Basil Hawkins

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Basil Hawkins (バジル・ホーキンス; Bajiru Hōkins) i njohur si Magjistari, është personazh fiktiv në anime dhe manga One Piece. Ai është kapiteni i Piratëve Hawkins dhe një nga dymbëdhjetë piratë që referohet si Gjenerata më e Keqe (më parë e njohur si “Njëmbëdhjetë Supernovas”).[1] Ai ka shpërblimin prej 320,000,000 beli. Pas përballjes me Kaidon, ai u bashkua me Piratët e Përbindëshit dhe u bë Headliners në ekuipazhin e Kaidos.

Personaliteti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hawkins portretizon veten në një mënyrë fisnike dhe enigmatike. Në veçanti, ai ka një ide rreth parashikimit të fatit të gjithçkaje që sheh.

Kur ai u përball me Kizarun, ai morri letrat e tij me qetësi duke llogaritur probabilitetin e luftës dhe duke parashikuar se ai nuk do të vdes, qëndroi i qetë edhe kur u sulmua më pas. Ai qëndroi i qetë pasi kuptoi lajmin për ekzekutimin e Ace gjë e cila kjo çoi shumë piratë në panik.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, në betejë, ai është shumë mizor dhe i pamëshirshëm, pasi ka vrarë pothuajse të gjithë ekuipazhin e Brownbeard dhe e la Brownbeard në prag të vdekjes dhe e la atë pa asnjë këmbë. Ai shpesh duket serioz, ku edhe para betejës me Brownbeard, ai komentoi me gjakftohtësi që i urren shakatë.

Aftësitë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tarotologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hawkins shpesh flet si një parashikues dhe është përmedur se ai mundet të lexoj “fatin” e të tjerëve. Ai shpesh përdorë letrat tarot që i ndihmojnë atij në përcaktimin e rezultatit të çdo ngjarjeje, si dhe gjasat për suksesin e tij. Kjo dëshmon të jetë shumë e dobishme në shumë situata, pasi i lejon atij të përcaktojë rezultatin e një beteje dhe të veprojë në përputhje me rrethanat.

Ai mund të shoh përqindjen e diçkaje që do të ndodhë duke përdorur letrat e tij. Parashikimi tij shpesh del i saktë, kur ai ishte në gjendje për ta parashikuar se Supernovas nuk do të kapen nga admirali Kizaru ose kur ai shikoi shancën e Luffy duke thënë se shanci i tij asnjëhere nuk bie në zero. Ende mbetet të zbulohet se si ka mundësi ta bëjë këtë.

Ai poashtu përdorë letrat tarot në betejë, kur ai luftoi me Luffy dhe Zoron dhe tërhoqi letrën Budalla në pozitë të kundërt, gjë që i bëri njerëzit të sulmonin njëri-tjetrin. Ai tërhoqi një letër tjetër, Papa në pozitë të kundërt, Hawkins e përshkroi atë si letrën e ndëshkimit. Ndërsa efektet e tij të sakta janë të panjohura. Njeriu prej Kashtës (teknika e Hawkins) u rrit me të madhe dhe u bë më i fortë. Kjo letër poashtu e tregon përkrahje, ku Hawkins parashikoi se dikush do ta shpëtoj Luffy dhe Zoron.

Fruti i Detit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hawkins ka ngrënë frutin e kashtës që e lejon atë të manipuloj kashtë.[2] Duke përdorur kashtë për të krijuar kukulla voodoo prej kashte, ai është në gjendje të përcjellë çdo rast të dëmtimit fizik që i është shkaktuar atij një personi tjetër, duke e lënë atë të padëmtuar, por duke e detyruar viktimën e tij të marrë dëmin në atë që do të kishte. Pas dëme trupore, kukulla voodoo që përfaqësojnë njerëzit që morën dëmin janë hedhur nga trupi i tij, duke treguar efektet e sulmit. Megjithatë, sulmet ndaj krijimeve të kashtëve të Hawkins do ta dëmtojnë atë gjithashtu.

Kuriozitete[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ One Piece Anime - Kapitulli 664 dhe Epizodi 589, Brownbeard shpjegon se Supernovas së bashku me Mjekërrziu formojnë Gjeneratën më të Keqe.
  2. ^ One Piece Anime - Kapitulli 913, Hawkins tregon emrin e frutit të tij Luffy dhe Zoros.