Borina
Borina
Борино | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 441 |
{{{postal_code_type}}} | 7550 |
Borina është fshat në Komunën e Krushevës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Gjeografi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati Borinë shtrihet pranë Malit të Bushit, rreth 31 km në veri të qytetit të Krushevës dhe 30,5 km në Veriperëndim të qytetit të Prilepit. Borina është fshat fushor i njohur me dy liqenet e vogla, nga të cilët njëri ka sipërfaqe ujore prej rreth 5 hektarë, kurse tjetri rreth 1.5 hektarë.
Popullsia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbështetur në të dhënat e shkruara nga historiani bullgari Vasil K’nçov në veprën e tij “Maqedonia, Etnografia dhe Statistika” të vitit 1900, në fshatin Borinë atëbotë jetonin rreth 200 banorë, të gjithë shqiptarë. [1] Sipas regjistrimit të popullsisë të mbajtur në Maqedoninë e Veriut në vitin 2002, në Borinë jetonin 441 banorë.[2] Sipas regjistrimit të vitit 2002, përkatësia etnike e banorëve të fshatit Borinë ishte si vijon:
Përkatësia etnike | Gjithsej |
Shqiptarë | 340 |
Turq | 13 |
Boshnjak | 86 |
Të tjerë | 2 |
Në tabelën e mëposhtme janë të shënuara të dhënat zyrtare sipas regjistrimeve të popullsisë në vitet 1948 – 2002[3]. Mund të shihet se gjatë kohës së shpërnguljes masive për në Turqi, për arsye të dokumentacionit për migrim, popullsia shqiptare është regjistruar si turke.
Viti | Maqedonas | Shqiptarë | Тurq | Rom | Vllehë | Serb | Boshnjak | Të tjerë | Gjithsej |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1948 | — | — | — | — | — | — | — | — | 445 |
1953 | 2 | 4 | 502 | — | — | — | ... | — | 508 |
1961 | — | — | 418 | ... | ... | — | ... | — | 418 |
1971 | 4 | 4 | 339 | — | ... | — | ... | 97 | 444 |
1981 | 2 | 41 | 220 | — | — | — | ... | 211 | 474 |
1991 | — | 239 | 138 | — | — | — | — | 118 | 495 |
1994 | — | 290 | 37 | — | — | — | — | 111 | 438 |
2002 | — | 340 | 13 | — | — | — | 86 | 2 | 441 |
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Selia: Krushevë dhe vendbanimet: Alldançe | Arilevë | Bellushinë | Birinë | Borinë | Buçin | Divjacë e Epërme | Divjacë e Poshtme | Jakrenovë | Milloshevë | Norovë | Ostrillcë | Presillë | Pusta Rekë | Sazhdevë | Sellcë | Sveto Mitran | Vërboec
- ^ Кънчов, Васил. „Македония. Етнография и статистика“. Sofje, 1900, Faqe.246.
- ^ Agjencia Shtetërore e Statistikave e Maqedonisë së Veriut: Popullsia sipas përkatësisë etnike sipas regjistrimeve të popullsisë 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 1994 dhe 2002
- ^ "Baza e të dhënave MakStat". Arkivuar nga origjinali më 10 dhjetor 2021. Marrë më 28 gusht 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Selia: Krushevë dhe vendbanimet: Alldançe | Arilevë | Bellushinë | Birinë | Borinë | Buçin | Divjacë e Epërme | Divjacë e Poshtme | Jakrenovë | Milloshevë | Norovë | Ostrillcë | Presillë | Pusta Rekë | Sazhdevë | Sellcë | Sveto Mitran | Vërboec
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |