Daorsa
Appearance
(Përcjellë nga Daortha)
Daorsa ose Daortha (greqishtja e lashtë: Δαορθώ - Daortho) në mitologjinë ilire dhe në mitologjinë greke, ishte një heroinë me emër nga e cila mori emrin fisi ilir i daorsëve - daorsianëve. Nga pikëpamja gjenealogjike, Daortha ishte e bija e Ilirit, mbesa e ciklopit sicilian Polifemi dhe Galateas. Motrat e saj ishin Dasara dhe Partha ndërsa vëllezërit e saj ishin Autariati, Dardani, Enkeleu, Taulanti, Perrebi dhe Maedi. Daortha gjithashtu përmendet edhe si motra e shumë heronjve dhe heroinave të njohura e të panjohura të fiseve antike ilire (Apian Illyrian, 2). [1] [2] [3] [4]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Iliri
- Iliria
- Daorsët
- Galatea
- Daorsoni
- Ilirologjia
- Mitologjia ilire
- Mbretëria e Ilirisë
- Lista e fiseve antike ilire
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Papazoglu, Fanula (1978). The Central Balkan Tribes in pre-Roman Times: Triballi, Autariatae, Dardanians, Scordisci and Moesians (në anglisht). Amsterdam: Hakkert. fq. 213. ISBN 9789025607937.
- ^ Šašel Kos, Marjeta (2004). "Mythological stories concerning Illyria and its name". përmbledhur nga P. Cabanes; J.-L. Lamboley (red.). L'Illyrie méridionale et l'Epire dans l'Antiquité (në frëngjisht). Vëll. 4. fq. 502.
- ^ Mesihović, Salmedin; Šačić, Amra (2015). Historija Ilira [History of Illyrians] (në boshnjakisht). Sarajevo: Univerzitet u Sarajevu [University of Sarajevo]. fq. 23-24. ISBN 978-9958-600-65-4.
- ^ Emmy Patsi-Garin: "Fjalori i shkurtuar i mitologjisë greke", botuar nga Harry Patsi, Athinë 1969