Bugatti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bugatti
LlojiNdërmarrje private
IndustriaAutomobilizëm
Themeluar në1909
ThemeluesiEttore Bugatti
Defunct1963
FateIu shit Hispano-Suiza (1963)
Iu shit Volkswagen Group (Korrik 1998)
PasardhësiBugatti Automobiles S.A.S.
Zyrat qendrore
Molsheim, Alsace
,
France
Njerëzit kyç
ProdhimiAutomobilë
Faqja e internetitwww.bugatti.com

Automobiles Ettore Bugatti ishte një prodhues Francez makinash të performancës së lartë, themeluar në vitin 1909 në qytetin e atëhershëm Gjerman Molsheim, Alsace nga Italiani Ettore Bugatti. Makinat Bugatti njiheshin për bukurinë e dizenjimit (Ettore Bugatti vinte nga një familje artistësh dhe e konsideronte veten si artist edhe konstruktor) dhe për shumë fitoret e tyre në gara. Bugattit më të famshme përfshijnë makinat Type 35 Grand Prix, Type 41 "Royale", Type 57 "Atlantic" dhe makina sportive Type 55.

Vdekja e Ettore Bugatti në 1947 tregoi fundin e markës, dhe vdekja e djalit të tij Jean Bugatti në 1939 siguroi që nuk do të kishte një pasardhës të drejtojë fabrikën. Kompania vuajti shumë nga ana financiare, dhe lëshoi një model të fundit në vitet 1950, para se blihej për biznesin saj të pjesëve të aeroplanëve në vitet 1960. Në vitet 1990, një sipërmarrës Italian e ringjalli markën si ndërtuese të makinave sportive ekskluzive të limituara. Sot, emri zotërohet nga grupi gjerman i prodhimit të automobilëve Volkswagen Group.

Nën drejtimin e Ettore Bugatti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Themeluesi Ettore Bugatti lindi në Milano, Itali, dhe kompania e automobilëve që mban emrin e tij u themelua në vitin 1909 në Molsheim në rajonin Alsace, rajon i cili atëherë ishte pjesë e Perandorisë Gjermane nga 1871 deri në 1919. Kompania njihej për nivelin e lartë të detajeve inxhinierike në automobilët e saj, dhe për mënyrën artistike në të cilën projekti zbatohej, për shkak të natyrës artistike të familjes së Ettores (babai i tij, Carlo Bugatti (1856–1940), ishte një dizenjues i rëndësishëm i mobiljeve dhe stolive).

Lufta e parë dhe pasojat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë luftës Ettore Bugatti u dëbua, në fillim në Milano dhe më pas në Paris, por sapo armiqësitë u mbyllën ai u rikthye tek fabrika e tij në Molsheim.[1] Më pak se katër muaj nga formalizimi i Konferncës së Versajës për transferimin e Alsaces nga Gjermania në Francë, Bugatti pati mundësinë, në momentin e fundit, të kishte një vend tek Paris Motor Show në tetor 1919.[1] Ai shfaqi tre vetura të lehta, të gjitha të bazuara tek ekivalentët e para luftës, dhe secila e pajisur me të njëjtin motor 1,368 cc me 4 cilindra OHC (boshti me gunga mbi cilindra) me 4 valvula për cilindër.[1] Më e vogla nga të treja ishte "Tipi 13" me trup për gara (e ndërtuar nga vetë Bugatti) dhe duke përdorur një shasi 200 cm të gjatë nga rrota në rrotë.[1] Të tjerat ishin "Tipi 22" dhe "Tipi 23" me gjatësi shasie respektivisht 225 dhe 240 cm nga rrota në rrotë.[1]

Sukseset në gara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kompania gëzoi sukses të madh në garat e para GP: në vitin 1929 një makinë në pronësi private Bugatti fitoi garën e parë Monaco Grand Prix. Suksesi i garave arriti kulmin me pilotin Jean-Pierre Wimille i cili fitoi garën 24 orë Le Mans 2 herë (në 1937 me Robert Benoist dhe 1939 me Pierre Veyron).

