Caroline Herschel
Caroline Herschel | |
---|---|
![]() | |
Lindi më | 16 Mars 1750 |
Vendlindja | Hanover, Electorate of Hanover, HRE |
Kombësia | Gjermane |
Titulli | Lithograph of Herschel, 1847 |
Caroline Lucretia Herschel (16 mars 1750 - 9 janar 1848) ishte një astronome gjermane, kontributet e saj më të rëndësishme në astronomi ishin zbulimet e disa kometave, përfshirë kometën periodike 35P/Herschel-Rigollet, e cila mban emrin e saj. Ajo ishte motra e vogël e astronomit William Herschel, me të cilin ajo punoi gjatë gjithë karrierës së saj.
Ajo ishte gruaja e parë që mori një Medalje të Artë të Shoqërisë Mbretërore Astronomike (në vitin 1828) dhe u emërua një Anëtare Nderi e Shoqërisë Mbretërore Astronomike (në vitin 1835, me Mary Somerville). Ajo u emërua gjithashtu një anëtare nderi e Akademisë Mbretërore Irlandeze (në vitin 1838). Mbreti i Prusisë e paraqiti atë me Medaljen e Artë për Shkencën me rastin e ditëlindjes së 96-të (në vitin 1846).[1]