Coldplay

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Coldplay
Coldplay.jpg
Bendi në koncert në shtator 2005.
Informacione
Prejardhja Flag of England.svg Londër, Angli
Zhanri Alternative rock
Piano rock
Label Parlophone
Capitol
Vite aktiv 1998
Anëtarët
Chris Martin (vokal / kitarë / piano)
Jonny Buckland (kitare)
Guy Berryman (bas)
Will Champion (bateri)
Webfaqja
coldplay.com


Coldplay është një grup muzikor nga Britania e Madhe. Martin, Berryman, Buckland dhe Champion u njohtuan si studentë në University College London dhe themeluan në shtator të vitit 1996 grupin "Coldplay".Ata u formuan në fund të viteve të 90. Edhe sot janë një grup mjaft i përfolur. Këngët e tyre të veçanta dhe tejet domethënëse dëgjohen dhe pëlqehen shumë nga publiku. Falë talentit dhe zërit të tyre, ata kanë shitur mbi 50 milionë albume në botë.

Emri i grupit[redakto | redakto tekstin burimor]

Në fillim themeluan Martin, Buckland, Berryman dhe Champion këtë grup me emrin "Starfish". Kolegu i dhomës së Chris Martin ishte anëtar i një grupi me emrin "Coldplay" (të inspiruar nga grupi lirik i Philip Horky "Child Reflections, Cold Play"). Pasi që anëtarët e këtij grupi një kohë të gjatë dëshironin një emër tjetër për grupin e tyre, sepse Coldplay sipas mendimit të tyre tingëllonte shumë deprimues, nuk patën asnjë problem t`ia dhurojnë këtë emër grupit të Martin.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Grupi i rokut “Coldplay”, që në fillim kur nisën të merreshin me muzikë bënë bujë së pari në mediet britanike, e më pas me kalimin e kohës muzika e tyre u avancua mjaft dhe sot njihen jo vetëm në Evropë, por edhe në shumë vende të tjera të botës. Iniciativën për formimin e një grupi të tillë e morën Kris Martin (Chris Martin) dhe Xhoni Bukland (Jonny Buckland), që për herë të parë u takuan në University College London (UCL) në shtator të vitit 1996. Ata menduan për krijimin e një bendi muzikor, të cilin e quajtën Pectoralz. Guy Berryman, një shok klase i Martinit dhe i Bucklandit, më vonë iu bashkua grupit. Në vitin 1997, grupi, i cili ishte riemëruar si ylli i detit, performoi koncerte nw lokale dhe në klubet e vogla. Martini, gjithashtu kishte rekrutuar për një kohë të gjatë shokun e tij Phil Harvey, i cili ishte duke studiuar klasiket në Oksford, për të qenë menaxher i grupit. “Coldplay” pranoi që Harvey të ishte anëtari i pestë i grupit. Formacioni i grupit përfundoi kur Will Champion iu bashkua grupit. Champion ishte rritur duke luajtur piano, kitarë, bas, mirëpo ai shpejt ishte mësuar të luante edhe me bateri, pavarësisht që nuk kishte përvojë të mëparshme. Grupi e vendosi përfundimisht emrin "Coldplay", emër i cili u sugjerua nga Tim Crompton, i cili kishte qenë duke përdorur emrin për grupin e tij. Në 1998, banda kishte lëshuar 500 kopje me këngë. Shumica e disqeve iu ishin dhënë kompanive dhe miqve, vetëm 50 kopje mbetën në shitje për publikun. Grupi “Coldplay” nënshkroi një kontratë për të bërë pesë albume, mirëpo gjatë asaj kohe, ndodhën disa probleme. Për shkak të egoizmit anëtari i grupit Chris Martin e largoi nga grupi William Chapion-in. Mirëpo, më vonë e pa se kishte gabuar pasi që mendoi se do të kishte përfitime më të mëdha, por grupi kishte nevojë për Williamin, prandaj ai i kërkoi falje dhe që të kthehej sërish në grup. Për shkak të këtyre parregullsive, grupi kishte vendosur që të bëhenin disa rregulla. Ata u frymëzuan nga grupet siç janë “REM” dhe “U2”. Duke vendosur se puna brenda grupit do të funksionojë si një demokraci, ku fitimet do të ndaheshin në mënyrë të barabartë dhe, gjithashtu grupi mori vendim që ata anëtarë që përdornin droga të forta do të largoheshin nga grupi. Këto si disa rregulla, ndonëse mjaft strikte bënë që grupi të korrte një sukses mjaft të madh dhe në ditët e sotme ky grup jo vetëm që merret me muzikë, por edhe me çështje të ndryshme humanitare. Disa nga veprimtaritë e tyre të fundit kanë qenë ndihma që iu është ofruar njerëzve që vuajnë nga kanceri, si dhe njerëzve që u dëmtuan shumë rëndë pas tërmetit që ndodhi në Haiti.


Diskografia[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Parachutes (2000)
  • A Rush of Blood to the Head (2002)
  • Live 2003 (2003)
  • X&Y (2005)

Çmimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  • New Musical Express Award 2001 për "Best Single": "Yellow"
  • New Musical Express Award 2001 për artistin më të mirë
  • New Musical Express Award 2001 për "Session of the Year" (Radio 1)
  • Q Award për albumin më të mirë "A Rush Of Blood To The Head"
  • Grammy 2002 për albumin më të mirë të muzikës alternative: "Parachutes"
  • Grammy 2003 për rok-këngën më të mirë të një grupi: "In My Place"
  • Grammy 2003 për albumin më të mirë alternativ: "A Rush Of Blood To The Head"
  • Grammy 2004 për "Record of the Year": "Clocks"
  • MTV Europe Music Awards 2005: Kategoria: "Best UK/Irish-Act"
  • MTV Europe Music Awards 2005: Kategoria: "Best Song" për këngën "Speed Of Sound"
  • Brit Awards 2005: Kategoria: "Best Song" për këngën "Speed Of Sound"
  • Brit Awards 2005: Kategoria: Albumi më i mirë për "X&Y"

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]