Makinat Bugatti ishin jashtëzakonisht të suksesshme në gara. E vogla Bugatti Type 10 kapi të katër vendet e para që në garën e saj të parë. Modeli i vitit 1924 Bugatti Type 35 është ndoshta makina më e suksesshme e garave e të gjitha kohërave, me mbi 2,000 fitore. Tipi 35 u zhvillua nga Bugatti dhe kryeinxhinieri dhe piloti i garave Jean Chassagne i cili e pilotonte vetë në garën e parë të saj në Grand Prix në 1924 në Lion.[2] Bugatti korrte fitore tek Targa Florio për 5 vite rresht nga 1925 deri në 1929. Louis Chiron kishte më shumë podiume mes makinave Bugatti, dhe prej tij në ringjalljen e markës Bugatti Automobiles S.A.S. modeli koncept i vitit 1999 Bugatti 18/3 Chiron iu vu emri i tij. Por ishte suksesi i fundit i garave në Le Mans që ishte më i kujtuari për Jean Pierre Wimille dhe Pierre Veyron të cilët fituan në garën e vitit 1939 me vetëm 1 makinë dhe me resurse të varfra.

Garat me avionë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitet 1930, Ettore Bugatti u përfshi në krijimin e një avioni sportiv garash, me shpresën se do të mundte gjermanët në Çmimin e Deutsch de la Meurthe. Ai do të ishte modeli Bugatti 100P,[3][4] i cili nuk fluturoi kurrë. U projektua nga inxhinieri belg Louis de Monge i cili i kishte përdorur më parë motorët Bugatti Brescia në avionin "Tip 7.5".

Lokomotiva[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ettore Bugatti po ashtu projektoi një lokomotivë me pasagjerë moderne të suksesshme, Autorail (Autorail Bugatti).[5]

Një tragjedi familjare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vdekja e djalit të Ettore Bugatti, Jean Bugatti, në 11 gusht 1939 shënoi një pikë kthese në të ardhmen e kompanisë. Jean vdiq duke provuar një model të dizenjuar plotësisht nga vetë ai një Tip 57S afër fabrikës së Molsheim, në përpjekje për tu shmangur nga një çiklist i dehur në rrugën e mbyllur.

Pas luftës së dytë botërore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lufta e dytë botërore e la fabrikën e Molsheim në rrënoja dhe kompania e humbi kontrollin e pronës. Gjatë luftës, Bugatti planifikoi një fabrikë të re në Levallois, një periferi në veriperëndim të Parisit. Pas lufte, Bugatti projektoi dhe planifikoi të ndërtojë një seri makinash të reja, duke përfshirë Tipin 73 (makinë rruge) dhe Tipin 73C (makinë me 1 ulëse garash), por gjithësej Bugatti ndërtoi vetëm pesë makina Tip 73.

Zhvillimi i një makine me motor me superçarxher 375 cc ndaloi kur Ettore Bugatti vdiq në 21 gusht 1947. Pas vdekjes së Ettore Bugatti, biznesi mori të tatëpjetën dhe bëri shfaqjen e fundit si biznes më vete në panairin e Paris Motor Show në tetor 1952.[6]

Pas një rënie të gjatë, kompania origjinale e Ettore Bugatti pushoi së ekzistuari në vitin 1952.

Projektimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bugattit vihen re për dizenjon e tyre. Blloqet e motorëve gdhendeshin me dorë që të sigurohej një sipërfaqe aq të rrafshët në mënyrë që guarnicionet nuk kishin nevojë për izolues, shumë nga sipërfaqet e hapësirës së motorit kishin të gdhendura motive të tipit Guilloché (motive përsëritëse), dhe telat e sigurisë ishin të lidhura në çdo fashetë në motive tepër ekzakte. Në vend që të sustat të kapeshin me bulona në aks siç bënte çdo prodhues tjetër, akset e Bugattit ishtin farkëtuar në mënyrë të tillë që susta të kalonte me kujdes në një hapësirë në aks të llogaritur me kujdes, një zgjidhje shumë elegante që kërkonte më pak pjesë. E famshme ishte mënyra se si ai i përshkruante makinat e konkurentit të tij kryesor Bentley si "kamionët më të shpejtë në botë" për përqëndrimin në fortësi. Sipas Bugattit, "pesha ishte armiku".

