Jump to content

Bato (emër)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Bato (emër ilir))

Bato është një emër personal ilirë.

Bato është një shumë i vjetër dhe njëri nga emrat më karakteristikë ilirë. Ai shfaqet edhe si emër mashkullor (Bato, Batas, Baton, Batun) dhe si emër femëror (Bateia, Batuia, Batea).

Shtrirja gjeografike e emrit personal bato në kohën e ilirëve është vërtetetuar si në krahina ilire jugore po ashtu edhe në atë veriore ilire (delmato-panoniane). Jashtë Ilirisë, ajo gjendet midis ushtarëve ilirë romakë nga Ballkani në Evropë, komuniteti ilir në Alburnus Maior ( Dacia ), tokat japigiane të Italisë jugore dhe më gjerë në Mesdheun helenistik. Në formën Baton (Βάτων) ajo duhet të ketë arritur shumë herët në Greqinë helenistike, pasi është përfshirë tashmë në antroponiminë tipike lokale në atë epokë.

Emri i femrës Batea shfaqet dy herë në mitologjinë greke dhe ilire: si emri i Bateas së Troadit, bija e Teucerit dhe gruaja e Dardanit dhe si emri i një nimfe që u martua me Oebalusin e Spartës. Pausania (shekulli II i e.s.) përmend një vend të shenjtë në Baton pranë Argosit të lashtë. Përshkrimi i tij i Batonit është ai i karrocierit të Amfiarajës. Stephan Bizantini e quan Batonin si kupëmbajtësin e heroit mitik Amfiarau. Batoni u varros në Harpya, qytet në Iliri në territorin e Enkelëve. Indoevropianisti Radoslav Katiçiq supozon që emri të jetë përhapur në Iliri dhe Greqinë e lashtë si një nomen sacrum (emër i shenjtë) i përdorur në kultet dhe praktikat fetare të gadishullit të lashtë Ballkanik. [1]

  • Katičić, Radoslav (1995). Illyricum mythologicum (në kroatisht). Zagreb: Antibarbarus. ISBN 9789536160327.
  1. ^ Katičić 1995.