Banda kriminale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Banda kriminale janë organizma me disa anëtarë të cilët ushtrojnë aktivitete kriminale. Në Shqipëri banda të tilla janë hasur që në kohë të hershme të njohura shpesh herë e emra të ndryshëm si : komitë, kaçakë etj.

Në vitin 1997 pas shembjes së piramidave dhe hapjes së depove të armëve u shfaqën shumë banda kriminale.

Në Shqipëri[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Banda të krijuara në 1997[redakto | redakto tekstin burimor]

Banda e Çoles[redakto | redakto tekstin burimor]

Ka marrë emrin e një lagjeje në qytetin e Vlorës. Sipas policisë banda me emrin Çole është krijuar nga një anëtar tjetër i një bande, veç Zani Caushit në trazirat e vitit 1997. Sipas policisë, anëtarët e bandës së Çoles janë shokë të së njëjtës lagje që ka edhe emrin. Ata akuzohen për një sërë vrasjesh mes bandash rivale.

Banda e Kinostudios[redakto | redakto tekstin burimor]

Janë djem të së njëjtës lagje në Tiranë. Aktiviteti i tyre kriminal fillon me krimin në vitin 1997. Sipas të dhënave të policisë shokë të së njëjtës lagje kanë krijuar një grup të përbërë nga 10 veta dhe kanë marrë emrin "banda e Kinostudios". Sipas uniformave blu, ata akuzohen për krime të ndryshme.

Banda e Altin Dardhës[redakto | redakto tekstin burimor]

Banda e Altin Dardhës ka qenë e mirë organizuar, por që kryente krime nga më të ndryshmet gjatë vitit 1997. Pikërisht i faturohen 70 dosje të vjetra, vetëm vrasje. Drejtuesi i kësaj bande ka qenë Altin Dardha, i cilësuar ndryshe si i "forti i Beratit", i cili është vrarë në Selanik të Greqisë.

Banda e Lazaratit[redakto | redakto tekstin burimor]

Ka marrë emrin e vendit ku jetojnë anëtarët e kësaj bande. Banda e Lazaratit është krijuar në trazirat e viti 1997 në këtë fshat të Gjirokastrës. Sipas burimeve nga policia, mësohet se anëtarët e kësaj bande merren me kultivimin dhe trafikimin e bimëve narkotike. Gjithashtu kjo bandë, e cila kish rreth 10 anëtarë, akuzohej edhe për vrasje.

Banda e "Kola"[redakto | redakto tekstin burimor]

Është një nga bandat më famë keqe në qytetin e Burrelit e krijuar në vitin 1997. Drejtuesi kryesor i këtij grupi kriminal është Ermir Doda dhe miku i tij Rezart Llukovi. Sipas policisë, dy shokët akuzohen për një seri vrasjesh. Anëtari kryesor i kësaj bande, Ermir Doda është arrestuar.

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

http://www.Tiranaobserver.com