Modelet më të rëndësishme të ndërtuara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prototipet Vetura garash Vetura rruge

Fotoalbumi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përpjekjet për rigjallërim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kompania u përpoq të rikthehej nën drejtimin e Roland Bugatti në mes të viteve 1950 me makinën e garave me motor në mes të shasisë Tip 251. Projektuar me ndihmën e Gioacchino Colombo, makina dështoi në arritjen e pritshmërive dhe përpjekjet e kompanisë për prodhimin e automobilëve u ndërprenë.

Në vitet 1960, Virgil Exner projektoi një Bugatti si pjesë e projektit të tij "makinat e rigjallëruara". Një version për panair u ndërtua nga Ghia duke përdorur shasinë e fundit të mbetur nga modeli Bugatti Type 101, dhe u shfaq në panairin e vitit 1965 Turin Motor Show. Financat nuk po ecnin mirë, dhe Exner e zhvendosi vëmendjen e tij në rigjallërimin e makinave Stutz.

Bugatti vazhdonte të prodhonte pjesë avionësh dhe u shit tek Hispano-Suiza, gjithashtu një ish prodhues makinash e shëndërruar në furnizues avionësh, në vitin 1963. Snecma mori kontrollin e Hispano-Suiza në 1968. Pas blerjes edhe të Messier, Snecma e shkriu Messier dhe Bugattin bashkë duke krijuar Messier-Bugatti në 1977.

Rigjallërimet moderne[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bugatti Automobili S.p.A. (1987–1995)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pamja e ndërtesës së linjës së prodhimit të fabrikës së Bugatti Automobili në Campogalliano
Bugatti EB110 (1996)

Sipërmarrësi Italian Romano Artioli bleu markën Bugatti në vitin 1987, dhe themeloi kompaninë si Bugatti Automobili S.p.A.. Artioli punësoi arkitektin Giampaolo Benedini që të projektonte fabrikën e cila u ndërtua në Campogalliano, Modena Itali. Ndërtimi i fabrikës nisi në 1988, bashkë me zhvillimin e modelit të parë, dhe u inaugurua dy vjet më vonë në 1990.

Në vitin 1989 planet për një rigjallërim të Bugatti u prezantuan nga Paolo Stanzani dhe Marcello Gandini, projektues të Lamborghini Miura dhe Lamborghini Countach. Makina e parë që hyri në prodhim ishte Bugatti EB110 GT. Ajo kishte një shasi me polimere të përforcuara me fibra karboni, një motor 60° V12, 3.5-litërsh, 5-valvula për cilindër, katër turbokompresorë, kuti shpejtësie me 6 marshe, dhe të katër rrotat aktive.

Projektuesi i famshëm i makinave të garave Mauro Forghieri shërbeu si drejtor teknik t Bugatti nga viti 1992 deri në 1994.

Në 27 gusht 1993, nëpërmjet kompanisë sëtij aksionere, ACBN Holdings S.A. e Luksemburgut, Romano Artioli bleu Lotus Cars nga General Motors. Planet ishin që aksionet e Bugatti të listoheshin në bursat ndërkombëtare.

Bugatti prezantoi një prototip më të madh të quajtur EB112 në 1993.

Ndoshta pronari më i famshëm i një Bugatti EB110 ishte 7 herë kampioni i Formula 1 Michael Schumacher i cili bleu një EB110 në 1994. Schumacher e shiti EB110-ën e tij, e cila ishte riparuar pas një përplasje të ashpër në 1994, tek Modena Motorsport, një servis Ferrari dhe garazh pregatitor garash në Gjermani.

