Jump to content

Breshka e tokës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Breshka e tokës
Testudo hermanni hermanni në Maxhorkë
Statusi i ruajtjes
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Familja:
Gjinia:
Testudo
Lloji:
hermanni
Vargu i përhapjes.
Në jeshile hermanni, në blu boettgeri dhe në të kuqe hercegovinensis.
Sinonimet[2]
  • Testudo hermanni
    Gmelin, 1789
  • Testudo graeca bettai
    Lataste, 1881
  • Testudo hermanni hermanni
    — Wermuth, 1952
  • Testudo hermanni robertmertensi
    Wermuth, 1952
  • Protestudo hermanni
    — Chkhikvadze, 1983
  • Agrionemys hermanni
    — Gmira, 1993
  • Testudo hermanii [sic]
    Gerlach, 2001
    (ex errore)
  • Testudo hermannii [sic]
    Claude & Tong, 2004
    (ex errore)
  • Eurotestudo hermanni
    — Lapparent de Broin et al., 2006
T. h. boettgeri
  • Testudo graeca var. boettgeri
    Mojsisovics, 1889
  • Testudo graeca var. hercegovinensis
    F. Werner, 1899
  • Testudo enriquesi
    Parenzan, 1932
  • Testudo hermanni boettgeri
    — Bour, 1987
  • Testudo boettgeri
    — Artner, Budischek & Froschauer, 2000
  • Testudo hercegovinensis
    — Perälä, 2002
  • Testudo boettgeri boettgeri
    — Artner, 2003
  • Testudo boettgeri hercegovinensis
    — Artner, 2003
  • Testudo hermanni hercegovinensis
    — Vinke & Vinke, 2004
  • Eurotestudo boettgeri
    — Lapperent de Broin et al., 2006
  • Eurotestudo hercegovinensis
    — Lapparent de Broin et al., 2006

Breshka e tokës (Testudo hermanni) ose breshka e zakonshme është një ndër llojet e rrezikuara të faunës shqiptare. Ka një përhapje në Europën mesdhetare, Transkaukazia, Irani Qëndror, Arabia Saudite dhe Izraeli.

Breshka e tokës ka një karapaks të gjatë deri në 20 cm, shumë konveks, verdhosh, brun ose me nuancë të gjelbërt dhe figurë prej pigmentesh të errët. Pllaka suprakaudale është e ndarë në mesin e saj. Statusi i breshkës së tokës Testudo hermanni dhe zonat e studimit janë ende në diskutim.

Nga këndvështrimi i shtrirjes së zonës, breshka ka një habitat të kufizuar. Ky lloj jeton në zona fushore, kodrinore dhe paramalore deri në 1000 m mbi nivelin e detit dhe brigjeve të lumenjve me vegjetacion. Gjithashtu, breshka është gjetur në zona agrikulturore, kullota ose zona me bimësi të pakët, por, me pyje të dendur afër.

Testudo hermanni ka një cikël jetësor të ndarë në dy pjesë: periudhën e gjumit letargjik (Nëntor-Mars/Prill) dhe periudhën aktive (Mars/Prill-Nëntor). Mosha mesatare për pjekurinë seksuale është mbi tetë vjec për meshkujt dhe mbi nëntë vjec për femrat. Breshkat femra lëshojnë 3-5 vezë në vit.

Shkaqet e rrezikut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kërcënimet kryesore për breshkat janë standartizuar referuar Listës së Kuqe. Ndër kërcënimet janë humbja e habitatit, erozioni, vdekshmëria aksidentale dhe dëmtimet fizike si pasojë e ndikimit antropogjen.

  1. ^ van Dijk, P.P.; Corti, C.; Mellado, V.P. & Cheylan, M. (2004). "Testudo hermanni". The IUCN Red List of Threatened Species. IUCN. 2004: e.T21648A9306057. doi:10.2305/IUCN.UK.2004.RLTS.T21648A9306057.en. Marrë më 24 dhjetor 2017. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Fritz, Uwe; Havaš, Peter (2007). "Checklist of Chelonians of the World" (PDF). Vertebrate Zoology. 57 (2): 299–301. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 maj 2011. Marrë më 29 maj 2012. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
Referime të përgjithshme
  • Kastriot Misja. Libri i Kuq i Faunës Shqiptare. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)