e Krijimtarisë Muzikore të ish-Jugosllavisë në Opati, Kroaci. Në periudhën 1990–2000, jetoi dhe punoi në Lubjanë, Slloveni, ku ishte pedagog i lëndëve teorike dhe dirigjent i Orkestrës Harkore të Shkollës së Muzikës. Me këtë orkestër koncertoi në Trieshtë, Vjenë, Barcelonë dhe Çikago. Ai drejtoi gjithashtu dy orkestra frymore, duke marrë pjesë në gara kombëtare dhe ndërkombëtare, ku fitoi vendin e parë në garat e orkestrave frymore në Veszprém, Hungari, në konkurrencë me 22 orkestra evropiane.
Që nga viti 2000, Jashari ligjëron lëndët Harmoni dhe Analizë Harmonike në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Një nga momentet kulmore të karrierës së tij ishte dirigjimi i koncertit historik në Vatikan-Romë më 2016, me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë.
Si kompozitor, veprat e tij përfshijnë krijime korale, vokalo-instrumentale, orkestrale dhe simfonike. Ndër veprat e tij më të spikatura janë “Passacaglia” për orkestër harkore; “Pakëz në ëndërr...” për kor dhe recitues; “Lutje” për soprano dhe piano; dhe “Simfoniettain due tempi” për orkestër simfonike.
Nga viti 2006 deri më 2024, Baki Jashari shërbeu si Drejtor i Filharmonisë së Kosovës,
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gruaja e Jasharit, Elife Podvorica, dhe vajza e tij, Arta Jashari,[2] janë të dyja soprano. Jashari është i prekur nga diabeti dhe një sëmundje në zemër, dhe vuajti nga COVID-19 në vitin 2020.[3]
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Demi, Reita (2024-04-17). "Maestro Baki Jashari is closing the 18-year chapter as director of the Kosovo Philharmonic square.info". katror.info (në anglisht). Marrë më 2024-11-09.
- ^ Elshani, Besarte (25 tetor 2024). ""Two worlds in unison" harmonizes the journey of maestro Baki Jashari". Koha Ditore.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Bajrami, Florent; Semini, Llazar (2021-03-11). "One Good Thing: In Kosovo, virus lets humanity shine through". AP News (në anglisht). Marrë më 2024-11-09.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shkrimi i Kosovo 2.0 për drejtimin e tij të koncertit të mbajtur për shpalljen e pavarësisë së Kosovës