Në kohën kur EB110 u hodh në treg, ekonomitë e Amerikës Veriore dhe Europës ishin në rënie. Kushtet e këqia ekonomike e detyruan kompaninë të dështonte dhe prodhimi ndaloi në shtator 1995. Një model specifik për tregun amerikan i quajtur "Bugatti America" ishte në fazën pregatitore kur kompania pezulloi veprimtatinë.

Likujduesit e Bugattit e shitën kompaninë Lotus Cars tek kompania malajziane Proton. Firma gjermane Dauer Racing bleu liçensën e EB110 dhe pjesët e mbetura stok në vitin 1997 në mënyrë që të prodhonte edhe dhjetë makina të tjera EB110 SS. Këto pesë versione SS të EB110 u rafinuan shkëlqyeshëm nga Dauer. Fabrika në Campogalliano iu shit një kompanie që prodhonte mobilje, e cila falimentoi para se të fillonte punën në fabrikë, duke e lënë ndërtesën bosh.[8] Pasi Dauer ndaloi së prodhuari makina në 2011, kompania gjermane Toscana-Motors GmbH bleu pjesët e mbetura stok të mbetura nga Dauer.

Bugatti Automobiles S.A.S. (1998–sot)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bugatti Veyron 16.4

Volkswagen AG bleu markën Bugatti në vitin 1998.

Bugatti Automobiles S.A.S. punësoi Giorgetto Giugiaro i ItalDesign që të prodhontë makinën e parë koncept të Bugatti Automobiles, modelin EB118, një veturë që debutoi në panairin e vitit 1998 Paris Auto Show. Koncepti EB118 kishte një motor W-18 me 408 kW (555 kf) fuqi. Pas shfaqjes në Paris, koncepti EB118 u shfaq sërish në vitin 1999 tek Geneva Auto Show dhe Tokyo Motor Show.

Bugatti prezantoi edhe konceptet e saj të rinj, EB 218 në 1999 tek Geneva Motor Show dhe 18/3 Chiron në 1999 tek Frankfurt Motor Show (IAA).

Bugatti Automobiles S.A.S. filloi prodhimin e makinës së parë të prodhimit, modeli Bugatti Veyron 16.4 (supermakina me 1001 BHP me motor 8-litërsh W-16 me katër turbokompresorë) në shtator 2005 tek "studioja" e montimit të Bugatti në Molsheim.[9][10] Në 23 shkurt 2015, Bugatti shiti makinën e fundit Veyron Grand Sport Vitesse, e cila u emërtua La Finale.[11]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d e "Automobilia". Toutes les voitures françaises 1920 (salon [Oct] 1919). Paris: Histoire & collections. Nr. 31: 63. 2004. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ L’Automobiliste, 1971 P. 7
  3. ^ "Bugatti Model 100 at the EAA Museum". Marrë më 2009-01-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Bugatti Aircraft Association – 100P Airplane". Bugattiaircraft.com. Marrë më 2010-12-31. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Streamlined Auto-Rail Car Used in France". Popular Mechanics. Books.google.com. dhjetor 1934. Marrë më 2011-11-09. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Automobilia". Toutes les voitures françaises 1953 (salon Paris oct 1952). Paris: Histoire & collections. Nr. 14: 6 & 10. 2000. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Georgano, G.N. Cars: Early and Vintage, 1886–1930. (London: Grange-Universal, 1985)
  8. ^ Copyright. Est February 2003. "Bugatti on TradeTwentyfourSeven website". Trade-247.com. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2012. Marrë më 2010-12-31. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  9. ^ "Bugatti: 1,001 horsepower, $1.24 million". CNN. 2005-09-16. Marrë më 2012-07-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Manufacturing the Veyron". Bugatti Automobiles S.A.S. 2011-11-30. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2013. Marrë më 2012-07-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Sorokanich, Robert (23 shkurt 2015). "The very last Bugatti Veyron has been sold". Road and Track. Marrë më 23 shkurt 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]