Bezisteni i qytetit, shatërvani, rrapi dhe një pjesë e kalldrëmit
Bezisteni i qytetit, shatërvani, rrapi dhe një pjesë e kalldremit | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Elbasan, Elbasan, Shqipëri |
Koordinatat | 41°06′45″N 20°04′55″E / 41.112472°N 20.081833°E |
Ndërtuar | Bezisteni, shatervani e hauzi dhe kalldrëmi i perkasin. Shek XV-XX. Rrapi eshte rreth 200 vjecar |
Organi drejtues | DRKK Durrës |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 15.01.1963 |
Nr. i referencës | EL024 |
Bezistani i qytetit, Shatërvani, rrapi dhe një pjesë e Kalldremit është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Elbasanit, në qarkun e Elbasanit, Shqipëri.[1] Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "6 më 15.01.1963".
Sheshi kryesor i tregut të Elbasanit ka qenë dhe është Bezisteni, që ndodhet në shpinë ose në jug të rrugës Kujunxhijve edhe në lindje të shesheve të Renëve e të Drithnave. në mes të këtij sheshi ngrihej një rrap Shekullor, që hijeshonte thuajse gjysmën e këtij sheshi. në lindje të rrapit ndodhej një shatërvan me hauz, që deri nga viti 1923, kur transporti kryhej me karvane kuajsh në haurine 0.70 m. të thellë këtij shatërvani pinin ujë përnjëherazi të 12 kuajt e një karvani. në perëndim të rrapit ka qenë një pus i mbyllur që në gjysmën e dytë të Shekullit XIX e nuk funksiononte më, në vitin 1940 Bashkia e qytetit në një vendim që mori, shembi të gjithë dyqanet e rreshtuar buzë hendekut të kalasë prej Qoshes deri tek Tabakët, duke e nxjerrë në dukje murin e kalasë dhe mbi truallin e atyre dyqaneve. në vitin 1946 aty nisi të ndërtohej bulevardi Qemal Stafa. Rrapi i Bezistanit gjendet në qëndër të qytetit të Elbasanit, 120 m mbi nivelin e detit. Rrapi gati 200 vjeçar ka kurorë të rrumbullakët, me 4 degë e perimetër 30 m; lartësi rreth 20 m, diametër të trungut 110 cm e perimetër 700 cm. Nën kurorën e tij janë zhvilluar: pazari, takime, kuvende etj. Trungu është zgavërruar për shkak të zjarrit.[2]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRrethi i Elbasanit (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 shtator 2018. Marrë më 17 qershor 2017.
- ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.
Ky artikull për historinë e Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |